14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

“… Shqiptarët janë tej masës të hijshëm e të matur në sjelljet e veprimet e tyre.Kurrë nuk

pranojnë një fjalë a gjeste të papëlqyer në bashkëbisedimet e tyre, e kurrë nuk e lëhshojnë veten

në të atilla biseda…”

“…Shqiptarët në përgjithësi ( nuk dua të them bujqit që punojnë tokën dhe që quhen kështu, po

malësorët) kanë tipare të hijshme…Ndofta janë raca më e bukur në botë nga tiparet…Vajzat

shqiptare janë shumë më të bukura se greket dhe kostumi i tyre është piktoresk.Edhe hijeshinë

trupit e ruajnë më gjatë, pasi rrojnë në ajër të lirë…”

“…Ato punojnë në fushë dhe shpesh ndajnë rreziqet me burrat e fëmijët e tyre.Këto gra flejnë

mbi të njëjtin rrogoz si burrat, veshin të njëjtën rrobë të ashpër…Shumë herë ato shkojnë me ta

luftë…”

Të rreptë bijt e Shqipes! Po vetitë

Nuk u mungojnë; veç t’ishin më t’arrira;

Armiku ua pa kurrizin ndonjëherë?

Kush e duron si ta mundimn’ e luftës?

Shkëmbinjt’ e tyre s’janë më të patundur

Nga ata në çast rreziku dhe nevoje:

Ç’armiq për vdekje, por sa miq besnikë!

Kur besa e nderi i thrret të derdhin gjakun,

Si trima turren ku t’i çojë i pari i tyre.

Xhorxh Gordon Bajron

“DY MARINËT”

Pesë shekuj më parë jetonin në Shkodër me famljet e tyre dy fëmijë të zgjuar.Të dy

quheshin Marin, por ai i familjes Beçikemi ishte tetë vjet më i madh.Kur u pushtua Shkodra,

qyteti i lindjes së tyre, të dy Marinët u detyruan ta braktisnin vendlindjen e të marrin rrugën e

mërgimit.Kështu kishin bërë dhe shumë bashkëatdhetarë të tyre pas vdekjes së Skënderbeut.

Disa me varka kishin kapërcyer Adriatikun, disa të tjerë me ditë e netë kishin përshkuar

rrugë të ndryshme.

Të dy Marinët e donin shkollën.Dhe kur njeriu vë një qëllim para vetes s’e ndal

asgjë.Kështu ata u shkolluan dhe u dalluan në mes shokëve të tjerë.Mësuan mirë gjuhën e vendit

që u dha strehë, mësuan shumë mirë gjuhën e kulturës së kohës: latinishten.Shpejt u bënë të

dëgjuar për njohuritë që fituan.

Bashkëatdhetarët, që kishin luftuar në ushtrinë e Skëndërbeut u afroheshin dhe u tregonin

shumë episode nga trimëritë e komandantit të tyre, Gjergjit.Por ata nuk kishin pse të mburreshin,

sepse edhe dy Marinët kishin luftuar me armë në dorë, ndonëse ishin të rinj.Por, megjithëatë, ata

mësuan shumë gjëra të reja.Me mendje e me zemër ata donin të bënin diçka që të mos harrohej

lufta e të parëve të tyre.Kështu të dy shkruan nga një libër për rrethimin e Shkodrës.Nuk thuhet sa

bukur i kanë shkruar këta libra. Sa trimëri, sa guxim, sa besnikëri, sa patriotizëm ka në to.Ju

lumtë këtyre dy Marinëve, thotë njeriu porsa i lexon librat e tyre.

Marin Barleti ( 1460-1512) shkroi edhe një libër tjetër në gjuhën latine.Ky libër mban titullin “

Historia e jetës dhe e bëmave të Skënderbeut”.U përkthye në 12 gjuhë.Europa, që në atë kohë

dridhej nga sulltanët, u mahnit nga trimëritë e shqiptarëve.

Skënderbeu që përshkruante Marin Barleti tërhoqi kompozitorë, piktorë, historianë, poetë të

huaj.Kishin të drejtë.Është me të vërtetë një tablo heroizmash madhështore.

Marin Beçikemi ( 1468-1526) u shqua edhe ai.U bë profesor i Universitetit të Padovës.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!