14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

zgjedhësve të tij: kështu në 1948-n, për të marrë votat e katolikëve, dërgoi trupat të shtypnin

republikën romane.

Në 1851, duke përfituar nga një kontradiktë me parlamentin, Luigj Napoloni përmbysi

republikën e dytë dhe një vit më pas u shpall perandor nëpërmjet një plebishiti (votim ku populli

thirret për të vendosur mbi çështje të rëndësisë së madhe kombëtare). Me emrin e Napolonit III,

ai i dha jetë, në 1852, perandorisë së dytë. Në mbështetje të tij kishin dalë hapur konservatorët –

borgjezët, monarkistët, katolikët, ushtarakët dhe fshatarët e pasur – që shihnin te perandoria

garancinë e duhur të rendit dhe stabilitetit politik.

Republika franceze qëllon me kamë republikën romane. Kjo skicë satirike e vitit 1849 aludon për

ndërhyrjen e Francës kundër vullnetarëve të republikës romane.

Republika romane mban beretën simbol të lirisë dhe mban tringjyrëshin me çelësat e Shën Pjetrit; tiara

papnore dergjet përdhe e gjakosur; republika franceze, bereta e së cilës po rrëshqet përdhe (shenjë që liria

në Francë po humbet) mban tringjyrëshin francez por edhe flamurin me shqiponjën habsburgase.

4. Në udhën e bashkimit italian diplomacia del në krah të forcës ushtarake

Austria rimerr Lombardinë dhe Veneton. Pas disfatave të 1848-49 austriakët rikthyen në

fronet e tyre princat e Lombardisë dhe Venetos dhe në të njëjtën kohë iu dhanë fund kushtetutave

liberale.

Vetëm në mbretërinë e Sardenjës ngelën në fuqi statuti dhe parlamenti, pavarësisht presionit që

Austria kishte bërë mbi Vitorio Emanuelin II që t’i shfuqizonte. Piemonti kushtetues u shndërrua

kështu në një pikë referimi për gjithë patriotët e persekutuar në shtetet e tjera italiane dhe mijëra

të mërguar gjetën strehë aty.

Piemonti shndërrohet në një shtet modern. Duke filluar nga viti 1852 (dhe më pas thuajse pa

ndërprerje për vite të tëra me radhë) kryeministër u emërua piemontezi Kamilo Benso, konti i

Kavur-it.

Konti i Kavurit ishte një liberal i moderuar, mbështetës i politikës së reformave. Kishte udhëtuar

shumë në vendet më të zhvilluara të Evropës dhe ishte i bindur se progresi politik duhet të ecte

me të njëjtin hap me progresin ekonomik. Për rrjedhojë, kur u emërua kryeministër, dëshironte ta

shndërronte mbretërinë e Sardenjës në një vend modern.

Për t’i dhënë shtysë ekonomisë firmosi traktate të tregtisë së lirë me vendet e tjera, ndërtoi

kanale, rrugë, hekurudha (në 1859 Piemonti kishte 807 kilometra udhë hekurudhore, më shumë

sesa çdo shtet tjetër italian), dhe e shndërroi Gjenovën në portin më të madh italian. Nën

udhëheqjen e tij Piemonti u shndërrua, brenda pak viteve, në një shtet të begatë dhe në zhvillim të

plotë.

Kavuri hedh themelet për aleancat e të ardhmes. Por mbi të gjitha, falë Kavurit, mbretëria e

vogël e Sardenjës arriti të shtrëngonte aleanca për të cilat kishte aq shumë nevojë për të luftuar

kundër Austrisë.

Rasti i erdhi në dorë falë luftës së Krimesë (Krimea është një gadishull në detin e Zi), që kishte

nisur midis perandorisë ruse dhe asaj otomane. Duke iu frikësuar forcimit të tepërt të Rusisë,

Franca dhe Anglia dolën hapur në krah të Turqisë. Përkrah trupave franko-angleze u rreshtua

edhe Piemonti me 18000 trupat e tij, edhe pse s’kishte asnjë interes të drejtpërdrejt në atë zonë të

largët. Por pjesëmarrja në konflikt i mundësoi Kavurit pjesëmarrjen në kongresin e Parisit, në

1856, pas disfatës së Rusisë.

Në atë konferencë ndërkombëtare Kavuri arriti të parashtronte problemin italian – të cilin gazetat

angleze, franceze dhe gjermane ia bën të ditur mbarë opinionit publik në gjithë Evropën – dhe

hodhi themelet e një aleance me Napolonin III, perandorin e francezëve, në interesin e të cilit

ishte fuqizimi i Piemontit, për të zvogëluar sa të mundej fuqinë e Austrisë.

Liberalët e moderuar mbështesin iniciativat e Kavurit. Iniciativat e Kavurit u mbështetën nga

gjithë liberalët e moderuar dhe nga shumë demokratë e ish mazinianë, të gatshëm për të

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!