14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

kishte mbajtur lidhje të ngushta me kryengritësit piemontezë dhe disa anëtarë të lëvizjes së

karbonarëve, si Silvio Peliko dhe Piero Maronçeli.

Vetëm revolucioni grek doli fitimtar. Mes tërë këtyre dështimeve dhe humbjeve pati vetëm

një përjashtim: revolucioni grek.

Greqia bënte pjesë në Perandorinë osmane e cila, prej kohësh, gjendej në krizë dhe, në 1818, u

detyrua t’u jepte serbëve një lloj autonomie. Në 1821, edhe grekët ngritën krye kundër turqve

duke kërkuar liri dhe pavarësi. Kryengritja përfshiu gjithë popullin dhe ngjalli një interes dhe

simpati të madhe mes liberalëve dhe intelektualëve evropianë, disa prej të cilëve shkuan edhe të

luftonin në ndihmë të popullit grekë. Mes të tjerësh, shkuan aty edhe konti Santorre di

Santaroza dhe poeti romantik Xhorxh Bajron, të cilët gjetën vdekjen në Greqi.

Edhe fuqitë e Aleancës së Shenjtë, të cilat prisnin përfitime nga dobësimi i mëtejshëm i

Perandorisë osmane, i përkrahën kryengritësit. Turqit u mundën dhe u detyruan të njihnin

pavarësinë e Greqisë (1829).

Pavarësia greke e parë nga piktorët

Refugjatët e Pargës e Franceska Hajezit. Shitja e kësaj qyteze greke turqve shkaktoi arratisjen në masë të

banorëve (1819).

Fortesa greke e Misolongjit u pushtua nga turqit, por mbrojtësit zgjedhën më mirë ta hedhin në erë se sa

të dorëzohen.

4 Ideja e kombit dhe revolucionet e para kombëtare.

Merr udhë ideja e kombit. Kongresi i Vjenës u kishte dhënë copa toke disa shteteve vetëm

për të respektuar parimin e baraspeshës, pa pyetur nëse popujt e dëshironin apo jo këtë gjë.

Kështu, për shembull, Polonia qe ndarë mes Rusisë, Prusisë dhe Austrisë; Belgjika qe bashkuar

me Holandën, një vend me histori dhe fe të ndryshme; Italia qe ndarë në nëntë shtete të vegjël;

hungarezët, sllavët, italianët ishin pjesë të perandorisë austriake.

Gjatë viteve 1800, këta popuj të ndarë dhe të nënshtruar, që kishin gjuhë, fe, histori dhe kulturë

të përbashkët, dalëngadalë u bënë të vetëdijshëm se i përkisnin një kombi dhe, për shumë njerëz,

bashkimi dhe pavarësia kombëtare nisën të marrin një vlerë më të madhe, për të cilën ia vlente të

luftonin dhe të vdisnin.

Fjala atdhe nisi të përdorej jo vetëm për të treguar vendin ku kishe lindur, por “tokën e etërve”,

vendin e përbashkët të të gjithë atyre që i përkisnin të njëjtit komb. Kush luftonte për lirinë,

bashkimin dhe pavarësinë e atdheut u quajt atdhetar.

Romantizmi favorizon lindjen e ndjenjave kombëtare. Në rizgjimin e ndjenjës kombëtare

ndikoi edhe një lëvizje e re kulturore, e quajtur romantizëm, e cila lindi në Gjermani nga fundi i

shekullit XVIII dhe u përhap në të gjithë Evropën, duke ndikuar letërsinë dhe filozofinë, pikturën

dhe muzikën.

Në fillim të viteve 1800, shumë prej atyre që kishin besuar te idealet iluministe të paqe dhe

përparimit, kishin mbetur ët zhgënjyer. Në fakt, as revolucioni francez dhe as sundimi i

Napoleonit nuk e kishin realizuar atë shoqëri të përkryer, të ngritur mbi mësimet e arsyes, te e cila

besonin iluministët. Përkundrazi, e kishin mbushur Evropën me luftëra dhe shkatërrim.

Prandaj romantikët iu kundërvunë, megjithëse pjesërisht, ideve iluministe. Në vend të arsyes,

ata ngritën lart ndjenjën, fantazinë, krijimin e lirë artistik, zbuluan përsëri rëndësinë e fesë,

studiuan historinë e së shkuarës, në veçanti atë të Mesjetës, të cilën iluministët e quanin si

periudhën e padijes dhe besëtytnisë. Romantikët kërkuan në fe, në tradita, në histori, atë që kishte

më origjinale secili popull, atë që e dallonte nga të tjerët dhe bënte që ai të ishte një komb.

Shumë romantikë, siç thotë poeti anglez Bajron, morën pjesë aktivisht në luftërat për liri e

pavarësi. Të tjerë, poetë, shkrimtarë, muzikantë, mbështetën kauzën e kombeve me vepra dhe

shkrime.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!