14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Në përfundim të shekullit (1895) vëllezërit francezë Lumier arritën të

projektonin pamjet e para në lëvizje: kjo shënoi lindjen e kinematografisë, që njëherë

për njëherë, ishte pa zë (me zë u bë më 1927-ën). Kinemaja u bë menjëherë mjet

shfaqjeje dhe argëtues, që për më tepër – si fotografia – u bë një mjet i fuqishëm për

dokumentimin në kohë të ngjarjeve të rëndësishme: episodet e Luftës së Parë Botërore u

fiksuan në pamjet kinematografike të cilat kishin fuqi të madhe përshkruese.

2 Epoka e artë e kimisë dhe e mjekësisë

Shkenca bashkëpunon me industrinë • Zhvillimi i madh industrial shtoi

kërkesën për lëndë të para. Për shembull, nevojiteshin ngjyrues për industrinë tekstile,

sodë për prodhimin e xhamit dhe të sapunëve, copëra liri për prodhimin e letrës. Porse,

meqë me kalimin e kohës, burimet natyrore nuk ishin të mjaftueshme, sipërmarrësit dhe

qeveritë kërkuan bashkëpunimin e shkencëtarëve, në veçanti të kimistëve, me qëllim që

të krijonin lëndë të para në laborator dhe metoda të reja pune.

Prandaj, në gjysmën e dytë të shekullit të 18-të ngjyruesit natyrorë që nxirreshin

nga bimët nisën të zëvendësoheshin pak nga pak me ngjyrues sintetikë; në vend të

copërave që përdoreshin për prodhimin e letrës filloi të përdorej celuloza, material që u

nxirrej kimikisht nga druri ndërsa më 1866-ën belgu Ernest Solveji shpiku një metodë të

re për nxjerrjen e sodës, e cila përdoret për prodhimin e sapunëve dhe të xhamave.

Brenda një kohe të shkurtër lëndët kimike gjetën zbatim në fusha nga më të

ndryshme të veprimtarisë njerëzore. Bujqit në vendet e industrializuara mund të

përdornin – përveç: plugjeve, makinave korrëse dhe makinave shirëse – edhe fertilizues

kimikë për plehërimin e terreneve.

Industria e luftës u revolucionarizua nga shpikja me dinamitit, të cilin arriti ta

siguronte fillimisht kimisti suedez Alfred Nobeli më 1866-ën. Prodhimi i lëndës së parë

plastike artificiale (1869), celuloidi, që kishte ca kohë që shfrytëzohej për prodhimin e

filmit kinematografik, shënoi lindjen e industrisë plastike.

Në laboratorët kimikë u prodhuan ilaçe të reja, si aspirina dhe substanca të tjera

që mund të përdoreshin si antiseptikë për lehtësimin e dhembjeve.

Shtrihet praktika e vaksinimit • Tashmë që në shekullin e 18-të një mjek

britanik, Eduard Xhejner, kishte praktikuar me sukses vaksinimin kundër lisë, megjithatë

duke shpërfillur se çfarë e bënte të suksesshme këtë. Por ishte kimisti dhe biologu francez

Lui Pastëri (1822-1895) që tregoi me prova se sëmundjet infektive provokoheshin nga

organizma mikroskopikë (mikrobet patogjene), që shumëzoheshin me një shpejtësi të

tmerrshme dhe që përcilleshin nga njëri individ tek tjetri. Ai kuptoi se injektimi i

mikrobeve patogjene të dobëta, domethënë vaksina, formonte antitrupa që parandalonin

infeksionin. Pastëri vuri në punë disa vaksina mes të cilave vaksina kundër tërbimit,

sëmundje që transmetohej nga kafshimi i qenit (1885). Me emrin e Pastërit është e lidhur

edhe metoda, që quhet pikërisht pasterizimi e cila, kur artikujve ushqimorë të lëngët

(qumështi, vera, birra…) u ngrihet temperatura, lejon shkatërrimin e mikroorganizmave

që janë të ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe ushqimet i ruan shumë gjatë.

Fillon epoka e anestezisë dhe sterilizimit • Njohuria e gjerë ndaj mikrobeve

patogjene ndihmoi në përparimin e sterilizimit. Nga gjysma e shekullit të tetëmbëdhjetë

afro gjysma e pacientëve vdiste nga infeksionet fill pas ndonjë ndërhyrjeje. Listeri, një

kirurg skocez që i njihte eksperimentet e Pastërit, mendoi të shmangte infeksionet e pas

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!