14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

• Sigurojnë oportunitete për ekzaminimin e një burimi historik, e një prove të thjeshtë për të

kaluarën e tyre dhe të familjes së tyre.

• Ndihmojnë fëmijët graduallisht për të parë ngjarje, kujtime dhe prova për vlera të së

kalurës së tyre dhe të bëjnë zbulimin e të kaluarës reale dhe që ka lidhje me ta.

• Inkurajojnë bashkëpunimin me shkollën, prindërit dhe me komunitetin e gjërë për një

edukim kuptimplotë dhe të dobishëm për nxënësit.

Shembull Nr.2

.Një detyrë me temë “Vetja ime dhe familja ime”, për klasat e shkollës fillore.

Puna mbi këto tema, do të zgjasë për disa javë. Hapat e poshtëm lidhen veçanërisht me

aspektet historike të punës. Sugjerimet mund të jenë të lexueshme dhe të adoptuara mirë për

fëmijët.

Hapi parë. Informimi i prindërve.

Siç është theksuar dhe më parë çështja mbi familjen dhe historinë personale duhet të trajtohet me

ndjeshmëri dhe me bashkëpunimin e plotë të familjarëve në mënyrë që të jetë sa më i

suksesshëm. Një letër iu duhet çuar prindërve më përpara se të fillojë puna,ajo duhet të përfshijë:

• Shpjegimin dhe arsyen pse një studim i të kaluarës së fëmijëve është i rëndësishëm.

• Nënvizimin e disa termave kryesore për diskutim kur puna është gati për të filluar në klasë.

• Përshkrimi i disa aktiviteteve ku do të përfshihet fëmija, për shembull bërja e disa albumeve

me copa të ngjitura personale ose itervista, marrja në pyetje e prindërve mbi fëmijërinë e tyre,

si dhe çfarë dinë ata për jetën e prindërve të tyre, lidhur kjo me ngjarjet dhe personalitetet e

vendit, mjedisit ku ata mësojnë dhe jetojnë.

• Shpjegimi se si prindërit mund të ndihmojnë, për shembull duke bërë pyetje, duke kërkuar

fotografi (të fëmijëve të tyre dhe të vetes së tyre kur kanë qënë fëmijë) si dhe mbase duke

ndihmuar me disa fotografi apo objekte të vjetra, klasën për një ekspozitë.

• Sigurimin e prindërve që të gjitha gjërat e lëna për shkollën do të ruhen me kujdes dhe do tiu

kthehen pronarëve në fund të projektit.

• Ftesa për prindërit të cilët duan tiu flasin fëmijëve mbi aspektet e të kaluarës, më parë duhet

të kontaktojnë me mësuesit ose shkollën.

• Ftesa për prindërit të cilët duan të flasin me mësuesit apo drejtorin e shkollës mbi shqetësimet

që ata mund të kenë për punën e propozuar.

Hapi dytë. Rritja e interesit të nxënësve

Një mënyrë efektive që mësuesi të rrisë interesin e fëmijëve për të kaluarën është të tregojë

diçka nga e kaluara e tij ose e saj, kur ka qënë fëmijë. Mësuesi mund të përdorë disa fotografi të

periudhave të ndryshme të fëmijërisë të tij , në qoftë se është e mundur edhe disa artikuj mbi

veshjet, lodrat, librat e tregimeve ose një kopje të librave të shkollës, gjithashtu ato/ata mund të

flasin për një numër ngjarjesh, zhvillimesh të jetës së tyre. Për disa fëmijë kjo është hera e parë që

ata kuptojnë që një i rritur një herë ka qënë fëmijë, dhe rezultatet do të jenë një provë e mirë për

shumë fëmijë të kësaj moshe.

Nga kjo veprimtari mund të përfitohet, duke i pyetur fëmijët të mundohen të kuptojnë gjëra

kur ata kanë qënë më të vegjël.

• A ju kujtohet ndonjë gjë që ka ndodhur, kur ju ishit më të vegjël?

• A e mbani mënd ditën e parë të shkollës?

• A e mbani mënd kur mund të keni humbur?

• Me çfarë keni luajtur kur keni qënë shumë të vegjël?

Hapi tretë. Kur isha shumë i vogël.

Fëmijët mund të inkurajohen që të gjejnë një fotografi të vetes së tyre kur kanë qënë

shumë të vegjël dhe një fotografi të kohëve të fundit. Kjo mund të vendosen në një kënd të klasës

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!