14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

anda, për të protestuar kundër taksave doganore, tatimeve dhe kundër shtrenjtësimit të mjeteve

të jetesës.

Asokohe, kreu i qeverisë ishte ish-garibaldiani Françesko Krispi, një politikan me prirje

autoritare, që e drejtonte shtetin me energji të madhe. Krispi nxiti zbatimin e disa reformave të

rëndësishme, si rritja e numrit të zgjedhësve dhe miratimin e ligjeve, më 1890, të kodit penal

Xanardeli (u quajt kështu për shkak të ministrit që e nxori këtë): në të shfuqizohej dënimi me

vdekje dhe pranohej e drejta e zhvillimit të grevave. Krispi kundërveproi me ashpërsi kundër

bandave siciliane: Sicilinë e vuri në gjendje rrethimi, shkriu gjithë shoqëritë e ndryshme dhe e

shtypi revoltën me gjak.

“Kriza e fundshekullit” • Kriza ekonomike dhe shoqërore arriti kulmin në katër vitet e

fundit të viteve 1800.

Ngjarjet më të rënda ndodhën në Milano më 1898-ën, kur popullsia u ngrit për të

protestuar kundër rritjes së çmimit të bukës. Kryeministri i atëhershëm Di Rudini, deputet i të

Djathtës, lejoi që ushtria të hapte zjarr mbi manifestuesit: viktimat ishin të paktën tetëdhjetë e

sipas disa burimeve edhe më shumë.

Pasoi një periudhë e nderë gjatë të cilës kreu i ri i qeverisë, gjenerali Peluksi, u përçap të

kufizonte pushtetin e parlamentit, të lirisë së shtypit dhe shoqatat e qytetarëve. Por orvatja nuk ia

dot mbanë, pasi më 1900-ën zgjedhësit votuan kundër kësaj politike autoritare dhe për pasojë

Peluksi u detyrua të dorëhiqej.

Në korrik të po atij viti mbreti Umberto I – që kishte pasur më 1878-ën Viktor

Emanuelin II – u vra me pistoletë nga anarkisti Gaetano Breshi, që donte të hakmerrej për të

pafajshmit që qenë vrarë në Milano.

Epoka xholitiane • Sovrani i ri u bë Viktor Emanueli III, mbret i Italisë nga 1900 gjer

më 1945-ën. Detyrën e kryeministrit ia besoi një piemontezi që kishte drejtim liberal-demokratik,

Xhovani Xholiti, i cili e drejtoi këshillën e ministrave pothuajse pa ndërprerje nga 1903-shi deri

më 1913-ën (këtë dhjetëvjeçar historianët e quajnë “epoka xholitiane”).

Xholiti kishte pikëpamjen se shteti duhej të ishte asnjanës sa u përket konflikteve të

punës, ngaqë e drejta e grevave ishte vendosur me ligj. Prandaj, ai nuk pranoi të dërgonte forcat e

rendit kundër punëtorëve dhe argatëve që nuk shkonin në punë.

Më 1902-shin, ministri i brendshëm, nxori disa ligje që përmirësonin legjislacionin

shoqëror italian, që asokohe ishte një nga më të prapambeturit e Evropës (më pas shikoni

reformat kryesore xholitiane në tabelë). Reforma e fundit e Xholitit – nga pikëpamja politike ishte

më e rëndësishmja – ishte dhënia e të drejtës ë votës meshkujve (1912) që e rriste numrin e

zgjedhësve nga 3 në 8 milionë (24,5% të popullsisë). Gratë nuk qenë përfshirë ende.

Epoka xholitiane përkoi me një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik të Italisë e cila,

ndonëse kishte hyrë me vonesë në fazën e zhvillimit industrial, ia doli të shkurtonte largësinë që e

ndante me vendet më të zhvilluara se ajo.

Proteksionizmi

Proteksionizmi ndihmon industrinë veriore dhe latifondistët jugorë; dëmton bujqësinë e jugut që mbetet e

prapambetur

Fjalë kyç: analfabetizmi, koncentrimi i kapitalit, hajdutëria, çështja romake, e djathta historike, e majta

historike, transformimi, proteksionizmi.

Tryeza kronologjike: 1864 – Firence, kryeqytet i Italisë, 1866 – lufta austro-prusiane (lufta III italiane për

pavarësi), 1870 – marrja e Romës, 1876 – e Majta në pushtet, 1882 – firmoset Aleanca Tripalëshe, 1900 –

vrasja e mbretit Umberto I, 1903-1913 – epoka xholitiane.

Të llogaritësh kohën:

Ndërto një kronologji relative të ngjarjeve kryesore të historisë italiane të mbretërisë deri në fund të epokës

xholitiane, pastaj diskutoni faktet më të zgjedhura.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!