14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Lufta e klasave

Internacionalja e Parë

Internacionalja e Dytë

Revolucioni i dytë industrial

PROFILI I TEMËS

Të orientohesh në hapësirë (hartë e lehtë)

Të llogaritësh kohën (shkalla e kohës)

Protagonistët

Krijo një ide për temën:

Fenerë elektrikë ndriçojnë kullën Eifel. Ky akuarel, i marrë nga një vëllim i kohës, paraqet festa të natës

në Ekspozitën universalë të Parisit.

Format e reja të energjisë. Dy pamje. Diskutim

1. Periudha e krizës për vendet e industrializuara

Te vendet e industrializuara vëreheshin në mënyrë ciklike kriza ekonomike • Gjatë

gjysmës së dytë të viteve 1800 vendet e industrializuara nuk kishin pse të kishin frikë viteve me

të vjela të këqija, sepse përmirësimet në bujqësi dhe në transport lejonin furnizimin në kohën e

duhur të zonave të goditura. Por, prapëseprapë, edhe këto iu nënshtruan krizave ekonomike, që

përsëriteshin në mënyrë ciklike, domethënë pas një intervali kohe.

Krizat e vendeve të zhvilluara vareshin kryesisht nga prodhimi i tepërt (mbiprodhimi):

industritë prodhonin më shumë sa arrinin të shitnin, kështu që mallrat grumbulloheshin nëpër

magazina, shoqëritë e vogla ishin të detyruara të mbylleshin duke lënë pa punë punëtorët dhe

kësisoj shtonin numrin e atyre që nuk kishin mundësi të blinin.

Në Evropë, për shembull, më 1873-shin, filloi një periudhë krize ekonomike që zgjati më

shumë se njëzet vjet të cilën historianët e quajnë “depresioni i madh”.

Rënia e çmimeve dëmton ekonominë evropiane • Në ato vite, falë zhvillimit të

lundrimit me avull, në tregjet evropiane u derdhën sasi të stërmëdha prodhimesh bujqësore –

drithëra, që para së gjithash vinin – nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gruri amerikan

kushtonte më pak ngaqë kolonët e përtej oqeanit kultivonin hapësira të tëra të rrafshëta e pjellore,

duke përdorur teknika moderne, plehra kimike dhe makineri bujqësore – në veçanti makinat

korrëse dhe shirëse të reja me avull – që rritnin dhe shtonin prodhimin e fushave.

Konkurrenca amerikane uli çmimet e drithërave, duke dëmtuar ekonominë evropiane

dhe për pasojë duke i hapur kështu rrugë një krize të stërmadhe që goditi gjithë Evropën.

Pronarët e mëdhenj të tokave arritën t’i shpëtonin fatkeqësisë në fjalë duke fituar të

ardhurat agrare, domethënë prodhimet bujqësore dhe kuotat e qirave, që i mbajtën të larta. Por

mjaft punonjës që punonin me mëditje (argatët) mbetën pa punë ndërsa fshatarët e vegjël, me

shitjen e drithit, mezi arritën të shlyenin taksat dhe qiranë.

Për shkak të krizës shumë evropianë të varfër detyrohen të emigrojnë •

Kundërpërgjigjja e një numri të madh fshatarësh ndaj depresionit të madhe qe emigrimi masiv:

nga 1870 gjer në 1900-ën njëzet e një milion evropianë emigruan përtej oqeaneve, gjysma e të

cilëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kurse gjysma tjetër në vende të tjera (Amerika Latine,

Kanada, Afrika e Jugut, Australia dhe Zelanda e Re). Në Gadishullin Iberik ishte i pandërprerë

fluksi i njerëzve, që vinin nga Italia, Irlanda, Austro-Hungaria, Rusia dhe nga vendet ballkanike,

që hipnin në anije të shtyrë nga shpresa se tjetërkund do të gjenin kushte më të mira jetese se sa

në atdheun e tyre.

Qeveritë reagojnë ndaj krizës nëpërmjet proteksionizmit, industritë me truste • Të

shtyrë nga kriza një numër i madh qeverish, ndër të cilat ajo italiane dhe amerikane, morën masa

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!