14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Rritja demografike në Evropë dhe në botë.

Grafiku krahason përqindjet e rritjes së popullsisë evropiane dhe botërore në shekujt XVII, XVIII dhe XIX.

Popullsia rritet ngado, por në përqindje ajo evropiane rritet më shumë.

Siç mund ta shohësh nga aerograma popullsia evropiane në vitin 1770 paraqet një të gjashtën e totalit të

banorëve të planetit; në vitin 1800 kuota prek 20%.

2. Shoqëria industriale: sipërmarrësit dhe punëtorët

Vendoset kapitalizmi, sistemi i prodhimit që bazohet te kapitalet • Me revolucionin

industrial lindën dy figura shoqërore të reja: sipërmarrësit dhe punëtorët.

Sipërmarrësit ishin zakonisht pronarë tokash apo tregtarë që kishin arritur të

grumbullonin kapital, pasuria që investohet për të krijuar pasuri të re (►3.1), dhe e shfrytëzonin

në sipërmarrje prodhimtare. Për shembull, ata merreshin me ndërtimin e fabrikave, siguronin

lëndë të parë dhe makineri të reja për të zgjeruar shoqërinë tregtare. Nëse shoqëria tregtare ecte

mirë, atëherë ata fitonin një përfitim, që në praktikë nuk ishte tjetër veçse një kapital i ri që mund

ta investonin përsëri për ta shtuar.

Nëpër fabrika puna e dorës kryhej nga punëtorë që në shkëmbim punonin për një rrogë.

Në qendrat industriale, ku qenë përqendruar fabrikat, fuqia punëtore ishte me tepri, ngaqë masa

të mëdha fshatarësh, që kishin mbetur pa tokë dhe punë, shkonin në qytet në kërkim të një vendi

pune. Kjo klasë punonjësish që nuk kishte asgjë dhe që ishte e detyruar të “shiste” forcën e vet

fizike (forca-punë) në shkëmbim të një pagese, u quajt proletariat.

Sistemi i prodhimit i bazuar mbi kapitalin u quajt kapitalizëm. Kapitalistët janë të gjithë

ata që zotërojnë kapitale.

Përkeqësohen jeta dhe kushtet e punës të punëtorëve • Fuqia punëtore që ishte me

tepri u lejonte sipërmarrësve që t’i mbanin rrogat shumë të ulëta sepse edhe sikur një punëtor të

mos pranonte pagesën me anë të së cilës mbante frymën gjallë, kishte gjithmonë një tjetër që, i

shtyrë nga nevoja, tregohej i gatshëm ta pranonte pagesën në fjalë.

Asokohe, qeveritë nuk ndërhynin në asnjë mënyrë për të rregulluar marrëdhëniet e punës

dhe të parandalonin shfrytëzimin e punonjësve nga ana e sipërmarrësve të pamëshirshëm. Këta,

për të rritur përfitimet e tyre, punësonin gra dhe fëmijë (ngaqë i paguanin pak) dhe impononin

turne pune shumë të rënda (nga 13, 15, 16 e më shumë orë në ditë), në mjedise të dëmshme

për shëndetin, sepse ishin ose shumë të nxehta ose shumë të ftohta, plot me tymra dhe zhurma

shurdhuese. Në rast të sëmundjeve, invaliditetit dhe të pleqërisë, punëtorët nuk mund të kishin

besim tek asnjë lloj ndihme ndërsa për shëndetligët dhe të moshuarit nuk ekzistonte vend tjetër

veçse azili. Mbi të gjithë rëndonte kërcënimi i pushimit nga puna, që mund të ishte i papritur për

të cilin sipërmarrësi nuk ishte i detyruar të jepte shpjegime. Të gjitha këtyre u shtoheshin banesat

e varfra dhe të lagjeve në të cilat punonjësit ishin të detyruar të jetonin, sidomos në fillim të

epokës së Revolucionit Industrial.

Punëtorët protestonin ndaj pagesave të ulëta duke shkatërruar makineritë • Në

fillim, punonjësit pandehnin se makineritë ishin përgjegjëset kryesore të papunësisë dhe të

rrogave të ulëta: në të vërtetë, një makinë e vetme mund të kryente punën e një numri të madh

punëtorësh duke provokuar kështu largimin e tyre nga puna. Prandaj, ata ngrinin krye shumë

herë, duke sulmuar stabilimentet dhe duke shkatërruar makineritë. Lëvizja punëtore që i

kundërvihej përdorimit të makinerive në industri u quajt ludizëm (nga emri i një tekstilisti anglez,

Ned Ludi, që ishte i pari që shkatërroi një tezgjah mekanike si shenjë proteste). Edhe në bujqësi

futja e makinerive u kundërshtua në mënyrë të dhunshme nga bujqit rrogëtarë, punonjësit e krahut

që, nga frika se mos humbnin vendin e punës, shkatërruan makinat e para shirëse me avull.

Punëtorët sajuan forma të reja lufte: grevat • Me kohë punëtorët shpikën forma të reja

lufte më pak të dhunshme. Në Angli, ku industrializimi ishte mjaft i përparuar, u zhvilluan grevat

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!