14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Shpartallimi i Napoleonit III i hap Italisë rrugën për të marrë Romën • Çështja e

Romës mori zgjidhje përfundimtare vetëm më 1870-ën, kur Napoloni III u detyrua të abdikonte si

pasojë e luftës së Francës kundër Prusisë. Konflikti franko-prusian shpërtheu për shkak të një

preteksti, por ajo që qe vënë në lojë qe supremacia mbi Evropën.

Pikërisht si më 1866-ën bëhej fjalë për një luftë rrufe. Trupat prusiane rrethuan ushtrinë

franceze dhe e mundën në Sedan, duke zënë rob 100.000 ushtarë, ndër të cilët edhe perandori. Me

Napolonin III ra edhe perandoria e tij dhe në Paris si pasojë u shpall republika.

Italianëve iu dha rasti i favorshëm të shtinin në dorë Romën.

Më 20 shtator 1870, pas një përleshje të shkurtër, një repart pushkatarësh hyri brenda në

qytet, duke hapur një të çarë te muri pranë Portës Pia. Pak kohë më pas, populli i Romës votoi, në

mënyrë plebishitare, bashkimin e Romës me mbretërinë e Italisë.

Mbretëria e Italisë

Mbretëria e Italisë pas vitit 1861-qeveriset nga e djathta historike dhe më pas nga e majta

Mbretëria e Italisë është e prekur nga problemet si: ekonomia e prapambetur, bashkimi i papërfunduar,

deficiti i bilancit, analfabetizmi, ligje të ndryshme krahinore, dobësia e ushtrisë, banditizmi.

3. Grupimet politike të Italisë së bashkuar: e djathta dhe e majta historike

Marrëdhëniet mes mbretërisë së Italisë dhe papatit janë të vështira • Marrja e Romës

shënoi fundin, mbas njëmbëdhjetë shekujsh, të pushtetit të përkohshëm të papëve. Por kjo

nxori në pah problemin e vështirë të marrëdhënieve mes mbretërisë së bashkuar dhe papatit.

Parlamenti italian miratoi të ashtuquajturin ligj të sigurive (domethënë të garancive). Me

anë të këtij shteti njihte padhunueshmërinë dhe lirinë e papës, i caktonte papatit pallatet që

gjendeshin në Vatikan dhe kështjellën Gandolfo dhe zotohej t’i jepte atij një shumë vjetore

shpërblimi. Por Pioja IX e refuzoi ofertën dhe i ndaloi edhe besnikët e tij që të merrnin pjesë në

jetën politike italiane.

Mjaft prej tyre iu bindën, duke mos marrë pjesë në zgjedhje. Në këtë mënyrë radha e

tkurrur e italianëve që mund të votonin u tkurr edhe më shumë dhe një numër katolikësh nuk u

përfaqësua në parlament.

Parlamenti i mbretërisë së Italisë • Deputetët që formonin parlamentin italian formonin

dy grupime politike të quajtura “e djathta” dhe “e majta” në bazë të vendeve që zinin lidhur me

drejtimin e sallës së parlamentit. Në të djathtë uleshin pasuesit e Kavurit, që ishin moderatorë

liberalë apo konservatorë (këta të fundit i kundërviheshin ndryshimit në fushën politike); në të

majtë uleshin demokratët, ish-mazinianët dhe ish-garibaldianët.

Por meqë luftërat kryengritëse kishin ca kohë që kishin përfunduar, midis të djathtës dhe

të majtës nuk është se ekzistonte ndonjë largësi e pakapërcyeshme. Nga 1861-shi deri më 1876

mbretëria e Italisë u qeveris nga të djathtët, e cila më pas u quajt e Djathta historike për ta

dalluar kështu nga e djathta e shekullit pasues.

Qeveria e të Djathtës historike • E djathta u përball me një detyrë jo edhe aq të lehtë,

por ia doli mbanë të arrinte rezultate të rëndësishme: çoi deri në fund bashkimin territorial të

mbretërisë, duke fituar Venedikun dhe Romën, i dha Italisë një legjislacion të vetëm dhe një

sistem administrativ të njësishëm, arriti të ngrinte ushtrinë dhe favorizoi lindjen e tregut

kombëtar: doganat u shfuqizuan, lireta u bë monedha kombëtare ndërsa në gjithë gadishullin u

shtri zbatimi i sistemit metrik dhjetor.

Gjithsesi, problemi më i madh për njerëzit e të Djathtës ishte deficiti i tepruar i financave

të shtetit, shpenzimet (daljet) e të cilit i kalonin hyrjet me 60%. E djathta mundi ta barazonte

bilancin (domethënë të vinte në drejtpeshim hyrjet me daljet), por në kurriz të një taksimi të lartë,

bazuar mbi të gjitha mbi tatimet e tërthorta. Ndërkohë që tatimet e drejtpërdrejta shlyheshin nga

qytetarët në përpjesëtim me të ardhurat e tyre (fitimet vjetore), ngaqë të pasurit paguajnë më

shumë dhe të varfrit më pak, tatimet e tërthorta paguhen nga të gjithë në mënyrë të njëjtë, ngaqë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!