14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

u vihen mallrave të konsumit (miell, kripë, qymyr…) duke rritur kështu çmimet. Më 1868-ën u

paraqit taksa e blojës (domethënë mbi drithërat) e cila, nga ana e saj, rriti çmimet e bukës dhe të

kaçamakut, ushqime të konsumit popullor të madh, duke goditur në mënyrë të veçantë të varfrit.

Në vend shpërthyen protesta dhe trazira ndërsa në zgjedhjet e 1876-ës e Djathta humbi shumicën

parlamentare.

E majta historike në pushtet • Mbreti zgjodhi si krye të qeverisë një përfaqësues të së

majtës së moderuar: Agostino Depretisin. Programi i së Majtës (që më vonë u quajt historike) –

e cila qëndroi në pushtet nga 1876 gjer më 1883-shin – kishte parashikuar bërjen e disa

reformave të tipit liberal-demokratik.

Shkolla fillore u bë e detyrueshme për fëmijët nga gjashtë deri në nëntë vjeç (1877);

taksa e blojës u shfuqizua; zbatimi i një reforme të rëndësishme shtoi në mënyrë të dukshme

numrin e atyre që mund të votonin (1882), duke e rritur shifrën nga 2 në 7% të popullsisë së

meshkujve të rritur.

Mbas 1882-shit programi i të Majtës historike, që ishte tashmë e moderuar, u bë në

mënyrë të dukshëm konservator. Në të vërtetë, Depretisi kërkoi mbështetjen e deputetëve të së

Djathtës të cilën e arriti nëpërmjet marrëveshjeve politike apo duke u bërë ndere në shkëmbim të

votës. Kjo metodë politike, që shërbeu për të zvogëluar apo fshirë ndryshimet ideale që ekzistonin

midis të Djathtës dhe të Majtës, u quajt me përbuzje transformizëm.

Për të dalë nga izolimi Italia bëhet aleatja e Austrisë dhe Gjermanisë • Në politikën e

jashtme Depretisi më 1882-shin nënshkroi Aleancën Trepalëshe, një marrëveshje mbrojtëse që

lidhte Italinë me Gjermaninë dhe Austrinë. Marrëveshja kishte si qëllim që ta largonte Italinë

nga gjendja e izolimit në të cilën vendi ndodhej në lidhje me vende të tjera evropiane, ku asnjëra

prej tyre nuk kishte njohur ende ligjshmërinë e marrjes së Romës nga ana e Italisë. Aleanca me

Austrinë ngjalli zemërim te grupet patriotike italiane, të quajtur “irredentistë”, që luftonin për

çlirimin e tokave që ndodheshin ende në sundimin austriak (Trentinoja dhe Triestja). Në shenjë

proteste kundër Aleancës Trepalëshe një irredentist triestin, Guljelm Oberdani, kurdisi një

atentat kundër perandorit austriak, por plani u zbulua dhe Oberdani u dënua me vdekje.

4. Zhvillimi industrial italian dhe epoka xholitiane

Proteksionizmi favorizon zhvillimin e industrisë italiane… • Në lëmin ekonomik

qeveritë e së majtës vunë taksa të rënda mbi produktet që vinin nga jashtë në mënyrë që kështu

të pengonin importimin dhe për ta “mbrojtur” industrinë kombëtare nga konkurrenca e huaj.

Këto ligje “proteksioniste” favorizuan industritë: tekstile, metalurgjike dhe atë mekanike

të veriut të Italisë dhe përgatitën rrugën për zhvillimin industrial italian, që nisi të dukej në

dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit. Në ato vite, në Italinë e veriut u ngritën dhe u përhapën

stabilimente të mëdha si ai i Bredës (që merrej me prodhimin e lokomotivave), Pireli (sende prej

plastmase apo FIATI (që merrej me prodhimin e automobilave), u themelua në Torino më 1899.

… por dëmtoi ekonominë e jugut të Italisë • Tatime të larta iu vunë edhe importimit të

drithërave, për të mbrojtur latifondistët e jugut, që ishin prodhues të mëdhenj të grurit. Këta, që

ndiheshin të mbrojtur nga konkurrenca e huaj, nuk e ndienin nevojën e modernizimit të

agrikulturës jugore, e cila mbeti e varfër dhe e prapambetur. Mandej, disa produkte tipike të

jugut – si vera, vaji, agrumet, që eksportoheshin jashtë vendit – në pjesën më të madhe të tyre

mbetën të pashitura si shpagim kundër ligjeve proteksioniste italiane. Prandaj, rezultati i politikës

proteksioniste (proteksionizmi) dëmtoi ekonominë e jugut të Italisë.

Françesko Krispi dhe pakënaqësia e popullatës • Ndërkohë kostoja e jetës sa vinte

dhe rritej për shkak të krizës së rëndë ekonomike që në dhjetëvjeçarët e fundit të viteve 1800

përfshiu gjithë Evropën (për këtë do të flasim në kapitullin tjetër). Në përfundim të shekullit

pakënaqësia popullore shpërtheu në format e grevave dhe të manifestimeve në rajone të

ndryshme të Italisë. Më 1893-94, në Sicili, u ngritën fshatarë dhe punëtorë, në shoqëri të quajtura

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!