14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

dhe zakonet e jetës, ndryshonin jashtëzakonisht shumë nga njëri vend në tjetrin. Mund të thuhet

se nuk ekzistonte as gjuha zyrtare e përbashkët, ngaqë italishtja ishte një gjuhë letrare, që përdorej

vetëm nga shkrimtarët dhe nga pak persona të ngritur, ndërkohë që shumica dërrmuese e

italianëve fliste në dialekt.

Ishte e domosdoshme që Italia të pajisej, brenda një kohe të shkurtër, me një legjislacion

dhe një sistem administrativ të njësishëm të vetëm.

Qeveria merr në dorë gjithë pushtetin dhe shtrin në mbarë Italinë modelin

piemontez • Qeveria i dha zgjidhje problemit duke shtrirë në gjithë gadishullin Statutin Albertin

– që u bë kushtetuta e re e mbretërisë – dhe ligjet e tjera piemonteze, sido që disa nga shtetet e

vjetra, si për shembull ai i Toskanës, kishte një legjislacion më modern dhe më përparimtar.

Qeveria e ndau më pas territorin kombëtar në provinca dhe në secilën prej tyre vendosi nga një

prefekt, domethënë një përfaqësues të qeverisë që kishte detyrën e ruajtjes dhe të kontrollit. Gati

të gjithë prefektët ishin piemontezë.

Disa politikanë, në të vërtetë, duke pasur parasysh ndryshimet që ekzistonin midis

italianëve, propozuan që rajoneve t’u lihej njëfarë autonomie, në mënyrë që t’i zgjidhnin

drejtpërdrejt problemet e tyre lokale. Mirëpo, autonomia lokale nuk u bë realitet ngaqë Italia qe

bashkuar kohët e fundit e prandaj frika për një ndarje të re të gadishullit ishte ende e fortë.

Kësisoj, qeveria me seli në Torino parapëlqeu që ta përqendronte të gjithë pushtetin në dorën e saj

dhe, nëpërmjet prefektëve dhe të kryetarëve të bashkive – edhe këta të fundit emëroheshin nga

sipër –, të mund të thoshte fjalën e fundit edhe te çështjet lokale. Kështu që Italia u ndërtua sipas

modelit piemontez (u piemontizua – sikundër mund të thuhet ndryshe) dhe pati një qeveri

tmerrësisht të centralizuar.

Prapambetja e ekonomisë; përhapja e analfabetizmit • Kohën kur u bashkua, Italia

ishte një vend i varfër dhe i prapambetur. Në të gjithë mbretërinë rrugët ishin të pakta në numër

dhe të këqija, hekurudhat, atje ku kishte, mbaronin në kufijtë e shteteve të vjetra pa u lidhur dot

me degët e tjera hekurudhore, shkollat mungonin dhe më shumë se 78 në 100 italianë nuk dinin

as të shkruanin dhe as të lexonin.

Ekonomikisht Italia ishte shumë larg nga zhvillimi industrial që kishin arritur vende të

tjera evropiane. Industria ishte ende në hapat e para, dhe ekzistonte vetëm në Lombardi, Piemont

dhe Liguria, ndërkohë që gjetiu tjetër thuajse mungonte fare. Agrikultura, që ishte veprimtaria

kryesore, ndryshonte sa i përket zhvillimit të saj nga njëri vend në tjetrin. Në veri po krijoheshin

shoqëri bujqësore moderne nga sipërmarrës të zotë që po investonin në agrikulturë kapitalet e

tyre. Ndërsa në jug mbizotëronte ende latifondizmi, i përqendruar në duart e pak pronarëve të

pasur që rronin në qytet dhe as që e vritnin mendjen të përmirësonin, me investime të reja,

prodhueshmërinë e tokave të tyre. Nëpër latifonde metodat e punës ishin të vjetruara dhe shumica

dërrmuese e fshatarëve jetonin në kushte jashtë mase të mjerueshme.

Masat e qeverisë, ndonëse të nevojshme, shkaktojnë pakënaqësi • Që të ndërtonte

rrugë, shkolla, ura dhe hekurudha shteti kishte nevojë për para, ngaqë luftërat e zhvilluara për

bashkimin e Italisë në shekullin e 19-të kishin kushtuar shtrenjtë dhe mbi qeverinë e re rëndonte

përgjegjësia e shteteve të aneksuara. Prandaj, taksat u rritën, barra e së cilës ra veçanërisht mbi

shtresat më të varfra.

Në lëmin ekonomik qeveria vendosi të shfuqizonte doganat për të favorizuar kështu

lindjen e tregut të vetëm kombëtar. Sidoqoftë, si pasojë e kësaj u dëmtua ajo industri e paktë që

ekzistonte në jug, që nuk mund t’i bënte dot ballë konkurrencës të veriut më të zhvilluar kështu që

u detyrua të mbyllej.

Ishte e domosdoshme krijimi i një ushtrie të fortë dhe për këtë qëllim në mbarë Italinë u

shtri shërbimi ushtarak i detyrueshëm që zgjaste disa vjet. Kjo ishte një masë e nevojshme e

cila megjithatë fitoi nam të keq, sidomos në jug, ngaqë të rinjtë që thirreshin nën armë nuk

punonin për disa kohë dhe mungesa e tyre i bënte edhe më të mjerueshme kushtet e shumë

familjeve.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!