14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Pavarësisht se ishulli mbikëqyrej rreptë, Napoleoni arriti të arratisej e të shkonte ën Francë. Aty

u prit triumfalisht nga populli dhe mori përsëri pushtetin, ndërsa Luigji XVIII nxitoi t’ia mbathte.

Por aventura e re e Napoleonit zgjati vetëm njëqind ditë.

Fuqitë evropiane nuk vonuan të formonin një koalicion të shtatë dhe në Vaterlo, në Belgjikë,

Napoleoni u mund përfundimisht, më 18 qershor 1815. Anglezët, të cilët e kapën rob, e internuan

në Shën Helenë, një ishull i humbur në Atlantik, ku edhe vdiq më 15 maj 1821.

Idetë e revolucionit hedhin rrënjë. Ata që mundën Napoleonin, u mblodhën në një kongres

në Vjenë, mes nëntorit 1814 dhe qershorit 1815. Ata mendonin se, pas kësaj stuhie revolucionare,

gjithçka mund të kthehej si më parë. Por nuk ndodhi kështu. Revolucioni kishte sjellë ndryshime

të mëdha në Francë, kishte rrëzuar absolutizmin, privilegjet e fisnikëve dhe të klerit,

feudalizmin dhe kishte fshirë ndarjen e shoqërisë në tre shtresa. Së bashku me ushtritë e

Napoleonit, idetë revolucionare u eksportuan në tërë Evropën, kodi i Napoleonit solli ligje më

moderne, puna angari e fshatarëve u ndalua, pronat e vjetra feudale u shitën dhe u hapën mundësi

të reja për të spikatur në shoqëri edhe për borgjezinë dhe jo vetëm për fisnikët.

Disa popuj, veçanërisht spanjollët, gjermanët dhe italianët nisën ta konsiderojnë veten si një

komb, pra si një bashkësi individësh që i bashkonte gjuha e njëjtë dhe feja, zakonet e ngjashme

dhe historia e përbashkët.

Idetë e lirisë, barazisë dhe kombësisë ushqyen gjatë viteve 1800 shumë luftëra për bashkimin

dhe pavarësinë e popujve. Për ndikimin e madh që ushtroi mbi historinë e njerëzimit revolucioni

francez dhe përpara tij, revolucioni amerikan, këto dy ngjarje shënojnë kalimin nga historia e re

në historinë bashkëkohore në të cilën jetojmë ne sot.

Pushkatimi i guerriljerëve spanjollë në vitin 1808, në një pikturë të Francisko Gojës. Evropa është e

lodhur nga luftërat; popujt ngrenë krye por shtypja e Napoleonit është e egër.

Fjalët kyç: republikat motra, grusht shteti, konsullatë, konkordat, kodi napoleonik, kombi, periudha

bashkëkohore.

Tryeza kronologjike: 1796-1797- fushata e Napoleonit në Itali; 1797-Paqja e Kampoformios; 1798-

fushata e Egjiptit; 1799-shfuqizimi i Direktoratit dhe lindja e Konsullatit, Napoleoni Konsull i Parë; 1800-

fushata e dytë e Italisë; 1804-Napoleoni perandor i francezëve; 1805-fitorja e Austrelicit-Napoleoni mbret i

Italisë; 1806-blloku kontinental; 1812-fushata e Rusisë; 1813-Napoleoni humbet në Lajpcig; 1815-

Napoleoni mundet në Vaterlo.

Orientohu në hapësirë

Shkruaj në hartë numrat që përkojnë me emrat e mëposhtëm gjeografikë:

1. Franca 2. Belgjika 3. Holanda 4. Mbretëria e Britanisë së Madhe 5. Konfederata e Rinit 6. Mbretëria e

Prusisë 7. Perandoria e Austrisë 8. Perandoria ruse 9. Provincat ilirike 10. Mbretëria e Italisë 11 .Mbretëria

e Napolit 12 Mbretëria e Sicilisë 13 Mbretëria e Sardenjës.

Ngjyros me tri ngjyra të ndryshme:

Perandoria franceze dhe territoret e aneksuara; 2. Shtetet e pavarura nga Franca 3. Vendet aleate të Francës.

Linja 5

Evropa në vitet 1815 - 1850

Orë mësimore 5

Tema 1

Kongresi i Vjenës. Epoka e Restaurimit

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!