14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ato vite Italia nuk ishte ende një fuqi industriale që të kishte shumë kapitale për të

investuar. Në themel të sipërmarrjeve të para italiane nuk kishte interesa të forta

ekonomike, por përkundrazi një politikë të madhështisë kombëtare, që asokohe ishte

më se e zakonshme për një numër të madh vendesh europiane dhe që një gjë e tillë

kërkohej me kokëfortësi nga kryeministri i epokës në fjalë, Françesko Krispi.

Ndërhyrja ushtarake në Afrikën lindore dështon në mënyrë shumë të

turpshme • Mjaft italiane përfytyronin se pushtimi kolonial do të kishte qenë i shpejtë

dhe pak i rrezikshëm, por ja që nuk ishte kështu. Kur trupat italiane u orvatën të

depërtonin nga bregdeti i Eritresë në brendësi të Etiopisë (apo Abisinisë), ata ndeshën në

qëndresën e ashpër të abisinasve. Etiopia ishte një nga mbretëritë më të lashta e më të

forta të Afrikës dhe perandori i tyre (negus), Meneliku, jo vetëm që ishte një njeri me

aftësi politike të mëdha, por zotëronte edhe armë moderne të nevojshme për mbrojtjen e

vendit të vet: ato ia kishin shitur tregtarë evropiane, përfshi këtu edhe ata italianë.

Prandaj, në betejën e Aduasë që u zhvillua në fushë të hapur, më 1896-ën, trupat

abisinase, që ishin të armatosura mirë dhe të shumta në numër, e shpartalluan ushtrinë

italiane duke e detyruar të tërhiqej.

Disfata e Aduasë përmbylli fazën e parë kolonialiste italiane dhe provokoi rënien

e qeverisë së Krispit, që e kishte pas mbështetur ndërhyrjen në fjalë.

Presionet ekonomike, ambiciet kombëtare dhe trazirat shoqërore e shtyjnë

Italinë që të pushtojë Libinë • Shtrirja koloniale rifilloi disa vite më vonë. Kësaj here

ambiciet italiane u drejtuan kah Libisë, që përbënte gjurmën e fundit të Perandorisë

Osmane në Afrikën veriore dhe një nga të paktat territore afrikane që ishte ende e lirë nga

sundimi europian.

Xhovani Xholiti, që drejtonte qeverinë dhe që nuk është se i shikonte me sy të

mirë aventurat koloniale, u nxit të hapte luftë për shkak të trysnisë që ushtruan prodhuesit

e armëve, të grupeve financiare të mëdha që kishin investuar kapitale në Libi, dhe nga

nacionalistët, që përligjnin të drejtën e Italisë për të pasur koloni si fuqitë e tjera. Më pas

shumë shpresonin që zotërimet e ardhshme koloniale të pritnin mijëra fshatarë italianë që

çdo vit detyroheshin të emigronin.

Brenda një viti italianët përfundojnë me sukses luftën, por kundër tyre nuk

pushon guerilja vendëse • Lufta filloi në tetor 1911 dhe zgjati një vit. Italianët pushtuan

me shpejtësi qytetet kryesore libiane që ndodheshin gjatë bregut, por fshatrat arabe që

ndodheshin në brendësi të vendit, me ndihmën e turqve, iu kundërvunë pushtimit italian

me një qëndresë të fortë. Me qëllim për ta detyruar Turqinë që të dorëzohej, italianët i

zhvendosën operacionet ushtarake në Detin Egje dhe pushtuan Rodin dhe ishujt e

Dodekanezit (të cilat mbetën në dorë të italianëve deri më 1947-ën).

Turqisë iu desh të hiqte dorë dhe me Paqen e Lozanës (1912) Libia u bë koloni

italiane.

Edhe mbas paqes popullsia që banonte në thellësi të vendit vazhdoi të ngrinte

krye ndaj sundimit italian ndërsa guerilja vazhdoi edhe për njëzet vjet të tjerë, derisa u

shtyp nga operacionet ushtarake me egërsi të madhe.

3 Lindja në epokën e perandorive koloniale

Fuqitë koloniale shtrijnë pushtetin e tyre mbi Kinën • Në Azi fuqitë

kolonialiste forcuan apo shtrinë zotërimet e tyre koloniale: Franca, për shembull, plotësoi

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!