14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

dhe që është përgjegjës për vrasjet dhe për mizoritë që janë kryer kundër zezakëve. Vetëm

njëqind vjet më vonë, më 1964-ën, ligjet veçuese u shfuqizuan.

Mandej, në përfundim të luftës civile filloi sërish ripushtimi i perëndimit. Përparimi i

kolonëve drejt perëndimit u përjetua nga amerikanët si një epope, një ndërmarrje heroike që e

forcoi kombin, ngriti lart krenarinë kombëtare dhe frymëzoi mite, rrëfenja, filma dhe këngë të

panumërta.

Megjithatë, ndërkohë, kjo nxori në pah përdorimin e dhunës. Indianët lëkurëkuq u

shfarosën, u çrrënjosën nga tokat e tyre, dhe u dëbuan gjithmonë e më shumë drejt perëndimit,

përtej kufirit, kufi i luajtshëm që zhvendosej vazhdimisht, bashkë me përparimin e

kolonizatorëve.

Hartë. Veriu industrial dhe jugu bujqësor

Brezi i shteteve që përfshijnë Gjeorgjinë, Alabamën dhe Misisipin ishte aq i lidhur me prodhimin e

pambukut aq sa mori emrin “Coton Belt” brezi i pambukut.

Fjalë kyç: krizat ciklike, depresioni i madh, kartelet dhe trustet, revolucioni i dytë industrial, ligjet sociale,

dallimi racial

Tryeza kronologjike: 1861-1865 – lufta e ndarjes në SHBA, 1870 – lufta franko-prusiane, republika e

tretë franceze, 1870 – 1900 – zhvillimi i madh industrial në SHBA, 1871 – lind Rajhu i Dytë, 1883-1889 –

ligjet sociale në Gjermani.

Organizo informacionin: Midis viteve 1870 dhe 1900 21 milionë evropianë emigrojnë në kontinente të

tjerë. Duke përdorur të dhënat e tabelës kompleto grafikun me kolona (të filluar) dhe ilustro dukurinë e

emigracionit italian në periudhën e dhënë.

VJETE

MESATARJA VJETORE E EMIGRANTËVE

Nga 1870 në 1880 120 000

Nga 1881 deri në 1890 190 000

Nga 1891 deri në 1900 280 000

Po numrin e shqiptarëve të emigruar, në këto grupe dhjetëvjeçarësh, e gjeni dot?

TEMA: SERBIA NGA AUTONOMIA NË PAVARËSI

Protagonistët:

Karagjergji

Traktati i Bukureshtit

Kryengritja e Dytë Serbe

Garnizonet turke

Kongresi i Berlinit

Knjazët dhe vojvodët

Kushtetuta

Aleksandër Karagjergjoviçi

Naçertanie (Projekti)

Pavarësia

Traktati i Shën Stefanit

Krijoni një ide:

Diskutojmë së bashku

*A e njihni ju Naçertanien?

*A dini cilat toka shqiptare u zaptuan nga Serbia në atë kohë?

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!