14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

tjetrën dhe për më tepër u mbaheshin sekret anëtarëve të saj. Ndaj në 1831 themeloi në Marsejë –

ku jeton në mërgim – një shoqatë të re: Italia e Re. Në ndryshim nga organizatat e tjera të

fshehta, Italia e Re e bëri publik programin e saj politik: Italia e së nesërmes duhej të ishte

republikane, pasi faktet (lëvizjet e Napolit, të Piemontes dhe Modenas) kishin treguar se asnjë

marrëveshje nuk qe e mundur me principet, e pavarur, nga sundimi i huaj dhe e bashkuar, pasi

pa bashkim nuk do të ishin të pathyeshëm. Ky program ngjalli shumë entuziazëm dhe një numër

të madh ithtarësh në gjithë gadishullin.

Lëvizjet maziniane dështojnë. Megjithatë as Mazini nuk pati mbështetjen popullore qe

ëndërronte, pasi pjesa më e madhe e popullit italian formohej nga bujq analfabetë, te të cilët

mesazhi mazonian nuk arriti kurrë. Kësaj i duhen shtuar edhe problemet që lindin nga fakti i të

vepruarit në fshehtësi. Kështu veprimtaria e Italisë së Re pati një fillim tragjik: lëvizjet mazoniane

(të 1833 dhe 1834) u zbuluan nga autoritet para se të nisnin duke u shtypur me shpejtësi. Një nga

shembujt ndoshta më tragjikomik është ai i vëllezërve Atilio dhe Emilio Bandiera, oficerë të

marinës austriake, anëtarë të lëvizjes Italia e Re. Edhe pse s’kishin marrë miratimin e Mazinit, të

dy vëllezërit zbarkuan në Kalabri të bindur se mund të ngrinin në këmbë popullin kundër

sundimit të Burbonëve. Për fatin e tyre të keq i morën për kusarë dhe u ndoqën këmba-këmbës

nga populli që donin të çlironin, u burgosën dhe në fund u pushkatuan.

Nisma kalon në dorë të të moderuarve. Pas dështimit të lëvizjeve mazoniane nisma kaloi në

duart e liberalëve me ide të moderuara (të përmbajtura), që ishin kundër revolucionit, mendonin

se mund të bashkëpunohej me sovranët dhe të arrinin, përmes reformave. hartimin e ligjeve më

të mira ku të kishte më shumë të drejta dhe liri.

Liberalët e moderuar ishin të orientuar më tepër drejt federalizmit. Ata propozuan kështu një

konfederatë shtetesh, ku secili do të ruante autonominë e tij, dhe jo bashkimin Italisë.

Federalistët propozojnë një konfederatë shtetesh. Figura më me peshë e federalistëve ishte

Vinçenco Xhoberti, një prift me ide liberale. Sipas Xhobertit, konfederata italiane duhej të ishte e

drejtuar nga papa, autoritetin e të cilës të gjithë princat e pranonin, pasi nuk do të shihnin kurrë te

ai një armik apo aq më tepër një revolucionar. Projekti i Xhobertit njohu një sukses të madh midis

katolikëve me prirje liberale, që u njohën si të ashtuquajturit neogelfë.

Liberalë të tjerë, mes të cilëve Çezar Balbo, pranonin që në krye të konfederatës të ishte Karlo

Alberto, i shpallur mbret i Piemontit në 1831.

Një federalist i bindur ishte edhe Karlo Kataneo, shkrimtar e politikan milanez, që bashkë me të

moderuarit ndante idenë e reformave graduale ekonomike, shoqërore e politike, të cilat do të

mund ta shndërronin Italinë në një vend modern. Megjithatë, federalizmi i Kataneos nuk ishte as

papnor dhe as monarkik, por republikan (Italia duhej të ishte një konfederatë republikash

autonome) dhe demokratik (Kataneo ishte në favor të së drejtës universale të votës).

Zgjedhja e papës së ri, Piu IX, ngjall entuziazëm dhe shpresa. Në 1846 u zgjodh në fronin më

të lartë të kishës një papë i ri, Piu IX. Menjëherë pas zgjedhjes së tij ai u dha jetë disa reformave

të tipit liberal: zbuti në një farë mase censurën ndaj shtypit, ngriti një farë parlamenti laik

(këshillin e shtetit), lejoi të ngrihej një gardë civile, e formuar nga vullnetarë dhe nisi bisedimet

për një ligj doganor me Piemontin dhe Toskanën. Këto masa shkaktuan një entuziazëm të

shfrenuar në gjithë gadishullin: te papa i ri shumë njerëz shihnin tashmë një papë reformator

ashtu si e pat përshkruar Xhoberti.

Princat italianë lejojnë reformat dhe ngritjen e institucioneve kushtetuese. Në gjithë Italinë

pasuan një seri manifestimesh dhe kortezhesh në nderim të papës, ndaj princat e tjerë italianë u

detyruan të ndiqnin rrugën e tij të reformave. Ferdinandi II i Napolit, i cili ndryshe nga princat e

tjerë s’ndoqi rrugën e tyre, iu desh të përballej me një revolucion (Sicilia ngriti krye duke kërkuar

shkëputjen nga Napoli dhe vetë qyteti nuk reshte së kërkuari reforma) ndaj për të ruajtur fronin u

detyrua të lëshonte jo më pak se një kushtetutë (shkurt 1848).

Tanimë një erë e re frynte mbi Itali. Ashtu si ndodh në një reaksion kimik zinxhir u lejuan

kushtetuta dhe statute (ligje) edhe në shtetet e tjera italiane: në Toskanë, në Piemont dhe në vetë

shtetin e Kishës.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!