14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

pushtimin e Indokinës, Holanda forcoi kontrollin mbi Indonezinë. Perandoritë e mëdha

aziatike, si puna e Kinës, Persisë dhe Afganistanit mbetën, të paktën sa për emër, të

pavarura por edhe mbi to kombet e industrializuara shtrinë kontrollin e tyre.

Tipik qe fati që i ra Perandorisë Kineze. Në këtë vend të paanë fuqitë

kolonialiste e shtrënguan perandorin që të hapte kufijtë ndaj tregtisë, lidhën me të

marrëveshje të pabarabarta (të leverdishme për ta, por të dëmshme për Kinën), dhe

zaptuan qytete dhe territore të perandorisë. Në shkëmbim, ata e furnizonin perandorin me

ushtarë dhe armë për të shtypur revoltat e vazhdueshme, shpesh të provokuara nga uria të

cilat drejtoheshin qoftë kundër perandorit qoftë kundër të huajve.

Revolta e bokserëve • Pushtimi i shkaktuar nga vendet perëndimore ngjalli

zemëratë të madhe te mjaft kinezë duke i shtyrë të rebeloheshin. Më 1900-ën shoqëria e

fshehtë e Bokserëve (atdhetarë nacionalistë, ekspertë në artet ushtarake) shpërtheu

luftën kundër të huajve, duke sulmuar përfaqësi dhe misione diplomatike dhe duke

masakruar kinezët që qenë kthyer në fenë e krishterë. Kundërveprimi nuk pritej: një

ushtri ndërkombëtare që përbëhej nga ushtarë prej dymbëdhjetë vendesh perëndimore,

mes të cilëve Shtetet e Bashkuara, Japonia dhe Italia, marshoi në Pekin, duke e bastisur

dhe duke i dhënë fund kështu revoltës (1901).

Pas shtypjes së bokserëve asgjë nuk iu kundërvu më fuqive koloniale, që

vazhduan të silleshin si zotër mbi Kinën. Një numër i kufizuar kinezësh, ata që bënin

tregti me të huajt, u pasurua, por pjesa më e madhe e popullsisë vazhdoi të jetonte në

mjerim të thellë.

Merr fund perandoria dhe lind republika kineze • Më 1905-ën një bir

fshatarësh që qe bërë mjek, Sun Zhongshani (Sun Yat-seni), themeloi një lëvizje

revolucionare, që u përhap kryesisht mes intelektualëve dhe borgjezisë së qyteteve. Më

pas ajo u shndërrua në Guomindangun, apo në Partinë Kombëtare të Popullit,

objektivat e së cilës ishin: ngritja e masave popullore në revoltë, përmbysja e dinastisë

Mançu që ishte në pushtet, dhe më pas shpëtimi i Kinës nga prapambetja.

Më 1911-ën, mbas një serie të korrash të këqija, në vende të ndryshme të

perandorisë shpërthyen protesta dhe trazira nga ana e fshatarëve. Ndaj perandorit ngritën

krye edhe shumë punonjës që punonin nëpër fabrikat e qyteteve dhe një pjesë e ushtrisë

gjithashtu. Guomindangu u vu në krye të revoltës e cila u përhap me të shpejtë në gjithë

Kinën. Më 1912-ën perandori i fundit të perandorisë mijëvjeçare (që nuk ishte tjetër

veçse një fëmijë gjashtëvjeçar, Pujuja) u shfronësua dhe kështu lindi Republika Kineze.

Sun Zhongshani u bë presidenti i parë i saj.

Modernizimi i Japonisë • Japonia mundi të shmangte kontrollin kolonial mbi

territorin e saj duke u modernizuar, duke kaluar kështu me shpejtësi nga një regjim

feudal i vjetruar prej shekujsh në industrializim.

Nën drejtimin e perandorit Matsuhito, që kishte hipur në fron më 1868-ën në

moshën pesëmbëdhjetëvjeçare, u përmbys struktura feudale e vendit dhe fshatarët, të

liruar nga skllavëria e bujkrobërisë, formuan fuqinë punëtore të nevojshme për industrinë

që po lindte. Në popull u shtri arsimimi. Kushtetuta e 1889-ës e bëri Japoninë një

monarki kushtetuese, duke pohuar kështu veçorinë tradicionale hyjnore të ofiqit

perandorak.

Industrializimi i Japonisë • U deshën pak vjet që vendi të shndërrohej në një

fuqi industriale.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!