14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

vendeve bashkohuni në luftën revolucionare – “lufta e klasave” –, do të përmbyste borgjezinë dhe

kapitalizmin, duke u bërë kështu proletariati klasa sunduese. Atëherë, do të lindte një shoqëri e re

komuniste, që s’do të kishte më klasa shfrytëzuese e cila do të karakterizohej nga pronësia

kolektive e të gjitha mjeteve të prodhimit (fabrikat, makineritë, lëndët e para, tokat, minierat…).

Lind Internacionalja e Parë: Bashkimi profesional i punëtorëve të të gjitha vendeve

• Teoritë socialiste u përhapën me të shpejtë më 1864-ën, në Londër, ku edhe u themelua

Internacionalja e Parë, një bashkim profesional punëtorësh të të gjitha vendeve. Qëllimi i saj

ishte bashkërendimi i nismave të lëvizjeve punonjëse që po lindnin gjithandej.

Edhe pse Internacionalja e Parë mbizotërohej nga mendimi i Karl Marksit, gjithsesi në gji

të saj ekzistonin kundërshti dhe përçarje. Të parët që u larguan prej saj qenë demokratët e Mazinit

që nuk pranonte idenë marksiste të luftës së klasave. Më pas, më 1872-shin, u dëbua Mikail

Bakunini, përfaqësuesi kryesor i anarkisë koherente. Anarkikët kishin mosmarrëveshje me

marksistët ngaqë refuzonin ekzistencën e çfarëdo lloj shteti e qeverisje, edhe pse të sunduar nga

klasa punëtore.

Në Internacionalen e Dytë ata që mbizotëruan ishin socialdemokratët •

Internacionalja e Dytë u mbaj në Paris më 1889-ën, por edhe ajo u trazua nga kundërshti të

brendshme. Një pjesë e socialistëve ishte e mendimit se vetëm revolucioni do t’i jepte pushtetin

proletariatit, kurse pjesa tjetër e mbështetnin besimin e tyre te reformat dhe mendonin ta

transformonin gradualisht shoqërinë nëpërmjet përfaqësuesve në parlament.

Në Internacionalen e Dytë socialistët reformistë (të quajtur gjithashtu edhe

socialdemokratë), përbënin shumicën e saj.

Prirje reformiste kishin edhe partitë e mëdha socialiste që në atë periudhë do të formonin,

Partinë Socialdemokratike Gjermane, krijuar më 1875-ën, dhe Partinë e Punës (apo Partinë

Laburiste), që në Angli lindi më 1906-ën.

Edhe Kisha mori qëndrim në çështjen shoqërore • Lidhur me çështjen shoqërore edhe

Kisha Katolike mori qëndrim.

Më 1891-shin, Leoni XIII (papa që kishte zëvendësuar Piun IX) u dërgoi arqipeshkëve

një qarkore, domethënë një letër në latinisht, fjalës çelës të së cilës fillojnë: Rerum Novarum. Me

anë të saj papa dënonte idetë socialiste dhe në veçanti parimin e luftës midis klasave, që cilësohej

një gabim mjaft i rëndë. Në emër të fesë së krishtere, kryeprifti (papa) ftonte si të pasurit ashtu

edhe të varfrit që të bëheshin në një mendje dhe të bashkëpunonin me njëri-tjetrin. Megjithatë, ai

u njihte punëtorëve të drejtën që të organizoheshin për të përmirësuar kushtet e jetës dhe për të

formuar një shoqëri më të drejtë.

Kështu, lindën në një numër të madhe shoqëri punonjësish të ndihmës së përbashkët,

kooperativa dhe sindikata me frymëzim katolik.

Manifest austriak që lajmëron festën e 1 Majit. Kortezhi kalon mes një fushe të lulëzuar, si për të

treguar se rizgjimi i pranverës shoqërohet edhe me zgjimin e klasës punëtore.

4. Fytyra e re e qyteteve dhe e banesave

Qytetet zhvillohen • Në dhjetëvjeçarët e fundit të shekullit XX qytetet u pasuruan me:

ura, pallate publike dhe sheshe. Qendrat më të mëdha patën nga një stacion hekurudhor

monumental, shpesh të ndërtuara pa ekonomi, me struktura moderne prej gize dhe xhami.

Qendra historike e Parisit, me rruginat dhe rrugët anësore, ua la vendin rrugëve të gjera dhe të

drejta, ndërsa përbri bulevardeve ngriheshin pallate të bukura. Shumë qytete të tjera ndoqën

shembullin e Parisit.

Të dëbuar nga qendrat historike, të varfrit u strehuan te rrethinat e qyteteve, të cilat

ndërkohë ishin zgjeruar në mënyrë të pamatshme nga dyndja e miliona të emigruarve nga

fshatrat, ku makineritë kishin zëvendësuar tashmë punën e fshatarësisë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!