14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Në Amerikën Latine shpërthejnë revolucionet e para kombëtare. Edhe në vendet e

Amerikës Latine, ku Spanja dhe Portugalia kishin krijuar, në shekullin XVI, perandori të mëdha

koloniale, u përhapën idetë e reja për liri dhe pavarësi.

Në fillim të viteve 1800, shoqëria koloniale sundohej nga të bardhët, të ndarë në dy grupe, atë

të evropianëve (spanjollët e dërguar nga vendi i tyre i origjinës për të administruar koloninë) dhe

kreolët (të bardhët e lindur në Amerikë).

Kreolët ishin të pasur, zotëronin miniera e plantacione, kontrollonin tregtinë e prodhimeve të

kolonive. Shumë prej tyre kishin studiuar në Evropë, ishin njohur aty me idetë revolucionare dhe

ishin magjepsur nga lufta e pavarësisë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Për më tepër, ndërsa Spanja qe e pushtuar nga trupat e Napoleonit, kreolët kishin mundur të

provonin një periudhë lirie të plotë tregtare të cilën Spanja ua kishte ndaluar por, për ta, ishte

shumë e favorshme. Nuk kishin ndërmend të hiqnin dorë prej saj edhe sikur t’u duhej të

ngriheshin kundër atdheut të tyre.

Kolonitë spanjolle të Amerikës fitojnë pavarësinë. Në krye të forcave revolucionare dolën dy

gjeneralë të shquar, që të dy të arsimuar në Evropë: Simon Bolivari (1783-1830) dhe Hoze de

San Martini (1778-1850). Nën udhëheqjen e tyre, në më pak se njëzet vjet (nga 1811 deri më

1828), e tërë Amerika qendrore u çlirua nga sundimi spanjoll.

Meksika e fitoi pavarësinë më 1821, pas një viti, Brazili u shkëput në mënyrë paqësore nga

Portugalia. Në të gjitha shtetet e reja u vendosën qeveri republikane, përveç Brazilit që u qeveris

nga një perandor. Në luftërat për pavarësi morën pjesë edhe indianët (Indios), metisët dhe të

zinjtë, shumica e të cilëve ishin skllevër.

Doktrina Monro: Shtetet e Bashkuara garantojnë pavarësinë e Amerikës Latine.

Dy vende ndikuan së tepërmi në marrjen e pavarësisë së Amerikës Latine. I pari ishte Britania e

Madhe, e cila, gjatë luftës, mbajti anën e kryengritësve, e fortë në sundimin e deteve dhe me

dëshirën për të fituar tregjet amerikane. I dyti ishte Shtetet e Bashkuara. Presidenti i tyre Xhejms

Monro, në fjalimin drejtuar kombit më 2 dhjetor 1823, u shpreh qartë kundër çdo përpjekjeje për

marrjen e kolonive, duke pohuar se Shtetet e Bashkuara do ta konsideronin çdo ndërhyrje

evropiane në Amerikë si një agresion ndaj vetë vendit të tyre.

Kjo do të thoshte që ShBA-ja kishte ndërmend të garantonte me vendosmëri pavarësinë e

shteteve të reja amerikane dhe se epoka e shfrytëzimit kolonial evropian në Amerikë kishte

perënduar.

Vdekja e Lord Bajronit në një pikturë të Jozef Odevarit 1826.

Simon Bolivari çliron skllevërit në Kolumbi 1816.

5 Lëvizje të reja i japin një goditje të rëndë forcave të Restaurimit.

Në Francë, “revolucioni i korrikut” vendos në fron një mbret të mbështetur nga

borgjezia. Dhjetë vjet pas lëvizjeve të viteve 1820-1821, në Evropë shpërthyen kryengritje të reja

që u dhanë goditjen e parë të fortë forcave të Restaurimit. Shembulli i revolucionit erdhi nga

Franca. Aty, në 1824, Luigjin XVIII, mbret kushtetues, e pasoi vëllai i tij Karli X, mbështetës i

monarkisë absolute me të drejta hyjnore.

Karli X kufizoi liritë që kishte garantuar kushtetuta dhe, ngaqë parlamenti e kundërshtoi,

vendosi ta shpërndajë atë më 1830. Atëherë parisienët ngritën krye, të lodhur nga arroganca e

mbretit dhe, për tre ditë, të cilat u quajtën më pas të lavdishme (nga 27 deri në 29 korrik 1830), u

përballën me ushtrinë mbretërore, duke ngritur barrikada nëpër rrugë dhe duke valëvitur flamurin

tri ngjyrësh revolucionar. Përkrah borgjezëve të pasur luftonin edhe artizanët, punëtorët,

studentët: në fakt, “revolucioni i korrikut” ishte vepër e gjithë popullit parisian.

Karli X u detyrua të arratisej dhe kurora i kaloi një të afërmi të tij, Luigj Filipit, duka i

Orleansit, i cili qeverisi për tetëmbëdhjetë vjet me mbështetjen e borgjezisë së pasur franceze.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!