14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Idetë e Darvinit gjejnë zbatim te dukuritë shoqërore • Evolucioni i llojeve të

gjalla ishte një zbulim i një rëndësie të madhe. Prapëseprapë, vlefshmëria e saj shkencore

kufizohej në lëmin biologjik, e cila është shkenca që merret me studimin e qenieve të

gjalla. Por teoritë e Darvinit u zbatuan te dukuritë shoqërore që lindën ideologjinë e

darvinizmit shoqëror. Sipas përkrahësve të këtyre teorive edhe në shoqërinë njerëzore

ndodh një përzgjedhje natyrore, që i dallon individët dhe popujt që janë paracaktuar për

të sunduar ata që janë paracaktuar që të jenë të shtypur.

“Darvinizmi shoqëror” mund të shprehet në këtë mënyrë:

a) ai shpjegonte gjendjen e asaj se kur të pasurit dhe të pushtetshmit,

shfrytëzonin të dobëtit dhe të varfrit, nuk bënin tjetër veçse ndiqnin ligjin e

natyrës. Kështu që pabarazitë shoqërore paraqiteshin si domosdoshmëri të

natyrshme dhe të pashmangshme;

b) në marrëdhëniet ndërkombëtare përligjte sundimin e shteteve më

të fuqishme ekonomikisht dhe më të përparuara ndaj atyre që nuk ishin të tilla.

Teoritë raciste mbështetin epërsinë e racës së bardhë • Epërsia e racës së

bardhë u cilësua një e vërtetë e provuar shkencërisht. Në të vërtetë, teoritë raciste, që te

lloji njerëzor mbështetnin ekzistencën e racave superiore dhe atyre inferiore, nuk kishin

asnjë vlefshmëri shkencore; megjithatë, ato u përhapën dhe u rrënjosën, për të

mbështetur shtrirjen koloniale evropiane dhe si justifikim i shfrytëzimit të popujve të tjerë

nga ana e të bardhëve.

Për shembull, përkrahej ideja se Europa e kishte për detyrë që të mos i braktiste

popujt që ishin më pak të zhvilluar: përkundrazi, ajo duhej t’i edukonte, t’i mësonte të

fitonin kohën e humbur, duke u mësuar rregullat e qytetërimit. Nëpërmjet këtyre

bindjeve u arrit në gjykimin se ishte normale që afrikanët, indianët apo kinezët të

trajtoheshin si skllevër dhe të shfrytëzoheshin si fuqi punëtore me çmim të lirë nëpër

plantacione dhe industri.

Por racizmi nuk është se u ndal këtu. Ai thoshte se edhe brenda racës së bardhë

ishte e mundur të bëheshin dallime. Sipas disave grupi superior ishte trungu gjerman, në

të cilën raca e bardhë, e quajtur edhe “ariane”, ishte ruajtur në vazhdën e shekujve.

Antisemitizmi qysh në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë në Evropën perëndimore filloi

të themelohej në bindjen se hebrenjtë i përkitnin një race inferiore.

Fjalë kyç: demokraci, Zgjedhje të përgjithshme, reformë, sufrazhist (dikush që lufton për të drejtën e

votës), shtet asistencial apo Ëelfare State, parti, shumicë parlamentare, ideologji, nacionalizëm, etni, pakicë

etnike, përzgjedhje natyrore, darvinizëm social.

Tryeza kronologjike: 1859: Darvini boton Evolucioni i specieve; 1883-1889-ligjet sociale në Gjermani;

1906-1914- Ligjet sociale në Angli; 1912-zgjedhje të përgjithshme për meshkujt në Itali; 1918-Zgjedhje për

meshkujt në Angli dhe për femrat (mbi 30 vjeç); 1945-zgjedhje për femrat në Itali.

Idetë kryesore

Në shekullin XX forma e qeverisjes së një numri të madh vendesh evropiane është demokracia, por

qeveritarët përpiqen ta kufizojnë numrin e zgjedhësve (nuk votojnë gratë, analfabetët, të rinjtë dhe të

varfërit).

Në shumë shtete demokratike qeveritarët bëjnë reforma shoqërore: lind Shteti asistencial.

Lindin partitë e masës që u drejtohen masave të gjera të popullsisë.

Shteti i jep vlerë tipareve të përbashkëta të popullsisë që banon në territorin e tij (gjuha, historia, feja,

traditat etj) dhe ndërton kombin, duke edukuar dashurinë për atdheun.

Ndonjëherë një ndjenjë e tepruar dhe agresive e identitetit kombëtar shndërrohet në nacionalizëm.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!