14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

sakrifikuar idealin republikan dhe të vazhdonin luftën, me më shumë mundësi për të arritur

suksesin përkrah Piemontit monarkik. Ndër të shumtët që u rreshtua përkrah shtëpisë mbretërore

të Savojës ishte edhe figura legjendare e Garibaldit.

Shumë të tjerë, ndërkohë, i ngelën besnikë programit të Mazinit ose, si në rastin e socialistit

Karlo Pisakane, përpiqeshin të nxirrnin në plan të parë problemin e varfërisë së madhe të klasës

punëtore dhe fshatarësisë, që për ta ishte shumë më e rëndë sesa mungesa e një bashkimi politik.

Franca dhe Piemonti vendosin krijimin e një aleance anti-austriake. Ndërkohë, në korrik të

1858-s, Kavuri bashkë me perandorin arritën një marrëveshje të fshehtë në Plombiers të Francës:

Napoloni III zotohej të ndihmonte ushtarakisht Piemontin në rast të një lufte me Austrinë, por

vetëm atëherë nëse do të qe Austria ajo që do të sulmonte e para. Në rast fitoreje do të lindte një

Itali e Sipërme (që përfshinte Piemontin, Lambardinë, Veneton, Parmën, Modenën dhe

Romanjën). Si shpërblim ndaj ndihmës së dhënë, krahinat e Nicës dhe Savojës, që i përkisnin

mbretërisë së Sardenjës, do t’i kalonin Francës.

Tani s’ngelej tjetër veçse të provokohej Austria e cila me siguri do t’i shpallte luftë shtëpisë

mbretërore të Savojës. Mbreti Vitorio Emanueli II mbajti një fjalim në parlament ku thoshte se

Piemonti nuk ishte i pandjeshëm ndaj klithmës së dhimbjes të kaq shumë italianëve të shtypur që

kërkonin liri dhe pavarësi. Ndërkohë, me pretekstin e kryerjes së manovrave ushtarake,

dërgoheshin trupa të rregullta në kufi me Lombardi-Veneton. Austria, e alarmuar, urdhëroi

Piemontin të tërhiqej dhe, meqë kjo nuk u zbatua, në 26 prill 1859 i shpalli luftë: ishte lufta e dytë

për pavarësi.

Lufta e dytë për pavarësi: marrja e Lombardisë. Edhe kësaj here mijëra vullnetarë nga të

gjitha anët e Italisë erdhën në ndihmë të ushtrisë piemonteze: pesëmbëdhjetë mijë prej tyre

formuan të ashtuquajturën trupë të Gjuetarëve të Alpeve, nën udhëheqjen e Garibaldit. Këtyre

foecave iu shtua edhe ushtria franceze që ishte shumë më e madhe në numër sesa ajo piemonteze.

Napoloni IIImori komandën e operacioneve ushtarake dhe mposhti austriakët në Magenta, të

Lombardisë: në ditët e para të qershorit perandori bashkë me Vitorio Emanuelin II hynë në

Milano, të pritur nga një entuziazëm i madh popullor. Austriakët, që s’mund të pajtoheshin lehtë

me këtë disfatë, u përpoqën të kundërsulmonin, por u mposhtën sërish në Solferino (nga

francezët) dhe në San Martino (nga piemontezët).

Ndërkohë Toskana, dukatet e Parmës dhe Modenës si dhe Romanja kishin përzënë sovranët e tyre

dhe kërkonin aneksimin, pra bashkimin me Mbretërinë e Sardenjës. Por, këto kërkesa

s’përputheshin aspak me planet e Napolonit III, i cili dëshironte të vendoste miq të tij sovranë në

fronet e Italisë qendrore dhe që për më tepër shqetësonin tej mase katolikët francezë, të frikësuar

për fatin e shtetit papnor. Atëherë Napoloni vendosi t’i japë fund luftës pa dijeninë e Vitotio

Emanuelit duke nënshkruar me Austrinë armëpushimin e Vilafrankës (11 korrik 1859). Ishte

vendosur që LOmbardia t’i jepej shtëpisë së Savojës; ndërsa Veneto ngelej përsëri në duart e

austriakëve.

Aneksimet: Toskana, Emilia dhe Romanja bashkohen me Piemontin. Ndërkohë, Toskana,

Emilia dhe Romanja, të cilat duhet t’u ktheheshin sërish sovranëve të përzënë, s’pranuan të

nënshtroheshin e ndërkohë u përgatitën të bënin një rezistencë të armatosur. Në mars të 1860-s

qeveritë provizore thërritën plebishitet për të vendosur mbi aneksimin e tyre nga Piemonti: me një

shumicë dërrmuese popullsia votoi për bashkimin.

Pak më vonë, plebishite të ngjashme shpallën kalimin e Nicës dhe Savojës në favor të Francës.

Kongresi i Parisit 1856. Kavuri po denoncon problemin e Italisë, së shtypur nga të huajt: lajmërimi do ta

prishë paqen e fuqive evropiane, prandaj Italia është paraqitur si një “bombë” gati për të shpërthyer.

5. Italia bashkohet: shpallja e mbretërisë

Zgjerimi i mbretërisë së Sardenjës. Në vijim të luftës së dytë për pavarësi dhe të aneksimeve,

mbretëria e Sardenjës ishte zgjeruar së tepërmi dhe brenda kufijve të saj përfshinte Piemontin,

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!