14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Barleti dhe Beçikemi janë dy humanistë të mëdhenj arbër.Të dy këta historianë dhe shkencëtarë

të shekullit XV kanë dhënë kontribut në kulturën europiane dhe i kanë shtuar lavdinë kombit

shqiptar.

Kur realizohet përshtatëshmëria e një tregimi aplikohen dhe përforcohen shumë

koncepte nga kurrikuli i historisë. Linjat e një tregimi të mirë janë të thjeshta, numri i

personazheve është i limituar, dhe tregimi ndahet në një numër të qartë dhe të veçantë

episodesh. Saktësia historike e detajeve dhe veçanërisht ilustrimet duhet të shikohen me

kujdes nga mësuesi.

‣ Për nxënësit e shkollës 9-vjeçare

Veprat letrare artistike me përmbajtje historike, të lexuara nga fëmijët vetë apo nga

mësuesit e tyre, luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e koncepteve historike dhe kuptimit të

historisë. Shkrimet e mira të këtij zhanri, i lejojnë fëmijët të bëhen, të familjarizohen me detajet e

jetës së personazheve dhe të kuptojnë sjelljet, perspektivat dhe shqetësimet e njerëzve në atë

kohë, në një mënyrë që do të ishte e pamundur të përfitohej nga ekzaminimi i provave

arkeologjike dhe burimeve të tjera historike.

Një numër i madh veprash letrare me përmbajtje historike ekziston pothuajse për të

gjitha periudhat historike. Disa autorë preferojne ti ritregojnë historitë e ngjarjeve në të kaluarën

duke përdorur personazhe dhe ngjarje të vërteta historike.p.sh.S.Godo me

romanet”Skëndërbeu”dhe “Ali Pashë Tepelena”, etj

Disa autorë të tjerë shpikin personazhe të trilluara por i vendosin me kujdes në

kontekstet historike.Shembuj të tillë ka plot si p.sh.I.Kadare me romanin “Kështjella”,”Princesha

Argjiro”,F.Reshpja “Legjenda e Arbërit”,O.Grillo “Historia e Skëndërbeut”,etj Shumë nga këto

libra ofrojnë një material ideal për leximin, ndërsa për historinë duhet të merren dhe të zbulohet

se çfarë autorët shkruajnë për periudhat historike që nxënësit studiojnë.

. P.sh. Nxënësit e angazhuar në studimin e Kohës së Gurit dhe të Bronxit do të gjejnë

libra që përshkruajë plot detaje të Kohës së Gurit si jeta, puna, kultura me provat historike ku libri

është bazuar.

Ndoshta, rolet më të domosdoshme që novelat apo romanet mund të luajnë është ti

lejojmë fëmijët të eksplorojnë ngjarjet komplekse dhe të bëjnë pyetje, përmes eksperiencave

akoma të besueshme të personazheve të trilluara. Për shumicën e fëmijëve shumë tema shihen

bardh e zi. Historia i ndihmon ata që të vlerësojnë se rrallë jeta është kaq e lehtë.

Novelat shpjegojnë rrugët e ndryshme se si mund të interpretohen episodet

historike nga njerezit sot dhe se si mund të influencojnë në veprimet dhe opinionet e të

tjerëve.

‣ Historia Personale dhe Familjare.

Roli i historisë personale dhe familjare.

Historia personale e familjare ofron një fillim ideal për eksplorimin e të kaluarës. Këto

detyra praktike duhet të:

• Japin mundësi nxënësve vendosin një pozicion personal në kohë, të bëhen të vetëdijshëm

për historinë e të kaluarës duke ndihmuar zhvillimin gradual të koncepteve të së kaluarës.

• Bëjnë nxënësit të vetëdijshëm për disa nga marrëdhëniet më kryesore në familjet e tyre,

veçanërisht lidhjet e tyre me prindërit, motrat-vëllezërit, gjyshërit, tezet dhe xhaxhallarët.

• Ndihmojnë fëmijët të zbulojnë ndryshimet dhe vazhdimësinë në vetë jetën e tyre dhe atë të

të tjerëve.

• Pajisja e fëmijëve me gjuhën e kohës, për shembull i vjetër/më i vjetër; i ri/më i ri;

përpara/pas, atëhere; i njëjtë/i ndryshëm etj.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!