14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

proteksioniste, vunë taksa doganore të rënda kundër mallrave të importit me qëllim që këto

të mos i bënin konkurrencë prodhimeve kombëtare.

Edhe industritë nga ana e tyre reaguan kundër depresionit. Për t’i mbajtur të larta fitimet,

ato formuan kartelat apo trustet, domethënë sipërmarrjet e përqendruara – bankat, fabrikat,

shoqëritë tregtare – që bashkoheshin për të mos i bërë konkurrencë njëra-tjetrës dhe për të

kontrolluar tregun. Gjithçka (duke filluar që nga blerja e lëndëve të para, gjer te puna dhe shitja e

produkteve përfundimtare) ishte i nënshtruar ndaj kontrollit të kartelit, që vendoste, në bazë të

interesave të veta, çmimin e shitjes së mallrave, sasinë e prodhuar dhe furnizimin e tregjeve me

to. Disa përqendrime të tilla u bënë aq shumë të fuqishme sa që madje ndikonin edhe në

veprimtarinë politike të qeverive.

Natyrisht që trustet – ashtu sikundër ligjet proteksioniste – ishin në kundërshtim me

parimet e ekonomisë së lirë, ngaqë pakësonin apo eliminonin fare konkurrencën e lirë mes

prodhuesve.

Kriza e prodhimit të tepërt

Prodhimi është me bollëk-ndërsa blerësit të pakët-prandaj- mbeten-shumë mallra të pa shitur-prej nga

rrjedh papunësia-falimentimi i ndërmarrjeve.

2. Burime të reja energjie për Revolucionin e Dytë Industrial

Revolucion tjetër industrial • Me gjithë krizat e përsëritura, zhvillimi industrial nuk u

ndal. Në dhjetëvjeçarin e fundit të viteve 1800, kur periudha e gjatë e krizës tashmë qe hedhur

prapa krahëve, filloi një fazë e re zgjerimi ekonomik që u quajt Revolucioni i Dytë Industrial.

Ai dallohej prej të parit – revolucioni i viteve 1700 – në disa aspekte. Qymyri dhe avulli u

shmangën duke u zëvendësuar me burime të reja energjie, si elektriciteti dhe nafta. Sektorët

mbizotërues të ekonomisë nuk ishin më industria tekstile, ajo e pambukut dhe e leshit, por

metalurgjia e zezë, ajo kimike dhe elektrike të cilave, në shekullin XIX, iu shtua edhe industria

automobilistike. Numri i vendeve të industrializuara u rrit më shumë.

Sektorët që mbajnë peshën kryesore të ekonomisë: industria e çelikut, ajo e naftës…

• Industria e metalurgjisë së zezë përpunon mineralin e hekurit për të nxjerrë gizën dhe çelikun.

Ky material i fundit në gjysmën e dytë të shekullit mund të sigurohej me kosto të ulët, falë një

pajisjeje të veçantë – shndërruesi i Besimerit, sipas emrit të shpikësit të saj, inxhinierit anglez

Henri Besimer–, që përdoret edhe sot e kësaj ditë në industri. Të gjitha shinat me gizë u

zëvendësuan me shina çeliku që ishin shumë më rezistente se të parat, dhe industria e

metalurgjisë së zezë punonte me ritëm të plotë, duke e rritur prodhimin botëror të çelikut nga 80

mijë në 28 milion tonelata në vit në vetëm pesëdhjetë vjet.

Filloi të zgjerohej edhe industria e naftës. Inxhinieri gjerman Gotlieb Daimleri shpiku

motorin e parë me benzinë vërtet efikas më 1883-shin dhe pak vite më vonë u shfaq paraardhësi i

lashtë i automobilit.

Mirëpo në Amerikë nafta nxirrej qysh nga 1859 dhe një industrialist largpamës, Xhon

Rokfeler, më 1870-ën kishte themeluar shoqërinë e parë për përpunimin e naftës, Standard Oil

Company: aty nga fundi i shekullit vetëm kjo shoqëri kontrollonte 90% të naftës së përpunuar.

… dhe të elektricitetit • Po aq spektakular qe edhe zhvillimi i industrisë elektrike.

Makineria e parë që prodhonte energji elektrike, dinamoja, u vu në punë në vitet gjashtëdhjetë.

Nga bashkimi i dinamos dhe i turbinave (rrota të mëdha që vihen në lëvizje nga uji apo avulli) në

fund të shekullit u krijuan centralet elektrike, impiante të ndërlikuara që prodhonin elektricitet.

Energjia elektrike u vu menjëherë në shfrytëzim në industri dhe transport. Shumë trena

nisën të punonin me energji elektrike në vend se me qymyr. Tramvajet punonin me motorë

elektrikë, të cilat nëpër qytete zëvendësuan karrocat e vjetra me kuaj.

Shtohet numri i vendeve të industrializuara • Rritet numri i vendeve të

industrializuara.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!