14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

operimit duke shkatërruar mikrobet që gjendeshin në ajër dhe te duart e kirurgëve me

acid fenik (1865): filloi epoka e sterilizimit, apo e shkatërrimit të mikrobeve me anë të

substancave kimike ose – siç parapëlqehet sot – me nxehtësi apo rrezatim.

Kirurgjia bëri përparim edhe në paraqitjen e anestezisë, një praktikë mjekësore

synimi i së cilës ishte eliminimi i dhembjeve që të këputnin shpirtin të cilat shkaktoheshin

nga operacionet kirurgjikale (fjala anestezi vjen nga greqishtja dhe kuptimi i saj është

pandjeshmëri). Praktika e anestezisë nuk vonoi të përhapej me shpejtësi dhe bëri të

mundur ndërhyrje kirurgjikale që në të shkuarën asnjë kirurg nuk do të kishte pasur

guximin t’i bënte. Të parët që guxuan të përdornin produktet anestetike, në vitet midis

1840-ës dhe 1850-ës, ishte dentisti amerikan Morton dhe gjinekologu britanik Simpson.

Frojdi dhe psikanaliza • Midis shekujve të 18-të dhe 19-të mjeku vjenez

Sigmund Frojdi bëri kërkime në fushën e sëmundjeve dhe të mendjes. Për shekuj të tërë

këto i qenë atribuuar ndikimit të djajve; të sëmurët mendorë largoheshin nga shoqëria për

t’u mbyllur në çmendinë.

Frojdi mbrojti idenë se shumë çrregullime mendore (apo psikike) e kanë origjinën

në përvoja të rënda e të dhembshme (trauma), që i sëmuri ka hequr në jetën e vet,

zakonisht në fëmijëri. I sëmuri largon nga mendja e tij (zhvendos) këto përvoja dhe i

harron, por trauma vazhdon të veprojë në thellësi, brenda tij, pa e marrë vesh. Kjo forcë e

errët, që Frojdi e quan të pavetëdijshme, u shkakton vuajtje të sëmurëve mendorë dhe

prodhon fjalë dhe sjellje anormale. Zbulimet e Frojdit i dhanë fillesë një shkence të re,

psikanalizës apo “analizës së psikikës”; kjo ushtroi ndikim të thellë në kulturën dhe

shoqërinë e shekullit të nëntëmbëdhjetë.

Injaz Semelveis i paraprin praktikës së sterilizimit

Në shekullin XIX njohuritë për sëmundjet infektive qenë shumë të pakta dhe mjekët nuk merrnin masa

higjenike kur iu afroheshin të sëmurëve. Në një spital të Vienës, për shembull, studentët e mjekësisë pasi u

ushtruan në prerjen e kufomave, vizituan gratë e repartit të maternitetit pa i larë duart. Kështu shumë gra,

pas lindjes, u goditën nga sëmundje të rënda dhe shpesh vdekjeprurëse. Një nga këto sëmundje ishte edhe

ethja puerperale.

Ishte mjeku Injaz Semelveis, një mjek hungarez (1818-1865) që zbuloi se ethja puerperale ishte një

sëmundje infektive. Ai i detyroi studentët që të lajnë duart me një solucion dizinfektues para se të hyjnë në

repart dhe në këtë mënyrë arriti ta ulë nivelin e vdekshmërisë nga 10 në 1%. Por shumë mjekë nuk e

pranonin se ishin ata vetë shkaku i vdekshmërisë dhe qenë të shumtë ata që e kritikuan ashpër Semelveisin,

i cili u çmend pasi nuk e duroi dot tërë atë atmosferë mbytëse përreth tij. Vetëm më vonë shkenca vërtetoi

se zbulimet e mjekut hungarez ishin të sakta.

3 Shembja e bindjeve të lashta: shkenca vë në diskutim vetveten

Rrezet X dhe radioaktiviteti • Më 1895-ën fizikani gjerman Vilhelm Rontgeni

zbuloi, thuajse rastësisht, rrezet X (të quajtura ndryshe edhe rrezet Rëntgen).

Ndryshe nga rrezet e dritës, rrezet X mund të depërtojnë përmes pjesëve të buta të

trupit, si lëkura dhe muskujt (megjithatë jo përmes eshtrave) dhe lejojnë vrojtimin e

organeve të brendshme, fotografimin e tyre dhe projektimin e imazheve të tyre në ekran

(radioskopia). Tashmë të vënë nën shërbimin e mjekësisë, rrezet X u përdorën si për

diagnostikime (domethënë për të identifikuar), ashtu edhe për kurimin e sëmundjeve.

Në fillim as fizikanët (që studiojnë materien, energjinë dhe marrëdhëniet e tyre të

ndërsjella) nuk dinin të shpjegonin natyrën e rrezeve të zbuluara nga Rëntgeni, të cilat

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!