14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Krijohet një ndarje mes qeveritarëve dhe të qeverisurve • Mandej, ligji zgjedhor ua

njihte të drejtën e votës vetëm qytetarëve meshkuj që kishin një nivel të lartë të ardhurash (e

drejta e votës mashkullore mbi bazën e pasurisë). Në rreth 25 milionë italianë zgjedhësit nuk

ishin më shumë se 500.000 veta, të gjithë këta pronarë tokash, industrialistë, tregtarë të pasur,

profesionistë, aristokratë dhe ushtarakë të gradave të larta. Këta njerëz, nga të cilët zgjidheshin

deputetët e parlamentit, nuk kishin asnjë lidhje me pjesën dërrmuese të popullit që do të

qeverisnin dhe drejtonin. Ndonëse detyrën që u qe ngarkuar e bënin me seriozitet, jo gjithmonë

njihnin plotësisht hallet e popullatës apo të dinin se si të gjenin mënyrat për t’i zgjidhur. Në këtë

mënyrë u krijua një ndarjes mes qeveritarëve dhe të qeverisurve dhe mjaft italianëve,

veçanërisht në jug, shteti u dukej si një organizëm i huaj e shpesh armik.

Në krahinat jugore përhapet kusaria • Në Italinë e jugut zemërata e popullsisë mori

forma rebelimi të hapur dhe grupe të tëra fshatarësh, të inatosur nga uria dhe mjerimi, filloi një

guerilje ku goditjet ishin në rend të ditës: kusaria. Kundër kryengritësve qeveria dërgoi ushtrinë

dhe, mbas pesë vjet luftimesh të përgjakshme, kusaria arriti të shtypej.

Episod nga fushata kundër cubërisë në një pikturë të Xhovani Fatorit 1864, e frymëzuar nga një fakt

kronike 1863. Piktura e pasqyron ngjarjen në një mënyrë të thjeshtë dhe realiste.

Ushtarë të ushtrisë së rregullt.

2. Italia plotëson bashkimin e saj nëpërmjet ndërhyrjes së fuqive të huaja

Për të marrë Venedikun Italia bëhet aleate e Prusisë • Për të marrë Venedikun, që

ende nuk ishte pjesë e bashkimit të plotë të mbretërisë, ishte e nevojshme zhvillimi i një lufte

tjetër kundër Austrisë, e cila më vonë u quajt Lufta e Tretë Ndërkombëtare. Italia luftoi përkrah

një aleateje të re të huaj: Prusisë, shtet i konfederatës gjermanike.

Në vitet gjashtëdhjetë Prusia ishte një fuqi e madhe ekonomike dhe gjermanët liberalë i

njohën asaj rol udhëheqës në bashkimin e Gjermanisë. Prusia e mori përfundimisht këtë detyrë

më 1862-shin, kur Oto Bismarku, një shtetar me personalitet të fortë, u emërua kryeministër.

Bismarku ishte i bindur se bashkimi i Gjermanisë mund të arrihej vetëm nëpërmjet forcës

së armëve, “zjarr e hekur”, siç thoshte ai, duke luftuar kështu kundër Austrisë, që kishte

kontrollin e konfederatës gjermanike.

Shpërthen konflikti austro-prusian (Lufta e Tretë për Pavarësi) • Bismarku bëri

përgatitje të veçanta për luftën, duke forcuar ushtrinë, duke siguruar asnjanësinë e Francës dhe

duke siguruar aleancën e Italisë. Kur ishte gati, ai përfitoi nga një mosmarrëveshje që kishte me

Austrinë (për kontrollin e dy dukateve të veriut të Gjermanisë) për të nisur luftën: ishte vera e

1866-ës.

Në frontin jugor gjërat shkuan menjëherë keq për italianët, që u mundën në tokë

(Kustovë) dhe në det (Liza). Vetëm Garibaldi me “këmishët e tij të kuqe” i mundi austriakët në

Trentino. Por në veri prusianët e shpartalluan ushtrinë austriake në një betejë të vetme vendimtare

në Sadovë (3 korrik 1866). Austria, e mundur dhe e detyruar të tërhiqej, u dëbua nga konfederata

gjermanike (e cila u shkri) dhe iu desh t’i kalonte Venedikun Italisë. Megjithatë, mbajti vetëm

Trenton dhe Triesten.

Garibaldi orvatet të pushtojë më kot Romën • Kishte mbetur ende Roma. Garibaldi u

orvat ta pushtonte dy herë me radhë. Por në 1862-shin atë e ndaluan në Aspromont me urdhër të

qeverisë italiane që nuk donte t’i shkaktonte mërzi Napolonit III, që ishte kategorikisht kundër

ekspeditës në fjalë. Përkundrazi, për ta bindur Napolonin, Italia hoqi dorë nga aneksimi i Romës:

më 1864-ën, për të mbajtur zotimet e marra, kryeqyteti i mbretërisë u zhvendos nga Torinoja

për në Firence.

Garibaldianët kryen një orvatje të dytë më 1867-ën, duke i mbajtur shpresat te

kryengritja popullore. Por revolta nuk ndodhi dhe Garibaldi pësoi disfatë në Mentanë, Lacio, nga

trupat franceze që ishin të furnizuara me armë më moderne.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!