14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Partitë e reja kishin objektiva kombëtare, jo më vetëm lokale dhe që kufizoheshin

me një bashkësi të vogël; tashmë, ato u drejtoheshin masave të mëdha të popullsisë.

Partitë e para masive qenë partitë socialiste dhe ato me frymëzim të krishterë.

3 Nacionalizmi i masave

Dashuria për atdheun përhapet mes popujve • Gjatë dhjetëvjeçarëve të parë të

viteve 1900 në të gjitha vendet evropiane dashuria për atdheun dhe ndjenja e pjesëmarrjes

në një bashkësi kombëtare – ideale që në të shkuarën qenë kufizuar te grupe të vogla

borgjezësh liberalë – u përhapën gjerësisht edhe mes shtresave popullore të qytetarëve

dhe nëpër fshatra. Këtë proces të ndjenjës së identitetit kombëtar historianët e kanë

quajtur “nacionalizmi i masave”. Shkaqet e kësaj kanë qenë të ndryshme.

Para së gjithash, shtrirja e të drejtës së votës lejoi një pjesëmarrje në jetën

politike kombëtare të masave që sa vinte dhe rritej gjithnjë e më shumë.

Popujt, që në vazhdë të shekujve të shkuar kishin parë të shembeshin regjimet e

vjetra, te dashuria për atdheun, që i bënin të ndiheshin italianë, francezë apo gjermanë

etj., gjetën një mënyrë të re për t’u ndier të vëllazëruar dhe të lidhur nga një fat i

përbashkët.

Patriotizmi është i ndryshëm nga nacionalizmi • Dashuria për atdheun,

fillimisht, shoqërohej me ndjenja simpatie dhe vëllazërie ndaj kombeve të tjera.

Gjithsesi, brenda një kohe të shkurtër ajo u shndërrua nga shpirti i shumë

evropianëve në lartësimin e epërsisë së njërit komb mbi të tjerët. Si pasojë u përhapën

qëndrime plot zemërim kundrejt kombeve të tjera, akuza për thurje komplotesh në dëm të

akuzuesve, dhe për pasojë këto shoqëroheshin me hakmarrje. Shpesh ndjenja të tilla

lindnin pas ndonjë disfate ushtarake, e cila kishte lënduar krenarinë kombëtare të ndonjë

populli.

Ky sulm që bëhej pikërisht kundër kombit, sulm krenar dhe i mbushur me

agresivitet ndaj “armiqve” të vërtetë apo të supozuar, u quajt “nacionalizëm”.

Partitë masive • Socialistët qenë ndarë në revolucionarë (që përkrahnin

domosdoshmërinë e luftës për të fituar pushtetin) dhe reformistët (që ishin në favor të

një transformimi gradual të shoqërisë nëpërmjet reformave).

Partitë me frymëzim të krishterë, me epërsi katolike nuk rreshtoheshin as djathtas

dhe as majtas por në qendër të spektrit politik. Zgjedhësit e tyre kishin prirje të

moderuara, që pranonin reforma shoqërore dhe politike graduale e të kufizuara, ose

ndryshe konservatore, të cilët donin të ruanin situatën shoqërore dhe politike ekzistuese.

Shumë shpejt pjesëmarrja në një parti nuk nënkuptonte vetëm që të kishte interesa

të përbashkëta por edhe të ndaje me personat e tjerë të njëjtën ideologji, domethënë

parime, vlera, shpresë dhe njëfarë vizioni për shoqërinë dhe botën.

Sistemi njëpartiak, dypartiak dhe shumëpartiak • Në Shtetet e Bashkuara të

Amerikës, gjer në gjysmën e dytë të shekullit të 19-të, sistemi politik bazohej mbi atë

dypartiak: dy parti të mëdha, ajo republikane dhe demokratike, luftojnë dhe qeverisin

me radhë.

Në pjesën më të madhe të shteteve të botës janë krijuar mjaft parti, të së djathtës,

të së majtës dhe të qendrës: në këtë rast thuhet se kemi të bëjmë me sistem

shumëpartiak.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!