14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

armëve, perandori të stërmëdha koloniale. Ushtritë e tyre qenë të pajisura me armë zjarri

me saktësi të jashtëzakonshme, me lëndë shpërthyese që kishin fuqi të madhe

shkatërruese, me luftanije të fuqishme, si anijet e koracuara, të përforcuara me artileri të

kalibrit të rëndë, apo me kanoniera. Epërsia e teknologjike e madhe i bënte pushtimet

më të lehta.

Veç kësaj, fuqitë kolonizuese ishin të nxitura nga bindja se popujt që i përkitnin

racës së bardhë ishin superiorë dhe duhej të merrnin përsipër detyrën morale që t’u

sillnin qytetërimin popullsive që nuk e kishin këtë dhe që ishin të prapambetur për arsye

të racës së tyre inferiore që i përkitnin.

Pushtimi kolonial krijon rivalitet mes vendeve të industrializuara • Pushtimet

dhe zaptimet u kryen në mënyrë të zhurmshme, me kundërshti dhe tensione mes shteteve

kolonizatore, që shumë herë me radhë veç një hap i ndante nga lufta. Për t’u dhënë fund

kacafytjeve ishte e nevojshme caktimi i mbledhjeve ndërkombëtare në të cilat merrnin

pjesë krerët e shteteve dhe ministrat e punëve të jashtme të vendeve në fjalë. Më i

rëndësishmi nga këto takime diplomatike qe Konferenca e Berlinit, që u mbaj nga

1884-1885. në të morën pjesë katërmbëdhjetë shtete (mes të cilave edhe Shtetet e

Bashkuara të Amerikës, që po bëheshin një fuqi koloniale), të cilat vendosën dhe në

mënyrë konkrete projektuan copëtimin e Afrikës.

Pushtimi kolonial i Afrikës • Në pak dhjetëvjeçarë i gjithë territori afrikan u

nënshtrua, nga Atlantiku, Oqeani Indian, nga Egjipti dhe deri në Kepin e Shpresës së

Mirë. Më 1914-ën kishin mbetur vetëm dy shtete afrikane të pavarura: Liberia,

themeluar më 1847-ën, me nismën e bamirësve amerikanë dhe e populluar me ishskllevër

të zinj që qenë sjellë në Afrikë nga Amerika e Veriut dhe ajo e Jugut, dhe

Etiopia, që kishte arritur t’u bënte ballë sulmeve të italianëve, sikurse do ta shohim në

paragrafin tjetër. Në skajin jugor Bashkimi Jugafrikan i përkiste Perandorisë Britanike,

por që qeverisej nga një qeveri autonome e përbërë nga kolonë të bardhë. Pushtimin e

lehtësuan kundërshtitë që ekzistonin mes fiseve afrikane të shumta, të cilat tregtia e të

zinjve i kishte vënë njëri kundër tjetrit.

Lindin shtete nga përcaktimi i padrejtë i kufijve • Kolonializmi evropian

ndryshoi plotësisht realitetin politik të Afrikës.

Kontinenti u nda në pak dhjetëra shtete me kufij të padrejtë, të përcaktuar nga

kolonizatorët pa marrë aspak parasysh popullatat që banonin në brendësi të tyre. Grupet

fisnore të ndryshme – e shpesh tradicionalisht armike – u detyruan të bashkëjetonin

brenda të njëjtave kufij, dhe në raste të tjera, një popull i tërë u nda mes shteteve fqinje.

Ekonomia afrikane vihet në shërbim të përfitimit të kolonizatorëve • Gjatë

sundimit kolonial u çelën shkolla për të luftuar analfabetizmin, u ndërtuan spitale dhe

popullsia, pas shumë shekujve me radhë, filloi të shtohej. Europianët futën makineri,

teknika të përparuara bujqësore dhe minerare, duke i dhënë ekonomisë afrikane një

shtytje të fuqishme kah modernizmit.

Sidoqoftë, nga këto ndryshime shumë më tepër dobi se afrikanët, nxorën fuqitë

evropiane kolonizuese. Në të vërtetë, ekonomia afrikane u drejtua mbi të gjitha për të

prodhuar kultura për eksport dhe lëndë të para me kosto të ulët, ndërsa prodhimet e

luksit, që ishin shumë më të kushtueshme se të parat, importoheshin nga Evropa.

Zhvillimi i industrisë vendëse nuk nxitej dhe shtrirja e plantacioneve si pasojë ua la

fshatarëve – që zhvillonin një bujqësi sa për të mbajtur frymën gjallë – tokat

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!