14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

pikërisht për këtë u quajtën me emrin e papërcaktuar “X”. Aty nga fundi i shekullit,

studime dhe zbulime të reja çuan në rezultate të reja po aq të jashtëzakonshme.

Më 1896-ën francezi Henri Bekerel zbuloi veçoritë e disa substancave që

lëshonin, në mënyrë të vetvetishme dhe të pandërprerë, rrezatime që kishin ngjashmëri

pamore vetëm me rrezet X. një tipar i tillë u quajt radioaktivitet dhe radioaktivë u

quajtën elementet që e kanë një gjë të tillë. Një element i ri kimik, radiumi, që është

jashtëzakonisht radioaktiv, u zbulua më 1898-ën nga Mari Sklodovska (e cila njihet më

shumë si Mari Kyri) në bashkëpunim me të shoqin, Pjerr Kyrinë.

Fizika atomike • Duke studiuar natyrën e dukurive radioaktive, fizikani britanik

Ernest Radhërford bëri zbulime që përmirësuan njohurinë e ndërtimit të atomit.

Meqë ishte aq shumë i vockël sa ishte i padukshëm edhe ndaj mikroskopit më të

fuqishëm të asaj kohe, atomi u cilësua si pjesa më e vogël e materies, kompakte dhe e

pandashme (fjala atom e ka prejardhjen nga greqishtja dhe do të thotë i pandashëm), dhe

vetëm në të dalë të shekullit të tetëmbëdhjetë u kuptua se ai përkundrazi përbëhej nga një

bashkësi pjesëzash, akoma më të vogla dhe të panjohura. Në vazhdën e

eksperimentimeve mbi radioaktivitetin Radhërfordi mundi të identifikonte bërthamën e

atomit – për ekzistencën e të cilës nuk dyshonte askush – dhe në vijimësi propozoi skicën

e strukturës së atomit, që është shumë i ngjashëm me atë të një sistemi diellor

mikroskopik, me bërthamën në qendër e rrethuar nga pjesëza që rrotullohen rreth saj. Më

1919-ën ai madje arriti t’i “bombardonte”, me rrezatim, atomet e azotit – ose më saktë

bërthamat e tyre–, duke i shpërbërë dhe në këtë mënyrë përfitoi oksigjenin. Ky ishte

reaksioni i parë bërthamor i historisë.

Teoria e relativitetit • Zbulime dhe eksperimentime si ato të Radhërfordit vunë

në diskutim disa bindje që shumë shkencëtarë i mbanin për të patundshme. Por akoma më

revolucionare dhe tronditëse do të ishte zbulimi i një teorie të re, të quajtur teoria e

relativitetit, që shembte themelet e fizikës klasike, të themeluar mbi ligjet e Njutonit.

Ajo qe vepër e fizikanit teorik të madh të shekullit të XX, Albert Ajnshtajnit, që i botoi

studimet e tij nga 1905-a gjer më 1916-ën.

Sipas kësaj teorie koha bëhet përmasa e katërt pranë tri përmasave të tjera të

hapësirës (gjatësia, gjerësia, lartësia); hapësira dhe koha pushojnë së qenë vlera absolute

(domethënë të njëjta me vetveten), por ndryshojnë me ndryshimin e rrethanave sipas të

cilave ato vrojtohen dhe maten. Për shembull, sikur një sahat të hidhej me shpejtësi të

përafërt me atë të dritës, do ta tregonte orën me vonesë në lidhje me një sahat tjetër që

qëndron e paluajtshme ndaj nesh; përkundrazi, nëse një sahat do të vendosej në hapësirë,

ku forca e rëndesës është minimale, atëherë ai do të punonte më shpejt se një send në një

fushë të rëndesës intensive. Prandaj, koha është një vlerë relative dhe varet nga lëvizja e

vrojtuesit dhe nga vendi në të cilin gjendet.

Teoria e relativitetit lejon shpjegimin e dukurive qiellore që përndryshe do të ishin

të pakuptueshme, si çlirimi i dritës dhe i rrezatimit nga ana e yjeve. Mandej, kjo ndihmoi

në ndryshimin e konceptit të materies dhe i dha njerëzimit një fuqi të stërmadhe dhe

shqetësuese. Në të vërtetë, materia me formulën e mirënjohur të Ajnshtajnit E=mc 2 , që

vendos barasvlerën midis energjisë (E) dhe të masës (m), tani paraqitet si një përqendrim

i vërtetë energjie, që me anë të disa proceseve të posaçme mund të çlirohet nga njerëzit

në sasi të jashtëzakonshme, dhe mund të shfrytëzohet prej tyre qoftë për qëllime

paqësore, qoftë për qëllime të tjera.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!