14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Shtohen mjetet e transportit publik • Në qytetet e zmadhuara tashmë ishte e pamundur

ecja në këmbë. Të pasurit kishin nën zotërim karroca private apo përdornin karroca për

shërbim publik (taksitë e atëhershme). Për të tjerët, u caktuan mjete transporti publik që në fillim

u quajtën omnibus që tërhiqeshin nga kuaj (omnibus në latinisht do të thotë për të gjithë) dhe, pas

1890-ës, tramvajet elektrike. Në qytete më të mëdha (Londër, Nju-Jork, Paris, Berlin) u

ndërtuan hekurudha metropolitane. Më e vjetra prej tyre u përurua në Londër më 1863.

Hapen magazinat e para të mëdha dhe shfaqen reklama • Më 1852-shin, në Paris, u

çelën magazinat e mëdha (apo supermerkatot) në të cilat shiteshin të gjitha llojet e artikujve me

çmime më të ulëta se ato të dyqaneve. Pronarët e tyre arrinin të fitonin gjithnjë, për shkak të

numrit të shitjeve. Ishte e nevojshme tërheqja e shumë vizitorëve në mënyrë që të kryheshin

blerjet: për këtë qëllim nisi të shfrytëzohej reklama. Nëpër gazeta nisën të shfaqeshin lajmërime,

manifeste, parulla; madje dhe artistë të famshëm pranonin të vizatonin manifeste për efekt

reklame.

Rritja e rehatisë • Një nga mrekullitë e shekullit qe ndriçimi me gaz. Çdo mbrëmje një

ndezës fenerësh rrugorë kalonte për të ndezur dritat që më pas i shuante në mëngjes. Në të dalë të

shekullit ndërtimi i centraleve elektrike dhe shpikja e llambës (nga amerikani Edison më 1879-

ën) çuan në shtrirjen e shpejtë të ndriçimit elektrik: Nju-Jorku ishte qyteti i parë që më 1882-

shin u ndriçua me anë të rrymës. Ndërsa nëpër fshatra përdoreshin ende llambat me vaj dhe më

pas llambat me vajguri.

Brenda një kohe të shkurtër nisën të hapeshin rrugë dhe të shtroheshin me asfalt.

Kilometra të tëra tubacione prej gize filluan t’i furnizonin shtëpitë me ujë të pijshëm dhe me gaz

që shërbente si ndriçues. Kanalizimet u shtrinë duke formuar një rrjet të tërë galerish dhe

kanalesh që gjarpëronin nëntokë.

Lagjet e borgjezëve ndahen nga ato popullore • Ndryshimet që ekzistonin midis

lagjeve borgjeze dhe atyre të punëtorëve ishin tmerrësisht të mëdha. Në të parat binin në sy

ndërtime të rehatshme të zhytura në gjelbërim. Kurse të dytat mbetën për një kohë të gjatë pa

mjetet e nevojshme, ishin të mbipopulluara dhe të rrezikshme për shëndetin. Në vitet 1800

epidemitë e përsëritura të kolerës pllakosnin veçanërisht lagjet më të varfra.

Shtëpitë borgjeze janë të gjera dhe të rehatshme • Banesat tipike të borgjezisë,

përveç vendeve për përdorim privat (kuzhina, dhoma e gjumit, studioja) kishin dhoma “pritjeje”,

ku priteshin miqtë dhe mysafirët (salloni, oda e bukës) dhe dhomat e shërbyesve, të cilat

zakonisht ndodheshin te katet e larta. Furnizimi me ujë, rrymë dhe pajisja me rrjet kanalizimesh

bëri të mundur vendosjen e WC-ve, bideve që është në përdorim edhe sot e kësaj dite, dhe e

vaskave që furnizohen me ujë nga një rubinet (më parë për t’u larë përdoreshin kova që

mbusheshin me dorë).

Bulevardi i Kapuçinëve në Paris, në fund të shekullit XIX, në një pikturë të Zhan Berodit.

Kioska për publicitet, ndriçim publik, borgjezë që presin në hyrje të teatrit.

Fjalët kyç: kapitalist, proletar, ludizëm, Tredunion, çështje sociale, socializëm, marksizëm.

Tryeza kronologjike: 1799-Anglia ndalon shoqatat e punëtorëve; 1825-legalizimi i Tredunioneve; 1833-

ligjet angleze në mbrotje të punës së fëmijëve; 1848-Manifesti i Partisë Komuniste të Marksit dhe Engelsit;

1864-Internacionalia e Parë; 1889-Internacionalia e Dytë; 1891-enciklika papale Rerum Novarum e Leonit

XIII.

Përcakto lidhjet

Çështja sociale ishte një problem shumë i rëndë për të cilin u gjetën zgjidhje të ndryshme. Cilat qenë këto

dhe kush i gjeti? Shëno me kryq.

Kush donte (vertikalisht)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!