14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Në vende të tjera ka vetëm një parti, ajo që është në pushtet (sistemi njëpartiak):

ekzistenca e një partie të vetme është gjithnjë tregues i mungesës së demokracisë.

Dashuria për atdheun mësohet nëpër shkolla • Edukimin e dashurisë për

atdheun e sigurojnë shumë institucione të shtetit. Shkolla, për shembull, ka qenë një mjet

themelor për edukimin patriotik. Nuk kishte shtet apo fshat të Evropës, sado i vogël që

të ishte, që të mos kishte nga një shkollë fillore në të cilën mësuesit të mos ushtronin pa

vështirësi ndikimin dhe pushtetin e tyre mbi fëmijët, duke i edukuar që të duan atdheun.

Parë nga ky këndvështrim, dy mësimet themelore kanë qenë gjuha dhe historia

kombëtare. Përdorimi i gjuhës italiane në vend se dialektet, që flitej në familje nga pjesa

më e madhe e shkollarëve, kishte si synim që të forconte te fëmijët bindjen se që të gjithë

ishin fëmijë të të njëjtit atdhe.

Mësimi i historisë, që përqendrohej tek episodet e lavdishme të historisë së

atdheut, bëhej jo vetëm për të ngjallur ndjenjën e krenarisë se i përkitnin një kombi të

madh e të fortë, por edhe për t’i përgatitur të rinjtë të pranonin, që të mos binin më poshtë

se heronjtë e të shkuarës, edhe sakrificat më të vështira: vite të shumta shërbimi dhe

disipline ushtarake, mes të tjerash, e madje edhe rreziqet e luftës.

Edhe ushtria është një shkollë patriotike • Një institucion tjetër që ka shërbyer

për të forcuar ndjenjat e identitetit kombëtar të popujve të shteteve europiane ka qenë

ushtria. Në të ushtarë të rajoneve të ndryshme të vendit kryenin së bashku shërbimin

ushtarak ndërsa njësitë e ndryshme – “divizionet”, “batalionet” dhe “kompanitë” –

mbanin mbi vete emra që përkujtonin ngjarje të lavdishme vendëse apo personazhe të

famshme të historisë kombëtare.

4 Darvinizmi dhe racizmi shoqëror

Llojet bimore dhe shtazore ndryshojnë me kalimin e kohës • Më 1859-ën në

Angli u botua një libër me rëndësi themelore për njohjen e evolucionit të qenieve të

gjalla. Libri quhej Prejardhja e llojeve autor i të cilit ishte biologu Çarls Darvini (1809-

1882).

Sipas botëkuptimit të Darvinit qeniet e gjalla evoluonin me kalimin e kohës,

domethënë u nënshtrohen ndryshimeve: një lloj i tërë mund të modifikohet, disa lloje

madje mund të zhduken, lloje të tjera mund të lindin. Ky proces quhet evolucion i

llojeve. Si pasojë e evolucionit bimët dhe kafshët që sot popullojnë planetin tonë nuk janë

të njëjta me bimët dhe kafshët e para që u shfaqën në tokë; përkundrazi, mjaft nga bimët

dhe kafshët e para që kanë ekzistuar në të shkuarën nuk ekzistojnë më.

Lufta për mbijetesë mes anëtarëve të një lloji qëndron në zanafillë të

ndryshimeve • Darvini pandehte se ajo që shkaktonte ndryshimet duke i bërë më të

qëndrueshme në kohë ishte lufta për mbijetesë, domethënë konkurrenca që zhvillohet

mes anëtarëve të një lloji për marrjen me forcë të ushqimit, për sigurimin e dritës, të ujit,

të vendit për të jetuar dhe të çfarëdo gjëje tjetër të domosdoshme. Në këtë luftë individët

që kanë disa tipare të favorshme mbijetojnë më lehtë se ata që nuk i kanë këto. Veçoritë e

përshtatura ndaj mbijetesës përcillen nga njëri brez në tjetrin dhe në çdo brez shtohet

numri i individëve me tipare të tilla. Përkundrazi, të tjerët që nuk i kanë karakteristika të

tilla, pakësohen në numër aq sa në fund shuhen fare. Duhen mijëvjeçarë të tërë para se të

shfaqet një lloj i ri, që përshtatet më shumë me mjedisin dhe që është më i aftë për të

mbijetuar. Gjithë këtë proces Darvini e quajti “përzgjedhje natyrore”.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!