14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Fuqitë e mëdha copëtojnë botën

PROFILI I TEMËS

Të orientohesh në hapësirë (hartë e lehtë)

Të llogaritësh kohën (shkalla e kohës)

Protagonistët

Krijo një ide për temën:

Zotërimet koloniale në Afrikë. Hartë. Diskutim

1 Rifillimi i shtrirjes koloniale: pushtimi i Afrikës

Përçarja ndan vendet e botës • Ndërmjet shekujve tetëmbëdhjetë dhe

nëntëmbëdhjetë përparimi i Revolucionit Industrial e kishte ndarë botën në dy grupe

popujsh dhe vendesh të ndryshme, mes të cilave ekzistonte një përçarje e madhe dhe e

rrezikshme.

Nga njëra anë ekzistonte një numër i vogël shtetesh, në të cilat Revolucioni

Industrial, tashmë kishte ndodhur apo ishte në përfundim e sipër (►harta): vendet që

kishin zbulime shkencore e teknologjike dhe epërsi ekonomike e ushtarake, që së bashkë

formonin “Perëndimin” dhe që kishin të njëjtin qytetërim, që quhej “qytetërimi

perëndimor”. Nga ana tjetër ishte pjesa tjetër e botës: një bashkësi vendesh të varfra, të

paindustrializuara dhe të dobëta ushtarakisht, të cilat vendet e përparuara u cilësonin si

të prapambetura.

Vendet e industrializuara rifillojnë shtrirjen koloniale • Epërsia ekonomike e

vendeve të industrializuara qe vendimtare në përcaktimin e gjendjes politike që shënoi

shekullin e XIX dhe vitet e para të shekullit XX: rifillimi i shtrirjes koloniale. Në

vazhdën e pak dhjetëvjeçarëve një grusht shtetesh – Britania e Madhe, Franca,

Gjermania, Belgjika, Holanda, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia –

morën rreth një të katërtën e sipërfaqes së planetit.

Kjo fazë e re kolonializmi, që historianët e quajnë edhe imperializëm, ndikoi në

gjithë historinë njerëzore që vijoi më pas.

Në themel të kolonializmit qëndrojnë arsye ekonomike… • Arsyet e shtrirjes

koloniale qenë të ndryshme. Te kombet e industrializuara qe përhapur frika se lëndët e

para, me të cilat ato ndërtonin makineritë dhe bënin të mundur funksionimin e tyre, pak

nga pak do të mbaronin. Prandaj, vendet e industrializuara iu drejtuan pushtimit të tokave

të reja, që siguronin një furnizim në dukje të pashtershëm.

Një shkas akoma më vendimtar qe dëshira për zotërimin e tregjeve të reja. Krizat

e mbiprodhimit, në të vërtetë, kishin treguar sikurse kishte dalë gjithnjë në pah rrezikun

që tregjet europiane të mos arrinin të shitnin tërësisht më të gjitha mallrat e prodhuara. Në

mënyrë që këto të mos mbetnin të pashitura, atëherë ishte e domosdoshme sigurimi i

tregjeve të tjera të gatshme që të kishin sa më shumë popullsi të dendur që të ishte e

mundur, në të cilat vendet pushtuese të mund të shitnin me bollëk dhe të dilnin me

përfitim lidhur me prodhimet e industrive të tyre.

… por edhe shkaqe politiko-ushtarake dhe nxitje ideale • Shkaqeve

ekonomike u shtoheshin arsye ushtarake dhe politike.

Përhapja e ndjenjës së tepruar të krenarisë kombëtare (nacionalizmi) i shtynte

shtetet evropiane të jepnin prova të fuqisë së tyre edhe duke ndërtuar, me forcën e

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!