14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

jashtëzakonisht të varfra, që në pjesën më të madhe të tyre vazhduan t’i kultivonin me

metoda tradicionale.

Zhvillimi i monokulturës • Çdo koloni u specializua në kultivimin e pak apo të

një produkti të vetëm bujqësor për eksport (monokulturë): pambuku në Sudan, kafeja

në Kenia, kakaoja në Ganë, kikiriku në Senegal, rrënjë karafili në Zanzibar… E njëjta gjë

mund të thuhet edhe për lëndët e para me origjinë minerare: diamantet dhe ari në Afrikën

e Jugut, bakri në Kongon belge.

Ekonomia e vendeve të specializuara në eksportimin e një apo disa prodhimeve

nisi të varej tërësisht nga shtetet që i blinin ato. Në të vërtetë, nëse këto ndalonin së

bleri këto produkte apo lëndët e para, ose në qoftë se shkaktonin rënien e çmimeve në

tregjet ndërkombëtare, prodhuesit e vendeve afrikane goditeshin nga kriza ekonomike që

fare mirë mund t’i zhytnin popullsitë e tyre në uri.

Një luftë mes të bardhëve në Afrikën e jugut

Në vitin 1652, në vendin ku sot ngrihet Qyteti i Kepit, hollandezët krijuan një bazë për furnizimin e anijeve

që niseshin për në Indinë lindore. Kolonët e parë që mbërritën aty ishin fshatarë hollandezë (boerët) të

besimit kalvinist, thellësisht të bindur se qenë zgjedhur nga Zoti për të sunduar mbi njerëzit me ngjyrë.

Pasardhësit e tyre u quaajtën afrikanders.

Gjatë luftrave napoleoniane, kolonitë kaluaan nën sovranitetin e Anglisë. At5ëherë boerët vendosën të

emigrojnë në masë në thellësi të vendit, ku krijuan dy republika të mëdha Transvalin dhe Oranzhin. Këto

toka ishin të thata dhe të varfëra, por në gjysmën e dytë të shekullit XIX u zbuluan miniera diamanti dhe

shtresa floriri.

Të joshur nga shpresa për t’u pasuruar, masa emigrantësh u dyndën drejt Afrikës së jugut; popullsitë zezake

u detyruan të ofrojnë krahun e punës për punën e rëndë në miniera dhe mes anglezëve dhe boerëve

shpërthyen mosmarrëveshje të forta për kontrollin e zonave minerare.

Ndër protagonistët e këtyre ngjjarjeve kujtojmë Sesil Rodezin, pronarin e një shoqërie të fortë tregtare, që

organizoi dhe drejtoi pushtimin britanik të kolonisë, prej nga mori emrin edhe Rodezi, në territoret e

Zambias dhe Zimbabves. Rivaliteti mes anglezëve dhe boerëve shpërtheu në një luftë të hapur mes të

bardhëve (1899), që u mbyll pas tre vjetësh me një fitore të plotë të anglezëve. Pas paqes Afrika e jugut u

bë një federatë me katër shtete, dy boere (Transvali dhe Oranzhi) dhe dy angleze (Natali dhe Provinca e

Kepit) që mori emrin Bashkimi Jugafrikan dhe nga viti 1910 pati një qeveri të vetën.

Në shtetin e ri të bardhët ishin vvetëm 30% e popullsisë, por kishin në dorë tërë pushtetin. Madje duke

filluar nga viti 1933, u nxorrën ligje përherë e më shtrënguese, që përcaktonin një ndarje të rreptë mes të

bardhëve dhe zezakëve. Ky diskriminim racor u quajt aparteid dhe zgjati deri në vitin 1994.

2 Politika koloniale italiane

Italia merr pjesë në copëtimin kolonial të Afrikës mbi të gjitha për ambiciet

nacionaliste të madhështisë • Njësoj si fuqitë e tjera evropiane edhe Italia mori pjesë në

pushtimin dhe copëtimin e Afrikës.

Çështja koloniale e pati fillesën e saj më 1869-ën, pak muaj pas hapjes së kanalit

të Suezit. Te brigjet e Detit të Kuq, përgjatë itinerarit të ri të lundrimit, italianët fillimisht

pushtuan disa baza (Azabi dhe Mazaua), më pas një rrip toke, e cila më 1890-ën u bë

kolonia e parë italiane, Eritrea. Njëherësh Italia imponoi protektoratin e saj mbi

Somalinë.

Vendosja e “protektoratit” ndodh atëherë kur një shtet (në këtë rast Somalia)

pranon që territori i tij të mbrohet nga një shtet më i fuqishëm dhe më i përparuar se ai

vetë (në rastin në fjalë Italia). Në fakt, protektorati përshpejtonte pushtimin kolonial. Kjo

u vërtetua në rastin e Somalisë, ku jo më shumë se pak vjet më vonë, më 1905-ën, ajo u

bë një koloni e vërtetë italiane.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!