14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PROFILI I TEMËS

Të orientohesh në hapësirë (hartë e lehtë)

Të llogaritësh kohën (shkalla e kohës)

Protagonistët

Krijo një ide për temën:

Stacioni londinez i Pedingtonit në një pikturë të Uilliam Pauell Frith (1862).

Lokomotiva dhe makinisti në sfond.

Protagonist i vërtetë i pikturës është turma laramane e njerëzve që mbush stacionin

Zhvillimi i hekurudhave. Dy harta. Diskutim.

1. Rritja e popullsisë dhe zhvillimi i industrisë

Një shtim i jashtëzakonshëm i demografisë që vazhdon gjer më sot • Shekulli 18-të

regjistroi një rritje të madhe demografike e cila vazhdoi intensivisht edhe gjatë gjithë viteve 1800

e akoma edhe më shumë në shekullin vijues. Në vetëm njëqind vjet, nga 1750 gjer në 1851-shin,

popullsia e Evropës u dyfishua (pothuajse) duke u rritur nga 140 në rreth 270 milionë banorë

(dhe mbi 400 milionë në 1900-ën). Më parë, ritmi i shtimit nuk është se kishte qenë kaq i shpejt,

ritëm që vazhdoi të rritej më tej.

Shkaqet e rritjes demografike • Nuk dihen me saktësi shkaqet e kësaj rritje të

jashtëzakonshme. Së pari, ra në sy një ulje e madhe e vdekshmërisë, sidomos ajo foshnjore. Në të

vërtetë, në Evropën perëndimore reshtën së pllakosuri epidemitë e murtajës, mbase ngaqë u

zhduk miu i zi i gjirizeve pleshtat e të cilëve shërbenin si mbartës të infeksioneve. Kundër një

sëmundje tjetër të tmerrshme, si ajo e lisë së tmerrshme, nisi të bënte hapat e para praktika e

vaksinimit. Në fshatra u përhap kultivimi i patates dhe i misrit, dy kultura të importuara nga

Amerika, rezistente dhe pak të kushtueshme, që u bënë ushqimet kryesore të njerëzve të varfër.

Periudha njëzetvjeçare e zhvillimit industrial të Evropës • Gjatë gjysmë së parë të

viteve 1800 industrializimi i Evropës kontinentale kishte qenë i ngadaltë dhe kjo qe arritur vetëm

nga Belgjika dhe veriu i Francës, vende të pasura me hekur dhe qymyrguri. Por në periudhën

midis 1850-ës dhe 1873-shit zgjerimi u bë më i shpejtë kështu që zhvillimi industrial preku mjaft

vende të tjera evropiane, ndonëse në shkallë të ndryshme nga njëra-tjetra. Ky zhvillim qe i plotë

në Gjermani, Francë, Holandë, Belgjikë, më modest në Austri dhe në Zvicër, dhe thuajse i

paqenë në vendet mesdhetare (Itali, Gadishulli Iberik). Jashtë Evropës nisën të industrializoheshin

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Japonia.

Vetëm mes viteve 1800 dhe 1900, falë rrymës së prodhuar nëpër hidrocentrale – që

shndërrojnë në energji elektrike forcën e ujit në lëvizje – industria arriti të ngrihej edhe në këto

vende që nuk ishin të pasur me qymyr por të pasura me burime ujore dhe ujëvara si Italia veriore

dhe Zvicra.

Zhvillimi i hekurudhave dhe i transportit• Zhvillimi të industrisë i dha një nxitje të

madhe – në mënyrë të veçantë metalurgjisë së zezë për përpunimin e hekurit – zgjerimi i shpejtë i

rrjeteve hekurudhore. Pas 1850-ës, Evropa dhe bota hynë në epokën e hekurudhave.

Në rrjedhën e pak dhjetëvjeçarëve shpejtësia e trenave u rrit ndërsa sistemi i frenimit u

përmirësua. Udhëtimi me tren u bë më i rehatshëm: vagonët nisën të bëheshin prej metali në

vend se me dru që është i prirë ndaj zjarreve dhe çdo vagon u pajis me ngrohje dhe ndriçim. Nga

viti 1857 deri në vitin 1871 u arrit të ndërtohej tuneli i parë alpin i Fréjus-it (apo i Çenizios) që

lidhte Francën me Italinë.

Në vitet shtatëdhjetë të 1800 Evropa dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – vend që

qëndronte në pararojë sa i përket ndërtimit të hekurudhave – përshkoheshin në të gjitha drejtimet

e tyre nga një mizëri rrjetesh hekurudhore.

Edhe lundrimi detar u përmirësua shumë. Krahas gjemive prej druri nisën të çanin

oqeanet vaporë prej hekuri (dhe më pas prej çeliku), të afta për të lidhur kontinentet me njëratjetrën

me rregullsi.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!