14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Mes tyre bënin pjesë edhe sipërmarrësit e mëdhenj e të vegjël të cilët qeveritë i pengonin në

përpjekjet e tyre për zhvillimin industrial: tregtarët, që ishin dëmtuar nga shumëfishimi i taksave

dhe doganave; zyrtarët dhe funksionarët, që shiheshin me dyshim sepse kishin bashkëpunuar

me francezët në ushtri dhe në administratë; intelektualët dhe gazetarët, tepër të irrituar nga

censura që i bëhej shtypit (kontrolli i autoriteteve mbi librat e gazetat).

Lëvizjet revolucionare të shekullit XIX kundër qeverive absolute u drejtuan në përgjithësi nga

borgjezia liberale.

Për t’i shpëtuar arrestimit, liberalët mblidhen në shoqëri të fshehta. Idetë liberale u quajtën

si të rrezikshme për sigurinë e shteteve të restauruara, prandaj policia dhe gjykatat u lëshuan ndaj

tyre dhe, një numër i madh liberalësh u arrestuan dhe u dënuan.

Për t’i shpëtuar mbikëqyrjes së policisë, liberalët u detyruan të bashkohen nëpër shoqëri të

fshehta, anëtarët e të cilave nisën të komplotonin fshehurazi për të organizuar revolta kundër

shtetit. Disa shoqëri të fshehta, si ajo e masonëve, ekzistonin qysh nga vitet 1700, por në epokën

e Restaurimit ato u shtuan nëpër tërë Evropën, me emra dhe programe nga më të ndryshmet. Në

Itali, më e rëndësishmja prej tyre ishte ajo e karbonarëve.

Borgjezët në punë

Një industrialist kontrollon kuotat e disa produkteve në gazetë, në një litografi të shekullit XIX.

3 Revoltat e liberalëve shtypen.

Lëvizjet e para shpërthejnë më 1820-1821. Në vitet 1820 dhe 1821, shoqëritë e fshehta

vendosën të kalonin nga fjalët në vepra dhe një valë rebelimesh përfshiu gjithë Evropën qendrore,

aty ku sovranët e rikthyer në fron kishin sunduar me më tepër ashpërsi (12.3). E para që shpërtheu

ishte Spanja, e cila, që prej vitit 1812, kishte kushtetutë. Në janar 1820 ngritën krye ushtarakët që

prisnin në portin e Kadisës të niseshin drejt kolonive amerikane (edhe ato, siç do ta shohim, në

revoltë kundër vendit të origjinës). Me ta u bashkuan menjëherë borgjezët liberalë dhe mbreti

Ferdinandi VII u detyrua të fuste përsëri në zbatim kushtetutën e vitit 1812, të cilën e kishte

shfuqizuar me ngut sapo kishte marrë fronin.

Shembulli spanjoll u ndoq menjëherë nga Portugalia dhe, pak më vonë, nga Mbretëria e Dy

Siçilive. Aty, në Napoli, ngriti krye një repart kalorësie, që udhëhiqej nga dy oficerë me ide

karbonare. Kryengritja u përhap me shpejtësi dhe, mbreti Ferdinad I i Burbonëve, pa dëshirën e

tij, u detyrua të pranonte kushtetutën e Spanjës (korrik 1820).

Më pas i erdhi radha Piemontes, ku patriotët ishin të bindur se do të fitonin mbështetjen e

princit Karlo Alberto, trashëgimtari i mundshëm i fronit. Sapo shpërtheu kjo lëvizje (mars 1821),

mbreti dha dorëheqjen nga froni dhe ia kaloi atë vëllait të tij Karlo Feliçe që, në atë kohë, ndodhej

jashtë mbretërisë. Në këtë mënyrë, shteti u drejtua përkohësisht nga Karlo Albertoja, i cili, nën

trysninë e kryengritësve, pranoi një kushtetutë liberale.

Revoltat shtypen. Por fuqitë e Aleancës së Shenjtë, në të cilën ndërkohë ishin futur edhe

shumë shtete të tjerë evropian, mes tyre dhe Franca, organizuan disa ndërhyrje të armatosura në

mbrojtje të sovranëve. Në Napoli, revolucioni u shtyp nga një ushtri austriake, të cilën e thirri

vetë mbreti Ferdinand, pavarësisht se ishte betuar për besnikëri ndaj kushtetutës. Në Piemonte,

kryengritësit, të udhëhequr nga konti Santorre di Santaroza, u mundën nga ushtria mbretërore e

mbështetur prej trupave austriake (ndërsa Karlo Albertoja u strehua në Firence, duke i braktisur

patriotët në mëshirë të fatit). Në Spanjë restaurimi u imponua me forcë më 1821 nga një ushtri

franceze.

Pas shtypjes erdhi persekutimi, pra një tërësi ndërhyrjesh prej qeverive për të ndaluar me forcë

ndryshimet politike. Të gjitha kushtetutat u shfuqizuan, u forcuan kontrollet nga policia dhe

shumë patriotë u dënuan me vdekje, me burgim ose me internim.

Në tërë Italinë ndodhën arrestime dhe gjykime, kjo sepse, pas lëvizjeve, policitë u bënë shumë

dyshuese dhe mosbesuese. Në Lombardi u dënuan, mes të tjerësh, Federiko Konfalonieri, i cili

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!