14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Mes demokracisë dhe nacionalizmit

PROFILI I TEMËS

Të orientohesh në hapësirë (hartë e lehtë)

Të llogaritësh kohën (shkalla e kohës)

Protagonistët

Krijo një ide për temën:

Çështja femërore. Pamje F.45 (3).

Ç’tregon pllakati? Cila kategori njerëzish nuk kishte të drejta në Anglinë e para Nëntëqindës? Çfarë do që

të shprehë gruaja e burgosur? Cili ishte çelësi për të dalë nga ajo gjendje?

1 Përparimet e demokracisë

Rritet pushteti i parlamenteve dhe shtrihet e drejta e votës • Në fillim të

shekullit XX në Evropë nuk kishte më monarki absolute. Kudo ishte kufizuar pushteti i

krerëve të shteteve dhe ndërkohë ishte rritur fuqia e asambleve të zgjedhura

(parlamenteve).

Duke filluar nga mesi i shekullit të tetëmbëdhjetë gjer në dhjetëvjeçarët e parë të

shekullit të nëntëmbëdhjetë e drejta universale mashkullore e votës qe futur në mjaft

shtete: Francë, Danimarkë, Greqi, Gjermani, Bullgari, Spanjë, Belgjikë, Norvegji dhe

Austri. Jashtë Evropës kjo ishte në fuqi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Australi

dhe Zelandën e Re. më 1912-ën e drejta e votës u pranua në Itali dhe Argjentinë; ndërsa

në Angli më 1918-ën.

Demokraci të mangëta: jo të gjithë qytetarët mund të votojnë • Qeveritë u

munduan ta ngadalësonin këtë proces nga frika se mos masat popullore, me të shtënë në

dorë kontrollin e shtetit me anë të shumicës parlamentare do t’u hiqnin klasave të vjetra

drejtuese pushtetin dhe privilegjet që gëzonin.

Prandaj, me anë të sistemeve të ndryshme u përpoqën të kufizonin hyrjen në

parlament të përfaqësuesve të klasave shoqërore më të ulëta. Për shembull, ata

përjashtuan nga e drejta e votës më të rinjtë, në ndonjë rast popullsinë gjer në tridhjetë

vjeç. Në disa vende vota e më të pasurve dhe më të ngriturve kishte më shumë vlerë. Në

mjaft raste u bënë orvatje që të ushtroheshin presione pak a shumë të hapura mbi

zgjedhësit përmes votimit jo të fshehtë: nuk votohej në fshehtësi nëpër kabina, por nën

vëzhgimin e syve të të pranishmëve.

Lindin lëvizjet e para femërore • Deri në fund e drejta e votës në shumicën e

vendeve evropiane mbeti për një kohë të gjatë një ekskluzivitet i meshkujve. Gratë nuk

votonin dot. Por parlamenti në të cilin nuk përfshiheshin gratë nuk përfaqësonte gjithë

popullin. Ishin vetë gratë që luftonin për arritjen e barazisë së të drejtave me burrat:

lëvizjet e grave lindën qysh në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Më 1903-shin, Emelin

Pankhërsti themeloi në Angli një organizatë (Bashkimi shoqëror dhe politik i grave),

synimi kryesor i të cilës ishte njohja e të drejtës së votës femërore.

Ithtaret e lëvizjes në fjalë, sufrazhistët, u thirrën në shenjë përbuzjeje me emrin

sufrazhet. Ata duhej të përballonin paragjykimet e vjetra kundër grave: shtypi i vinte në

lojë, tubimet e tyre mbaheshin në mes të moskokëçarjes dhe të armiqësisë së njerëzve,

ndërsa policia ndërhynte me dhunë në lidhje me ta. Me qëllimin për t’i dëgjuar, ato iu

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!