14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

PROFILI I TEMËS

Të orientohesh në hapësirë (hartë e lehtë)

Të llogaritësh kohën (shkalla e kohës)

Protagonistët

Krijo një ide për temën:

Përfaqësuesit e shteteve të vogla paraqiten të zvogëluar dhe nuk marrin pjesë në ndarjen e mallit, por

qëndrojnë në sfond.

Kongresi i Vienës, në një skicë satirike të kohës.

Diplomatët dhe princat e shteteve më të fuqishëm vendosin për fatet politike të Evropës duke ndarë

vende dhe pasuri.

Evropa pas kongresit të Vjenës. Hartë. Diskutim.

Cila perandori nuk ekzistonte më në vitin 1815?

Cilët shtete të rinj lindën në lindje të Francës pas vitit 1815?

Perandoria Ruse, Austriake dhe mbretëria e Prusisë, a u rritën pas vitit 1815?

1 Rivendosen monarkitë absolute të dikurshme

Me kongresin e Vjenës nis epoka e Restaurimit. Përfaqësuesit e vendeve evropiane, të

mbledhur në një kongres në Vjenë, vendosën për të ardhmen politike të Evropës duke u

frymëzuar nga dy parime themelore: baraspesha mes shteteve dhe legjitimiteti. Parimi i

baraspeshës kishte si qëllim parandalimin e forcimit së tepërmi të një shteti aq sa ai të

mbizotëronte të tjerët. Parimi i legjitimitetit vendoste të drejtën e sovranëve të dikurshëm ose të

pasardhësve të tyre që të ktheheshin në fron: kështu, për shembull, Burbonët duhet të ktheheshin

në Paris, Savojët në Torino, papa në Romë, etj.

Kongresi donte të restauronte (apo të rivendoste) gjendjen politike të para revolucionit

francez. Prandaj periudha që pasoi kongresin e Vjenës, nga 1815 deri më 1830, u quajt epoka e

Restaurimit.

Kuadri politik i Evropës pas kongresit të Vjenës. Harta në faqen XXX ilustron sistemimin

politik të Evropës siç e dëshironte kongresi.

Franca humbi të gjitha territoret që kishte pushtuar që nga 1792 e më pas dhe, pastaj, në kufijtë

e saj, u krijua një barrierë shtetesh për të frenuar përpjekjet e ardhshme të mundshme të saj për

ekspansion. Këta shtete kufitare me të ishin Zvicra, Piemonti me Ligurian dhe Vendet e Ulëta,

të cilave iu shtua dhe Belgjika.

Anglia mbajti të gjitha kolonitë franceze, holandeze dhe spanjolle që kishte pushtuar gjatë

luftërave të Napoleonit, duke ripohuar sundimin e saj absolute në det.

Austria la Belgjikën, por mori Lombardinë (që e kishte humbur me paqen e Kampoformios),

republikën e Venecias dhe bregdetin e Dalmacisë.

Ndërsa Italinë, të cilën francezët e kishin bashkuar në republikën italiane, kongresi e copëtoi

përsëri. Gadishulli u nda në shtete të reja. Njëri prej tyre, Lombardo-Veneto, qeverisej

drejtpërdrejt nga Austria ndërsa të tjerëve (si dukata e Parmës dhe Piaçencës, dukata e Modenës

dhe Rexhios dhe dukata e madhe e Toskanës) iu caktuan sovranë që kishin lidhje me

Habsburgët, perandorët e Austrisë. Republika e vogël e Gjenovës u bashkua me mbretërinë e

Sardenjës. Në qendër, shteti i Kishës i mbeti Papës. Në jug, mbretëria e Napolit dhe ai i Sicilisë u

bashkuan në mbretërinë e Dy Sicilive.

Pakësohen luftërat, shtohen revoltat. Pasi krijoi një gjendje baraspeshe mes fuqive, kongresi

i Vjenës arriti t’i sigurojë Evropës një periudhë të gjatë paqeje e cila u quajt “koncerti evropian”.

Por në Vjenë u mbajtën parasysh vetëm interesat e sovranëve dhe jo aspiratat e popujve. Këta

të fundit, pas përvojave të revolucionit dhe të periudhës së Napoleonit, kishin filluar të kërkonin

më tepër të drejta dhe, në disa raste, edhe pavarësinë nga të huajt. Kështu, edhe pse nga njëra anë

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!