14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

drejtuan mënyrave ekstreme: bënin grave urie, lidheshin me zinxhirë pas shtyllave të

llambave me gaz në mënyrë që mos t’i arrestonin dhe t’i tërhiqnin zvarrë gjatë

demonstratave; ato e mbytën parlamentin anglez me kërkesa të shkruara: vetëm

Pankhërsti dërgoi jo pak por 2500 të tilla.

Megjithatë, lufta e grave ishte veçse në fillimet e saj. E drejta e votës së tyre u

njoh pothuajse kudo më vonë nga ajo e burrave. Në disa vende ato e fituan të drejtën e

votës së voni në shekullin e njëzet: në Angli më 1918-ën (vetëm nëse kishin mbushur

tridhjetë vjeçe); në Itali më 1945-ën; në Zvicër vetëm më 1971-shin.

Qeveritë lejojnë bërjen e reformave shoqërore • Lufta e grave për fitimin e të

drejtës së votës ishte veçse një aspekt i ankthit që trazonte masat popullore në rrugën për

demokraci. Për të shmangur që përplasjet shoqërore të bëheshin të dhunshme, mjaft

qeveri zgjodhën rrugën politike të bërjes së reformave (ndryshime të bëra enkas për

përmirësimin e shoqërisë dhe të shtetit).

Tashmë që më 1883-shin dhe 1889-ën kancelari Oto Bismarku kishte miratuar

nëpërmjet parlamentit gjerman ligje shoqërore që u dilnin në mbrojtje punëtorëve kundër

rreziqeve të sëmundjeve, aksidenteve, invaliditetit dhe pleqërisë.

Rrugën në fjalë e ndoqën edhe qeveritë liberale angleze nga 1906-14, të cilat

vunë themelet e shtetit bamirës modern (apo të shtetit të mirëqenies), domethënë shtet

që merr përsipër detyrën për t’u siguruar qytetarëve të vet mbrojtje dhe mirëqenie dhe për

të paguar shpenzimet që përfshijnë këto. Punëtorëve të moshuar iu caktuan pensione

shtetërore; u organizua sistemi i sigurimeve shoqërore, që përmbante sigurimin kundër

sëmundjeve dhe papunësisë; u hapën zyrat e punës; u miratua paga minimale; dita e

punës për minatorët u ul gjer në tetë orë. Ndërsa në Itali u ndoq një politikë e vendosur

reformash nga Xhovani Xholiti në epokën që njihet pikërisht epoka xholitiane.

2 Me njohjen e të drejtës universale të votës lindin në masë partitë

Partitë tradicionale janë shoqëri që përbëhen nga pak persona me pushtet •

Për aq kohë sa e drejta e votës ruhej vetëm për disa zgjedhës, partitë ishin shoqëri të

vogla që bashkonin njerëzit e shquar lokalë, domethënë personat më të rëndësishëm e

më me pushtet të bashkësisë: pronarë tokash, fisnikë, borgjezë të pasur, profesionistë,

intelektualë…

Këta persona mobilizoheshin në veçanti para zhvillimit të zgjedhjeve. Atëherë,

njerëzit e shquar takoheshin me zgjedhësit kokë për kokë në mënyrë që t’i bindnin të

votonin për kandidatët, duke u premtuar ndere dhe privilegje dhe, shpesh, duke i

korruptuar, domethënë duke i blerë votat pak a shumë në mënyrë të hapur.

Lindin partitë moderne • Kur të tërë qytetarët mund të votonin si pasojë e

dhënies së të drejtës së votës të gjithëve, takimet vetjake nuk ishin më të mundura ngaqë

zgjedhësit tashmë ishin të shumtë në numër. Duheshin ngritur selitë e partive dhe

duheshin përgatitur funksionarë që të ishin gjithmonë në dispozicion të publikut. U bë e

nevojshme që masave t’u drejtoheshin me anë të tubimeve nëpër sheshe publike dhe

botimin e gazetave dhe revistave që përshkruanin situatën politike sipas pikëpamjes së

drejtuesve të partisë.

Për të bërë gjithë këto ishin të nevojshme paratë. Miq dhe dashamirës u ftuan të

mbulonin shpenzimet, të pajiseshin me tesera anëtarësie, të derdhnin kuota të rregullta

dhe të blinin shtypin e partisë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!