14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

4 Fillon shekulli XX: klima e optimizmit fsheh shenjat e krizës së afërt

Rritet besimi në paqen dhe përparimin • Në Evropë zhvillimi i madh teknikoshkencor

u shoqërua me një ndjenjë optimizmi të sigurt në lidhje me të ardhmen: besohej

se përparimi do të ishte i pandalshëm, se shkenca mund t’u jepte zgjidhje edhe

problemeve shoqërore, se njerëzimi do të arrinte të sundonte natyrën dhe t’ua nënshtronte

nevojave të tij.

Dukej se kjo eufori përligjej nga më shumë se një arsye.

Pas konfliktit franko-prusian të 1870-ës Europa gëzonte një periudhë paqeje të

gjatë dhe mjaft evropianëve lufta filloi t’u dukej si një vepër barbarie, në të cilën ishte e

pamundur të binin rishtas.

Pastaj, ishin edhe mrekullitë e përparimit, që ia kishin ndryshuar faqen qyteteve,

i kishin bërë banesat të rehatshme dhe kishin revolucionarizuar komunikimin dhe

transportin.

Për shkak të përmirësimit të kushteve higjieno-sanitare dhe uljes së

vdekshmërisë, popullsia në Evropë vazhdonte të shtohej, më shumë se gjithkund tjetër

në botë: nga viti 1800 deri më 1900-ën numri i evropianëve ishte dyfishuar (një shtim më

i madh se 100%), ndërkohë që në pjesën tjetër të planetit shtimi nuk kalonte më shumë se

50%.

Për borgjezët kjo është “epoka e artë” • Mes evropianëve me gjendje të mirë

ekonomike po përhapej dëshira për të bërë një jetë për të qenë dhe për t’u argëtuar. Të

pasurit përfitonin nga rehatit që siguronin mjetet e transportit për të udhëtuar jashtë dhe

për të kaluar në det apo në mal periudha pak a shumë të gjata pushimi: për ata që kishin

mundësi ekonomike koha e lirë u bë një e drejtë dhe kështu lindi moda e ditëve të

pushimit. U përhap sporti, që ishte njëkohësisht përpjekje, disiplinë, shëndet fizik dhe

shfaqje.

Të gjithë ata që jetuan në këtë periudhë dhe që më pas iu desh të merrnin pjesë në

shfaqjen e barbarive që shënuan shekullin e XX, krahasuan dy periudhat me njëra-tjetrën,

mendonin me përmallim për të shkuarën duke e quajtur “epoka e bukur”.

Hije ogurzezë grumbullohen mbi Evropë dhe mbi botën mbarë • Në të

vërtetë, në “epokën e bukur” të shumta ishin hijet ogurzeza që po grumbulloheshin në

Evropë dhe botë. Paqja midis shteteve europiane ishte e dukshme, ngaqë fuqitë

nxiteshin nga rivaliteti ekonomik dhe ai politik, të cilat do të shpërthenin shumë shpejt.

Vetëm një shtresë sipërfaqësore e shoqërisë, domethënë ata persona që për nga pasuria,

fisnikëria dhe prestigji, zinin shkallët më të larta të shkallës së shoqërisë, kishte

mirëqenie dhe gëzonte jetën. Fshatarësia dhe punëtoria ishin të përjashtuar nga kjo dhe

për mjaft prej tyre emigrimi ishte e vetmja rrugëdaljeje ndaj varfërisë që i kishte

pllakosur. Nga 1876 gjer më 1914-ën emigruan jashtë rreth 14 milionë italianë.

Nga ana tjetër, as zhvillimi i shpejtë industrial nuk arriti të shmangte krizën

ekonomike rrënuese që kishte sjellë si pasojë “depresioni i madh” në vitet shtatëdhjetë.

Luftërat klasore çonin shpesh në greva dhe në manifestime të paligjshme në shesh, të

cilat policia dhe ushtria i shtypnin në mënyrë të përgjakshme.

Më të ndjeshëm se çdo kategori tjetër shoqërore ndaj tensioneve të kohës, ishin

artistët që eksperimentuan forma dhe mënyra të reja shprehjeje të ndryshme nga e

shkuara. Në atë epokë lindën prirje muzikore të reja, poetike apo pikturore (si

impresionizmi dhe kubizmi në Francë dhe futurizmi në Itali).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!