14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Ligurian, Sardenjën, Lombardinë dhe Emilia-Romanjën. Megjithatë, sukseset diplomatikeushtarake

të Kavurit vetëm sa kishin nisur procesin e bashkimit dhe pavarësisë, por pa e

përfunduar ende.

Ekspedita e të mijtëve: Garibaldi bashkë me vullnetarët e tij arrijnë të marrin mbretërinë e

dy Siçilive. Anembanë gadishullit demokratë thurnin plane për të çliruar mbretërinë e dy Siçilive

nëpërmjet një kryengritjeje popullore. Me iniciativën e Garibaldit grumbulloheshin shuma në të

holla për të blerë armë madje edhe vetë Vitorio Emanueli (fshehtazi) kontribuoi për këtë fushatë.

Megjithëkëtë, një zbarkim i trupave në jug të vendit ishte i rrezikshëm, ashtu si e pat treguar edhe

ndërmarrja heroike e dy vëllezërve Bandiera (1844) dhe më pas ajo e Karlo Pisakanes (1857), të

dyja me një fund tragjik. Prandaj edhe Garibaldi priste rastin e volitshëm dhe, kur në Palermo

shpërtheu një revoltë spontane, në prill 1860, gjenerali vendosi të kalonte në veprim.

Natën midis 5 dhe 6 majit 1860, të hipur në dy avullore, Piemonti dhe Lombardia,Garibaldi

lundroi nga porti i vogël i Kuartos pranë Gjenovës në drejtim të Siçilisë. Me vete kishte një mijë

vullnetarë të veshur me këmishë të kuqe: të Mijët. Fjalëkalimi (parulla) e ekspeditës ishte: Italia

dhe Vitorio Emanueli. Kështu dukej qartë se Garibaldi dëshironte të luftonte në emër të mbretit

Vitorio për të ndërtuar një Itali monarkike nën dinastinë e Savojëve.

Në 11 maj të Mijtët zbarkuan në Siçili dhe që në betejën e parë mposhtën Burbonët në

Kalatafimi. Por beteja vendimtare për çlirimin e Sicilisë u zhvillua në Milazo, ku ushtria

Burbonase u mposht sërish dhe u detyrua të braktiste ishullin: në më pak se një muaj e gjithë

Sicilia ishte në duart e Garibaldit.

Shpresat e zhgënjyera të fshatarëve të jugut. Gjenerali tanimë printe një ushtri të vërtetë edhe

pse jo e shumtë në numër. Të Mijëve u shtoheshin vullnetarë të rinj që mbërrinin nga kontinenti si

dhe shumë të rinj sicilianë, sidomos nga radhët e fshatarësisë.

Përparimi i Garibaldit në jug të vendit pasohej, madje edhe paraprihej nga revoltat e fshatarësisë,

që shpresonin se më në fund mund t çliroheshin nga mjerimi i tyre shekullor, duke u bërë zotë të

një ngastre toke. Sapo pat zbritur në Sicili, Garibaldi kishte hequr taksën mbi bluarjen e

drithërave, që godiste më shumë shtresat e varfra dhe u kishte premtuar shpërndarjen e tokave të

kishës. Megjithatë, edhe pse e kishte përzemër drejtësinë shoqërore, ai luftonte për të përzënë

Burbonët dhe të bashkonte Italinë, prandaj nuk mund të toleronte trazira dhe veprime të

paligjshme që me siguri do t’i hiqnin mbështetjen e shumë borgjezëve dhe, mbi të gjitha, t’i

jepnin shkas një ndërhyrje të huaj. Kështu, kur fshatarët u ngritën kundër latifondistëve dhe

zaptuan tokat (si në rastin e Brontes, në provincën e Katanias), garibaldinët ndërhynë menjëherë

duke shtypur revoltën.

Nga frika e ndërlikimeve ndërkombëtare ushtria mbretërore vendos të ndërhyjë

Lufta ndaj Burbonëve vazhdonte dhe qytetet binin njëri pas tjetrit në duart e garibaldinëve.

Garibaldi zbarkoi në Kalabri dhe tani marshimi i tyre ishte bërë i pandalshëm. Ushtria burbone qe

shpartalluar thuajse plotësisht dhe Ferdinandi II, mbreti i Dy Sicilive, mori arratinë drejt Gaetas.

Thuajse pa luftuar fare Garibaldi hyri triumfues në Napoli, kryeqytetin e mbretërisë, në 7 shtator

të 1860-s.

Përparimi triumfal i garibaldinëve e preokuponte jo pak kontin Kavur. Ai i frikësohej se mos

Garibaldi shpallte një republikë në Jug të Italisë dhe vazhdonte marshimin e tij deri në marrjen e

Romës. Nëse ngjarjet do të rridhnin kështu atëherë një ndërhyrje franceze do të qe e

pashmangshme, njësoj si në rastin e republikës romane. Prandaj ishte e pashmangshme që tani e

më pas iniciativa të ishte në duart e ushtrisë mbretërore duke ia hequr këtë mundësi Garibaldit.

Marke, Umbria dhe Dy Sicilitë i aneksohen Piemontit. Me miratimin e Napolonit III ushtria

piemonteze pushtoi Marken dhe Umbrian, që i përkisnin shtetit të papatit. Pak më vonë, kur

Garibaldi theu ushtrinë burbone në betejën e Volturnos ( 2 tetor), mbreti Vitorio u vu vetë në krye

të ushtrisë dhe zbriti në jug për të bllokuar garibaldinët. Ndërkohë shpalleshin plebishitet që

vendosnin aneksimin e mbretërisë së Dy Sicilive, Markes dhe Umbrias në favor të Piemontit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!