14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

për punëtorë që të punonin nëpër fabrika dhe lëvizja për zhdukjen e skllavërisë ishte

jashtëzakonisht e fortë.

Për më tepër, në ndryshim nga pronarët jugorë të tokave, sipërmarrësit e veriut kërkonin

marrjen e masave proteksioniste, me qëllim mbrojtjen e industrisë së tyre nga konkurrenca

evropiane.

Lufta e secesionit (shkëputjes, ndarjes) • Kundërshtitë që ekzistonin mes veriut dhe

jugut u ashpërsuan më 1860-ën, kur president u zgjodh Abraham Linkolni, përfaqësues i Partisë

Republikane, që ishte kundër shtrirjes së sistemit të skllavërisë edhe në territorin perëndimor, që

atëherë ishte në kolonizim e sipër.

Njëmbëdhjetë shtete të jugut vendosën të largoheshin nga Bashkimi duke shpallur

secesionin (domethënë ndarjen, shkëputjen), duke i dhënë kështu jetë një konfederate autonome,

me një president tjetër. Ky vendim shënoi fillimin e një lufte civile të përgjakshme, që u quajt

“lufta e secesionit”, e cila zgjati pesë vjet dhe kushtoi më shumë se gjysmë milioni jetë njerëzore.

Në fillim të luftë trupat jugore fituan epërsi, por më pas situata ndryshoi në favor të

shteteve të veriut, që kishin një ushtri më të madhe në numër dhe më të mirëpajisur. Pasi

mësymja e jugorëve dështoi në Getisburg (1863), trupat e veriorëve nisën të depërtonin gjithnjë e

më thellë në territorin e konfederatës dhe në prill të 1865-ës i detyruan kundërshtarët e tyre të

dorëzoheshin. Pikërisht atë vit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës skllavëria u shfuqizua.

Revolucioni Industrial Amerikan • Pas luftës së secesionit ekonomia amerikane hyri në

një fazë zgjerimi të madh.

Në themel të zhvillimit ekonomik vend të parë zinte shtimi i popullsisë, që në një shkallë

të madhe i detyrohej ardhjes së masave të mëdha të emigruarve – më shumë se 20 milionë nga

1880 deri më 1910 – që në pjesën më të madhe të tyre vinin nga Evropa, por edhe nga Kina dhe

Japonia. Emigrimi i dendur i zmadhoi qytetet.

Ligjet proteksionist që patën dalë pas përfundimit të luftës civile i dhanë shtysë

ekonomisë së veriut. Por, industrializimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës e favorizoi mbi të

gjitha bollëku i madh i lëndëve të para.

Për shfrytëzimin e burimeve minerare të pafundme të vendit u ngritën kilometra të tëra

vijë hekurudhore, që transportonin nëpër gjithë kontinentin qymyr, hekur, bakër dhe, mbas

gjysmës së dytë të shekullit XIX, edhe naftë.

Nga perëndimi shkonin drejt brigjeve të Atlantikut dhe më pas, nëpërmjet rrugëve detare,

deri në Evropë, mish dhe drithëra me çmime të ulëta.

Pionierët merrnin nëpërmjet rrugëve hekurudhore produktet industriale të nevojshme për

jetën e tyre.

Në më pak se njëzet vjet uzinat e shkrirjes së çelikut në Amerikës i rrëmbyen Britanisë

së Madhe parësinë që mbante në prodhimin e çelikut. Punishtet mekanike amerikane hidhnin në

treg produkte me një teknologji jashtëzakonisht të përsosur, si makina korrëse me avull e

MakKormikut, makina qepëse Singer, revolet me mulli Colt, mjaft e parapëlqyer nga pionierët,

kutitë e konservave me kallaj me mbyllje hermetike dhe vagonët-frigoriferë, për ruajtjen e

mishit gjatë transportit.

Përqendrimi i sipërmarrjeve: trustet • Njëlloj si në Evropë, prodhuesit formuan

trustet, për kontrollimin e tregut. Njëra nga më të fuqishmet qe Standard Oil Company.

Për të mbrojtur perandoritë e tyre industriale apo financiare, disa afaristë ngritën “lobe”,

grupe pak a shumë me persona të fuqishëm, që kishin për qëllim t’u bënin presione njerëzve të

politikës, në mënyrë që këta të fundit të nxirrnin ligje të favorshme për të parët.

Zezakët detyrohen të rrojnë veçmas, lëkurëkuqtë shfarosen • Fuqia e madhe

amerikane duhej të përballej me probleme të rënda shoqërore.

Mbas luftës së secesionit zezakët, që ishin liruar me ligj nga skllavëria, në shtetet e jugut

u detyrën të jetonin të ndarë, domethënë veç nga të bardhët, ndërsa e drejta e votës së tyre pësoi

kufizime të shumta, derisa u shfuqizua fare. Në mbrojtje të privilegjeve të tyre të bardhët e jugut

më 1866-ën themeluan një shoqëri të ndarë, Ku-Kluks-Klanin, që ekziston edhe sot e kësaj dite

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!