14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

anorëve, fuqisë së ushtrisë së saj dhe, mbi të gjitha, për zhvillimin e pazakontë industrial dhe

ekonomik, që e bënë shtetin udhëheqës në periudhën pas Revolucionit të Dytë Industrial.

Komuna e Parisit

Pas Sedanit, prusianët sulmuan territorin francez dhe rrethuan Parisin. Por populli parisien u mobilizua,

duke organizuar mbrojtjen e qyteteve dhe duke bërë qëndresë për plot katër muaj, derisa u dorëzua nga uria

në janar 1871. Ndërkaq qeveria republikane nënshkroi paqen e Versajës, që parashikonte pushtimin e

përkohshëm të kryeqytetit nga gjermanët. Kjo marrëveshje e dorëzonte qytetin në duart e armikut dhe i

bënte të pavlefshme sakrificat e popullit të Parisit, gjatë rrethimit. Parisienët nuk pranuan të dorëzohen dhe

i dëbuan të dërguarit e qeverisë që donin t’i çarmatosnin. U krijua një qeveri autonome, që i quajt e

Komunës. Tek ajo Karl Marksi pa shembullin e parë në histori të një qeverie të klasës punëtore.

Komunarët – kështu quheshin mbështetësit e Komunës – shpresonin që shembulli i tyre të ndiqej edhe nga

qytete të tjera, por tashmë në Francë qenë dyndur gjermanët dhe vetë qeveria republikane franceze i

trembej ideve ekstremiste të kryengritësve. Kundër kryeqytetit kryengritës u dërgua një ushtri qeveritare

dhe një luftë vëllavrasëse, e francezëve kundër francezëve, u zhvillua në rrugët e Parisit, nën sytë e

gjermanëve fitimtarë.

Komuna reshti së ekzistuari pas një jave masakrash, ku ndodhën gjithfarë ngjarjesh. Numri i viktimave

ishte i lartë në radhët e komunarëve, më i lartë se ai i periudhës së Terrorit, në kohën e revolucionit francez.

TEMA 6.3 BASHKIMI I ITALISË

Lëvizja për bashkimin e Italisë

PROFILI I TEMËS

Të orientohesh në hapësirë (hartë e lehtë)

Të llogaritësh kohën (shkalla e kohës)

Protagonistët

Krijo një ide për temën:

Piktura e vitit 1846 i referohet planit politik të Xhobertit që kërkonte një Itali të bashkuar në një

konfederatë shtetesh nën udhëheqjen e Papës.

Në velë paraqitet harta e Italisë së konfederuar, sipas planit të Xhobertit.

Dielli ndriçon të ardhmen e Italisë.

Rrufetë nga qielli godasin shqiponjën e Habsburgëve.

Karlo Alberti i Savojës është i gatshëm të mbrojë Italinë me shpatë.

Piu IX shpëton Italinë nga deti në stuhi.

Varka e pavarësisë italiane drejtohet drejt ujërave të qeta.

Dy harta për bashkimin e Italisë. Diskutim.

1. Një Itali i bashkuar apo federatë? Programet e mendimtarëve politikë italianë.

Xhuzepe Mazini sheh te populli motorin e revolucionit. Xhuzepe Mazini (1805-1872), patriot

dhe njeri politik, ia kushtoi veprën dhe jetën e tij çështjes së bashkimit kombëtar të Italisë. Ai

ishte i mendimit se lëvizjet liberale të 1820-21 dhe të 1830-31 dështuan ndoshta ngaqë

revolucionarët që i patën drejtuar nuk kishin ditur të tërhiqnin pas tyre pjesëmarrjen popullit. Me

fjalën “popull” demokrati Mazini nuk nënkuptonte vetëm atë pjesë njerëzish të pajisur me njëfarë

kulture dhe që merrnin pjesë aktive në lëvizje, - siç bënin liberalët e moderuar - por edhe masat e

gjera popullore, të cilat i quante motorin e vërtetë të revolucionit. Çdo popull mendonte Mazini,

ka një mision për të përmbushur: Italia e Tetëqindës, në veçanti, kishte për detyrë t’i jepte

shembullin e zgjimit kombëtar të gjithë popujve të Evropës.

Xhuzepe Mazini themelon një shoqatë të re: Italia e Re. Në rininë e tij Mazini kishte qenë

anëtar i karbonerisë, por shumë shpejt qe larguar nga ajo shoqatë, të cilën e kritikonte për ritet e

saj të fshehta dhe mbi të gjitha, për objektivat e saj, që ishin të ndryshme nga një krahinë në

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!