14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

e para, mosparaqitjet kolektive në punë që u shkaktonin dëme serioze industrialistëve, ngaqë

makinat s’viheshin në punë duke ndërprerë si rrjedhojë prodhimin.

Fillimisht grevat u cilësuan krim kundër shoqërisë. Prandaj, industrialistët kërkonin

ndërhyrjen e policisë kundër grevistëve. Ata mund të kundërvepronin ndaj grevave duke

vendosur mbylljen e fabrikave, ndryshe quhet mbyllja e fabrikës nga pronari, veprim që kishte

si qëllim t’u fuste frikën punëtorëve duke u hequr vendin e punës.

Forca e punëtorëve qëndronte në bashkimin e tyre, por në Angli sindikatat qenë ndaluar

qysh nga 1799-a (ato quheshin Trade Unions, domethënë Bashkimet Profesionale). Vetëm pas

vite të tëra protestash dhe agjitacioni, të cilat shpesh shtypeshin, Bashkimet Profesionale apo

sindikatat u ligjëruan më 1825-ën: ato përbënin organizatat e para sindikale të formuara nga

punëtorët për mbrojtjen e interesave të tyre.

Korporatat dhe fitoret e para të punëtorëve • Sindikatat u përhapën me të shpejtë dhe

në më pak se dhjetë vjet mund të numëronin pothuajse një milion anëtarë në radhët e tyre.

Më 1833-shin në Angli u miratua, ligji i parë për mbrojtjen e punëtorëve-fëmijë: orari i

punës u reduktua në 8 orë për fëmijët që ishin më të vegjël se 12 vjeç, ndërsa për ata nën 18 vjeç

në 12 orë. Nga 1875 grevat nuk cilësoheshin më si krim.

Në Evropën kontinentale, ku industrializimi qe më i ngadaltë, edhe punëtorët vonuan

organizimin e tyre: në Francë sindikatat u lejuan vetëm më 1884-ën.

Në gjysmën e dytë të shekullit, megjithëkëtë, në kontinentet u përhapën nismat që i kishin

pasur fillimet e tyre në Britaninë e Madhe, si shoqëria e ndihmës së ndërsjellë dhe kooperativat

e konsumit. Në rastin e parë, grupe punonjësish vendosnin të hiqnin mënjanë një pjesë të vogël të

rrogës së tyre me qëllim që ta shfrytëzonin në raste nevoje (sëmundje, invaliditet, pleqëri); në

rastin e dytë, punëtorët bashkoheshin nëpër shoqëri për të siguruar me shumicë mallrat e

konsumit (artikujt ushqimorë, qymyr) që më pas t’i shitnin me çmime të ulura, duke hequr dorë

mënjanë fitimin.

Revolucioni industrial

Industrializimi-në gjysmën e dytë të shekullit XIX; përcakton lindjen e një shoqërie industrialesipërmarrës-punëtorë;

shoqërohet me çështje sociale-ku marrin pozicion-demokratët-socialistët-Kisha

katolike.

3. Çështja shoqërore dhe socializmi

Demokratët dhe socialistët kërkonin zgjidhje për çështjen shoqërore • Ndërkohë që

punëtorët luftonin me mish e me shpirt për të përmirësuar nivelin e jetesës, mjaft intelektualë

vritnin mendjen se cila ishte mënyra më e mirë për zgjidhjen e çështjes shoqërore, domethënë

problemi i masave të mëdha punonjëse që ishin të detyruar të jetonin në kushte tmerrësisht të

mjera.

Disa, demokratë, propozonin që e drejta e votës t’u jepej të gjithëve, duke përfshirë edhe

punëtorët më të varfër. Ndërsa disa të tjerë, socialistët, e gjykonin të pamjaftueshme dhënien e të

drejtave politike dhe kërkonin sigurimin e një barazie shoqërore më të madhe ekonomike, duke

shpërndarë në mënyrë më të drejtë të mirat e prodhuara nga industria.

Marksi dhe Engelsi shkruajnë Manifesti i Partisë Komuniste • Më 1848-ën dy

intelektualë gjermanë Karl Marksi dhe Frederik Engelsi, botuan në Londër Manifestin e Partisë

Komuniste, një libërth në të cilin shprehnin një teori të re, e cila u quajt marksizmi apo

materializmi historik. Sipas kësaj teorie, në vazhdën e historisë kanë ekzistuar gjithnjë klasat

sunduese dhe klasat e sunduara që kanë qenë gjithmonë në luftë me njëra-tjetrën. Në epokën

industriale kapitaliste klasat në luftë me njëra-tjetrën ishin borgjezia dhe proletariati.

Borgjezët zotëronin tërë mjetet e prodhimit; proletarët nuk kishin asgjë dhe

shfrytëzoheshin nga kapitalistët që i paguanin me rroga që ishin më të ulëta se sa vlera e punës që

bënin. Konflikti mes borgjezisë dhe proletariatit ishte i pashmangshëm: proletarë të të gjitha

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!