14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Statuti i shpallur në Torino nga Karl Alberti (statuti albertin) do të ngelej në fuqi për një periudhë

njëqind vjeçare, nga 4 marsi 1848 deri në 1 janar të 1948, kur do të zëvendësohej nga Kushtetuta

e Republikës italiane.

2 1848-a: viti i revolucioneve evropiane

Një krizë ekonomike i parapriu 1848-s dhe “republikën e dytë” në Francë. 1848-a, viti i

revolucioneve, u parapri nga një krizë e rëndë ekonomike që rriti numrin e të papunëve shtoi

varfërinë dhe përgatiti shtratin e revoltave. Në Francë kriza rriti pakënaqësinë popullore ndaj

mbretit, Lui Filip i Orleanit, i cili akuzohej se favorizonte klasën e borgjezisë në dëm të

punëtorisë dhe vegjëlisë. Në shkurt të 1848-s populli i Parisit ngriti krye, duke kërkuar të drejta

politike dhe një liri më të madhe ekonomike. Lui Filipi, “mbreti borgjez”, i frikësuar, hoqi dorë

nga froni dhe u arratis nga vendi: ishte mbreti i fundit i Francës. 25 shkurti u shpall si dita e

republikës, e dyta pas asaj të vitit 1792.

Revolucioni përhapet në Evropë. Nga Parisi, brenda një kohe të shkurtër, revolucioni u përhap

me shpejtësi në gjithë Evropën.

Revolta dhe manifestime të mëdha u zhvilluan në Gjermani, Prusi madje edhe në Vjenë, në

zemër të Perandorisë Habsburge (13-15 mars 1848). Si rrjedhojë e saj kancelieri Meternih dha

dorëheqjen dhe perandori premtoi kushtetutën. Por tanimë gjithë perandoria vlonte dhe popujt e

ndryshëm kërkonin pavarësinë. Njëri pas tjetrit ngritën krye kroatët, sllovenët, bohemët, sllovakët

dhe hungarezët. Edhe Italia s’ngeli pas, natyrisht, me Lombardinë dhe Veneton.

Rebelohen Venecia dhe Milano. Kur lajmi i asaj që po ndodhte në Vjenë mbërriti në Venecia,

qyteti ngriti krye (17 mars) duke shpallur republikën. Të nesërmen edhe Milano ndoqi të njëjtën

udhë. Populli ngriti barrikada për pesë ditë me radhë, të famshmet “pesë ditët e Milanos”, luftoi

heroikisht kundër trupave austriake të udhëhequra nga mareshal Rodecki. Në 22 mars austriakët u

larguan nga qyteti.

Por përkrah lombardëve dhe venetëve u ngritën edhe patriotë nga gjithë Italia, të bashkuar nga

dëshira për t’i dhënë vendit bashkim politik dhe pavarësi. Pikërisht në këtë periudhë nisi të marrë

emrin Rilindje procesi historik që pat nisur me lëvizjet e 1820-21 dhe që do të merrte fund vetëm

me bashkimin e gjithë gadishullit.

Lufta e parë për pavarësinë e Italisë. Kryengritësit lombardë i kërkuan menjëherë Karlo

Albertit që t’i shpallte luftë Austrisë. Por mbreti ngurronte: nga njëra anë i pëlqente ideja e

zgjerimit të kufijve të mbretërisë së tij, por nga ana tjetër e dinte shumë mirë se ushtria austrohungareze

ishte më e forta e Evropës dhe, mbi të gjitha, nuk u zinte besë demokratëve milanezë,

të gjithë ithtarë republikanë. Më në fund, në 23 mars, kur Milano arriti të çlirohej vetë, ushtria

piemonteze kaloi Tiçinon, lumi që shërbente si kufi ndarës midis Piemontit dhe Lombardisë: niste

kështu lufta e parë për pavarësinë e Italisë.

Nga Toskana, nga shteti i papatit dhe nga mbretëria e Dy Siçilive, erdhën për ndihmë trupa të

rregullta ushtarake dhe vullnetarë. Të gjithë gazetat liberale mbështesnin pa kursim këtë

ndërmarrje historike dhe entuziazmi kishte arritur qiellin.

Por shumë shpejt situata mori një kthesë të papritur. Princat italianë merrnin pjesë në luftë pa

shumë dëshirë, duke u trembur, jo pa të drejtë, se Piemonti dëshironte të zgjeronte kufijtë falë

ndihmës së tyre. Papa Piu IX deklaroi publikisht se shteti i Kishës nuk mund të luftonte kundër

Austrisë katolike e për rrjedhojë tërhiqte trupat nga fronti. Veprimin e tij e pasuan edhe shumë

sovranë të tjerë edhe pse shumë ushtarë nuk i ndoqën urdhrat e tyre duke qëndruar në front.

Ushtria piemonteze arriti edhe disa fitore të tjera (si ajo e Goitos dhe më pas në Peskiera, në maj

të 1848-s), por ishin të fundit. Në korrik Karlo Alberti u thye në Kustoca duke u detyruar t’i

kërkonte Austrisë një armëpushim, pra një ndërprerje të luftës.

Një përpjekje tjetër, e vënë në jetë një vit më vonë, u shndërrua në një katastrofë të vërtetë: i

mposhtur sërish në betejën e Novarës (mars 1849), Karlo Alberti abdikoi nga froni (hoqi dorë) në

favor të të birit, Vitorio Emanueli II, duke u larguar me dëshirën e tij jashtë vendit.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!