14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Kombësia e perandorisë austriake hartë

Në perandorinë austriake bashkëjetonin 12 kombësi të ndryshme dhe një bashkësi e dendur hebrejsh.

Hungarezët, kombësia e dytë e perandorisë pas austriakëve, arritën të fitojnë autonominë aq sa në vitin

1807 ajo u quajt austro-hungareze.

3. Në Itali dhe në Evropë shtypen me dhunë revoltat

Demokratët çohen në kryengritje: republikat e Venecias dhe Romë. Disfata e mbretit iu dha

të drejtë demokratëve, të cilët mbështesnin kryengritjet popullore dhe jo luftën mes mbretërve.

Venecia, e cila pat shpallur që më parë veten republikë, u përgatit t’i qëndronte për jetë a vdekje

sulmit të austriakëve.

Në Romë dhe në Firence nisen revoltat e dhunshme popullore. Papa, i cili ishte tanimë hapur

kundër lëvizjes liberale, vendosi të largohej nga qyteti duke gjetur strehë në Gaeta, nën mbrojtjen

e Ferdinandit II. Në Gaeta iu bashkua edhe duka i madh i Toskanës, Leopoldo i Asburg-Lorenës,

në kohën kur në Firence u formua një qeveri demokratike.

Në Romë, në mungesë të papës, një parlament i zgjedhur me votim të hapur dekretoi fundin e

pushtetit laik të papëve dhe shpalli republikën (9 shkurt 1849). Përkohësisht pushteti drejtohej

nga një triumvirat (një komitet i formuar nga tre burra), në të cilin merrte pjesë edhe Xhuzepe

Mazini. Republika e re nisi të punonte etshëm për përgatitjen e një kushtetute demokratike, e para

në historinë e Italisë, që për fat të keq s’hyri asnjëherë në fuqi.

Në Itali kryengritjet shtypen dhunshëm. Kishte nisur në të vërtetë shtypja e revoltave. Pas

disfatës së Karlo Albertit në Novara, Austria i rimori sërish të gjitha qytetet rebele lombarde (mes

të cilave edhe Breshia, e cili rezistoi heroikisht për dhjetë ditë me radhë). Më pas, në maj të

1849-s, ushtria austriake pushtoi Toskanën, duke ia hapur kështu udhë rikthimit të dukës së madh

Leopoldo. Në të njëjtin muaj Ferdinandi II arriti t’i jepte fund pushtimit të Sicilisë e cila qe

shkëputur nga Napoli duke shpallur pavarësinë.

Të njëjtin fat të dhimbshëm patën edhe Roma me Venecian. Për të rikthyer papën në fron u

mobilizuan Franca, Spanja, Austria dhe mbretëria e Dy Sicilive. Në mbrojtje të republikës

romane erdhën vullnetarë nga të gjitha anët e Italisë. Ishin, mes patriotëve të shumtë, Xhuzepe

Garibaldi, që pat luftuar më parë për pavarësinë e Amerikës Latine dhe qe kthyer për të marrë

pjesë në luftën e parë kundër Austrisë dhe Gofredo Mameli, poeti gjenovan i cili shkroi tekstin e

himnit Fratelli d’Italia (Vëllezërit e Italisë) që do të ishte edhe himni i mëpasëm i Italisë.

Në fillim të qershorit francezët sulmuan me forca të shumta duke e mbajtur të rrethuar qytetin.

Më në fund, në 3 korrik 1849, duke parë se çdo rezistencë do të kishte qenë një gjakderdhje e

kotë, triumvirati urdhëroi dorëzimin dhe francezët rikthyen në Romë pushtetin e papëve.

Venecia arriti të rezistonte edhe për një muaj tjetër. Por më pas, e rrethuar, e goditur pa pushim

nga gjylet e topave, e pa furnizuar me ushqime dhe e goditur nga një epidemi kolere, u detyrua të

dorëzohej: austriakët hynë qytet më 26 gusht.

Dështojnë edhe kryengritjet e tjera evropiane. Nga gjithë anët e Evropës nuk mbërrinin lajme

të mira.

Në Gjermani, përpjekja për të formuar një mbretëri federale nën drejtimin e mbretit të Prusisë

pati një fund të dhimbshëm, pasi ky nuk kishte pranuar kurorën që pa triotët gjermanë i patën

ofruar.

Në perandorinë austro-hungareze e vetmja që rezistonte ende ishte Hungaria. Vendin e

perandorit Ferdinand I tanimë e kishte zënë nipi i tij Franc Jozefi, që edhe pse në moshë

tetëmbëdhjetë vjeçare ishte shumë energjik dhe autoritar: falë ndihmës së carit të Rusisë arriti t’i

thyente forcat hungareze brenda gusht-shtatorit të 1849-s.

Franca kalon nga republika në perandori. Në Francë ishte zgjedhur president i republikës

Luigj Napolon Bonaparti, një nip i Napolonit të madh. Ky, në rini të tij, kishte qenë simpatizant i

karbonarëve, por ishte edhe një njeri ambicioz dhe s’dëshironte ta humbiste popullaritetin para

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!