14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

u shmangën luftërat mes fuqive, nga ana tjetër u shumëfishuan kryengritjet dhe revoltat (lëvizje,

siç quheshin atëherë) të cilat u shtypën gjithnjë me gjak.

Një pakt mes sovranëve bën të mundur shtypjen e kryengritjeve. Një mjet shtypës i

revoltave ishte dhe pakti i Aleancës së Shenjtë të cilën e nënshkruan në Paris më 1815 sovranët e

Rusisë, Prusisë dhe Austrisë. Sipas carit të Rusisë, i cili ishte dhe hartuesi i tij, pakti duhet të

nxiste sovranët të ndihmonin njëri-tjetrin në emër të vëllazërisë së krishterë. Por fuqitë evropiane,

para së gjithash, Austria, nëpërmjet ministrit të shkathët Meternih, e interpretuan atë si një zotim

për të ndërhyrë ushtarakisht kur kryengritjet kërcënonin familjet mbretërore. Kështu, pakti i

vëllazërisë u përdor nga sovranët për të nënshtruar popujt.

Kongresi i Vjenës

Kongresi i Vjenës (objektivat-paqja dhe stabiliteti në Evropë)-mjetet-ekuilibri dhe legjitimiteti; efektet-më

pak luftë më shumë kryengritje.

2 Liberalët u kundërvihen qeverive absolute

Monarkitë e dikurshme absolute kthehen në fron. Pas kongresit të Vjenës, disa sovranë i

ruajtën reformat e kryera gjatë epokës së Napoleonit. Në shumë vende u ruajt edhe kodi i

Napoleonit. Në Francë, mbreti Luigji XVIII, vëllai i mbretit të ekzekutuar, u dha shtetasve një

kushtetutë të moderuar.

Ndërsa disa sovranë të tjerë kërkuan vendosjen e monarkisë absolute. Viktor Emanueli I i

Savojës, për shembull, iu shfaq shtetasve të tij torinezë i veshur si fisnikët e viteve 1700, i

pudrosur, me bishtalecin dhe kapelën me tri qoshe, si dhe u dha poste e ofiqe të njëjtëve

aristokratë që i kishin mbajtur ato në vitin 1792 (shumë prej të cilëve, ndërkohë, qenë plakur

shumë).

Absolutizmit të monarkive të rivendosura iu kundërvunë ngado liberalët. Me këtë emër u

quajtën të gjithë ata që kërkonin kufizimin e shtetit dhe dhënien më tepër liri qytetarëve.

Liberalët ndahen në të moderuar dhe demokratë. Liberalët kërkonin me këmbëngulje si të

drejtën e gjithsecilit lirinë e mendimit, të shprehjes dhe të shtypit (pra mundësinë për të

shprehur lirisht idetë me gojë dhe me shkrim), lirinë e shoqërizimit (mundësinë për t’u

organizuar dhe mbledhur lirisht në grupe), lirinë e besimit (mundësinë e ndjekjes së fesë që

zgjedh vetë)…

Politikisht, liberalët ndaheshin në dy grupe: të moderuar dhe demokratë. Për të parët, forma

më e mirë e qeverisë ishte monarkia kushtetuese, ku pushteti i mbretit të kufizohej nga një

kushtetutë dhe nga një parlament i zgjedhur nga populli. Ndërkohë, të moderuarit nuk ua njihnin

të drejtën për të votuar të gjithë njerëzve, por vetëm atyre që zotëronin një farë pasurie (të quajtur

cens) dhe një farë arsimimi.

Ndërkohë, demokratët ishin për pjesëmarrje të përgjithshme në votime, pra për shtrirjen e të

drejtës së votës mbi të gjithë njerëzit. Shumë prej demokratëve mendonin se një qeveri

republikane mund ta realizonte këtë objektiv më mirë se monarkia.

Liberalët kërkojnë më shumë liri ekonomike. Edhe në fushën ekonomike, roli i shtetit duhet

pakësuar në minimum. Liberalët kërkonin, për shembull, të hiqnin krejtësisht ose të pakësonin

taksat doganore e doganat, pra taksat e mallrave që paguheshin në kufijtë midis shteteve, sepse

ato rrisnin çmimet e prodhimeve dhe pengonin shkëmbimet tregtare. Ata mendonin se

konkurrenca e lirë dhe tregu i lirë mund ta rregullonin jetën ekonomike shumë më mirë se

çfarëdo lloj ndërhyrjeje nga qeveritë.

Ekonomia liberale (liberizmi) mbështetej mbi idetë e Adam Smithit, themeluesit të shkencave

moderne ekonomike dhe kishte si parim themelor ligjin e kërkesës e ofertës, apo ligjin e tregut,

për të cilin kemi folur.

Idetë liberale përhapen. Idetë liberale u përhapën mes aristokratëve më të ndjeshëm dhe të

hapur ndaj risive, pro sidomos mes borgjezëve të cilët po humbin shumë me Restaurimin.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!