14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Disa prej tyre tashmë përdornin forma të reja energjie, si elektriciteti dhe nafta (ose benzina), që u

përhapën masivisht në shekullin XX: cilat prej tyre?

Pamjet F. 25 (3)

1. Transporti dhe komunikimi: bota bëhet më e vogël

Zhvillimi i mjeteve të transportit afron më shumë kontinentet • Në shekujt e

tetëmbëdhjetë dhe të nëntëmbëdhjetë mjetet e transportit mund të lidhnin njerëzit dhe

vendet që ndodheshin larg njëri-tjetrit siç nuk kishte ndodhur kurrë më parë.

Hekurudhat ndërkontinentale, si ajo Ndërsiberiane e Perandorisë Ruse dhe

Ndërandine në Amerikën Jugore, kapërcenin kontinentet. Nëpër rrugë filluan të lëviznin

automobilat e parë, që për nga pamja ishin ende të ngjashëm me karrocat me kuaj.

Ndërsa në dete flotat e anijeve me avull trupi i të cilave përbëhej prej hekuri – dhe, më

vonë, prej çeliku – siguronin shërbime të rregullta linjash nga njëri kontinent në tjetrin:

hapja e kanalit të Suezit që bënte të mundur lidhjen e Detit Mesdhe me Detin e Kuq

(1869) dhe ai i kanalit të Panamasë që lidhte Atlantikun me Paqësorin (1914) e

shkurtonin shumë kohën e lundrimit. Edhe qiejt nisën të përshkoheshin nga aeroplanët e

parë. Data e lindjes së aviacionit është 17 dhjetor 1903, kur vëllezërit Rajt fluturuan me

një aeroplan të vogël duke përshkruar 300 metra në më pak se një minutë.

Zbulimet dhe shpikjet mundësojnë komunikimin në largësi • Një sërë

zbulimesh dhe shpikjesh bënin të mundur komunikimin në largësi (telekomunikacioni).

Më 1837-ën amerikani Samuel Mors shpiku një pajisje, telegrafin elektrik, që

përcillte mesazhe të shkruara sipas një kodi konvencional, të quajtur “Alfabeti Mors”.

Shpikja në fjalë u prit me entuziazëm të madh dhe gjatë gjysmës së shekullit kilometra të

tëra kabllosh telefonike mbulonin rajonet tashmë të industrializuara të Amerikës dhe të

Evropës. Më 1866-ën në tabanin e Atlantikut u shtri një kabllo telefonike 4000 kilometra

e gjatë, që lidhte dy kontinentet.

Aty nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë filloi të përhapej edhe telefoni, që u

shpik nga italiani Antonio Meuçi më 1871-shin.

Në krahasim me zhvillimin e mjeteve të transportit dhe të komunikimit planeti

dukej tmerrësisht i vogël.

Uilliam Markoni shpik telegrafin pa tel • Por kjo ishte veçse në fillimet e veta.

Më 1887-ën fizikanit gjerman Hajnrish Herc zbuloi ekzistencën e valëve

elektromagnetike (të cilat u quajtën herciane për nder të tij), të cilat, njëlloj si drita,

përhapeshin me shpejtësi 300 mijë kilometra në sekondë. Për hir të gjeniut italian,

Uilliam Markoni, shpikja në fjalë gjeti shpejt zbatim praktik. Duke shfrytëzuar valët

herciane Markoni ia doli të transmetonte mesazhe pa ndihmën e kabllove elektrike dhe

më 1906-ën në Londër ai shpiku telegrafin pa tel. Qysh nga ajo kohë transmetimet me

radio (pa tel) ndihmonin ato me kabllo. Radioja e vërtetë u vu në punë pak më vonë, pas

shpikjes së llambës së fuqishme të radios (triodës) që ishte në gjendje të përforconte

sinjalin.

Lindin fotografia dhe kinematografia • Kah gjysmës s dytë të shekullit lindi

fotografia, ekzemplarët e parë, që u quajtën dagerrotipë për nder të emrit të shpikësit të

saj, francezit Dagerr, u shfaqën në një ekspozitë më 1851 në Londër. Shpikja e

fotografisë i pasuroi gazetat me pamje. Përhapja e telegrafit dhe telefonit lejonte marrjen

dhe transmetimin e lajmeve të orës së fundit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!