Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit Libri i Mësuesit

14.04.2015 Views

mbronte revolucionin, por që të siguronte edhe rendin e qetësinë. Por për të përmbysur me forcë qeverinë, pra për një grusht shteti, nevojitej ndonjë ushtarak që të gëzonte popullaritet të gjerë. Gjenerali Bonapart, që ishte kthyer në heroin e Italisë dhe të Piramidave, dukej njeriu më i përshtatshëm. Sapo u kthye në Francë, Bonaparti e kuptoi se kishte mbërritur çasti i tij dhe diti të përfitonte. Më 9 nëntor (18 brymer) 1799 ai shpalli rrëzimin e Direktoratit dhe formoi një qeveri të re të përbërë nga tre konsuj që u quajt konsullatë. Konsulli i parë ishte vetë Bonaparti të cilit iu dha pushtet diktatorial nga një Kushtetutë e re. Napoleoni bëhet perandor. Pasi u bë zot pothuajse i Francës, Bonaparti u përball me fuqitë e koalicionit të dytë dhe, brenda një kohe të shkurtër, i dha fund luftës. Në qershor 1800, austriakët u mundën në Marengo, në Piemonte dhe, pas një viti, kërkuan paqe. Në Itali rilindi republika cisalpine, e cila, më 1802, u shndërrua në republikën italiane. Po atë vit, edhe Anglia u detyrua të nënshkruante paqen e Amiensit. Në këtë valë fitoresh, Bonaparti e shpalli veten konsull të përjetshëm, dhe pastaj, më 1804, perandor të francezëve. Ceremonia e kurorëzimit u zhvillua në Paris, në prani të Papa Piut VII. Për t’i treguar Papës se nuk i njihte asnjë autoritet mbi veten e tij, Bonaparti e vendosi vetë në kokë kurorën perandorake. Qysh atëherë, siç ndodh me të gjithë sovranët, u thirr vetëm me emrin e tij të pagëzimit, Napoleon. Pas një viti, republika italiane u shndërrua në mbretëri, mbretëria e Italisë, mbret i së cilës ishte Napoleoni. Kurorëzimi u krye në Milano në vitin 1805. Zëvendësmbret ishte Eugjen Boarné, djali i adoptuar i perandorit. Brenda pak kohe, i tërë gadishulli u shndërrua në një lloj feudi të familjes perandorake: Napoleoni emëroi motrën e tij Elizë dukeshë të Lukas, motrën tjetër Paolinë dukeshë të Guastalas, më 1806 bëri mbret të Napolit (prej ku ishin dëbuar Burbonët) vëllain e tij Zhozef, të cilin më pas e zëvendësoi me kunatin Zhoakim Murat. Veprat e kohës së paqes: kodi, marrëveshja, reforma arsimore. Mes viteve 1800 deri më 1804, Napoleoni i përqendroi të gjitha pushtetet në Paris dhe iu përkushtua punëve të paqes. Në 1801, përmbylli një marrëveshje me Papën, e cila rivendoste paqen fetare në vend pas trazirave të periudhës revolucionare. Në Paris, themeloi Bankën e Francës (1800) dhe hodhi në qarkullim monedha të reja metalike si frangun e argjendtë dhe napoleonin e artë. Më 1804, i dha vendit kodin napoleonas, një përmbledhje ligjesh që shërbeu si model për të gjitha ligjet pasuese dhe ushtroi një ndikim të dukshëm në shumë vende të botës. Kodi ripohonte fitoret kryesore të revolucionit, si barazia e qytetarëve para ligjit apo shfuqizimi i feudalizmit, por mbronte në mënyrë të veçantë të drejtën e pronës, një gjë që borgjezët e kishin mjaft për zemër. Ashtu si kodi, edhe reforma arsimore u shkonte për shtat kërkesave të borgjezisë. Arsimi fillor për popullin dhe arsimimi i grave megjithatë u lanë pas dore. Por Napoleoni ngriti dhe organizoi licetë shtetërorë dhe shkollat e larta, të cilat do të përgatisnin bijtë e borgjezisë për karrierat shtetërore dhe ushtarake. Napoleoni pushton Evropën. Napoleoni e dinte se prestigji dhe pushteti i kishin ardhur vetëm nga sukseset ushtarake. Mirëpo ai dëshironte që sundimin e tij t’ia impononte gjithë Evropës. Lufta kundër Britanisë së Madhe dhe fuqive të tjera evropiane rinisi në vitin 1805. Që atëherë, vetëm brenda katër vitesh, u krijuan tre koalicione dhe e tërë Evropa u përfshi në një vorbull konfliktesh të përgjakshme. Në krye të një ushtrie të madhe prej qindra mijëra njerëzish, Napoleoni po korrte njërën fitore pas tjetrës. Pushtoi Vjenën dhe, pak më vonë, Berlinin. Në Austerlic, në 1805, korri një fitore madhështore mbi ushtrinë austriako-ruse, e cila udhëhiqej personalisht nga vetë perandorët e Austrisë dhe të Rusisë (kjo u quajt beteja e tre perandorëve), mundi prusianët në Jenë (1806) dhe austriakët në Vagram (1809).

E tërë Evropa perëndimore, nga Deti i Veriut deri në Mesdhe, nga Spanja deri në Poloni, gjendej në duart e tij. Rusia qe shndërruar në aleaten e tij, ndërsa Austria kishte marrë një qëndrim më miqësor, madje kishte arritur t’i jepte si grua Mari Luizën e Habsburgëve, vajzën e perandorit. Napoleoni u martua me të më 1810, pasi qe ndarë nga Zhozefina, dhe lindi me të trashëgimtarin aq të dëshiruar, të cilit i vuri emrin Napoleon dhe i dha titullin e lartë “mbret i Romës”. Napoleoni perandor në një pikturë të Zhan-August-Domenik Ingres 1806. Hartë. Përhapja e kodit të Napoleonit (ndikimi juridik francez, ndikimi juridik francez i përtejoqeanit, zona ku është në fuqi kodi civil pas vitit 1815; Përshtatjet kombëtare të kodit civil). 3. Rënia e perandorisë së Napoleonit. Napoloni ndalon tregtinë me Anglinë. Më 1805, anglezët shkatërruan flotën francezë në një betejë detare pranë Kepit Trafalgar, në Atlantik. Në luftime vdiq edhe admirali Nelson, ngadhënjimtari i dikurshëm në Abukir (12.1), por Anglia përsëri mbeti e pamposhtur dhe zotëruese e deteve. Atëherë Napoleoni mendoi të fuste në krizë ekonominë angleze dhe, më 1806, dekretoi bllokadën kontinentale, e cila u ndalonte vendeve të perandorisë dhe shteteve të tjera aleate të bënin tregti me Anglinë. Por ky vendim dëmtoi më shumë popujt e Evropës, sepse mallrat në qarkullim u pakësuan, çmimet u rritën dhe perandori, disa herë, u detyrua që të impononte zbatimin e bllokadës me forcën e ushtarëve. Popujt u lodhën nga luftërat. Popujt e nënshtruar, ishin indinjuar për shkak të taksave, kontributeve që duhej të jepnin për luftën dhe rekrutimit të detyrueshëm në ushtri. Shumë shpejt, Franca u shndërrua në simbolin e shtypjes dhe një ndjenjë patriotike shtyu shumë të rinj të luftonin për çlirimin vendeve të tyre. Më 1808, ngritën krye spanjollët, të pakënaqur që Napoleoni u kishte zëvendësuar mbretin e tyre me vëllain e vet Zhozef Bonaparti. Kështu filloi një luftë guerile, me sulme të befasishme dhe prita, e cila e mbajti ushtrinë franceze të impenjuar dhe që Napoleoni nuk po arrinte ta shtypte. Spanjollët luftonin në emër të mbretit dhe të fesë katolike që, në sytë e tyre, ishin një me atdheun. Por një pakicë prej tyre, të frymëzuar nga idetë iluministe, i dhanë vendit kushtetutën e Kadises (1812): modeli i parë për të gjitha kushtetutave të mëvonshme evropiane. Dështon fushata në Rusi. Marrëdhëniet mes Francës dhe Rusisë u përkeqësuan sepse cari Aleksandër kishte nisur të bënte tregti me Anglinë, duke shkelur bllokadën kontinentale. Për të nënshtruar carin, Napoleoni organizoi, më 1812, fushatën e Rusisë, i bindur se mund ta fitonte shpejt atë. Por gjeneralët rusë përdorën një taktikë që e kapi në befasi atë: ata tërhiqeshin thuajse pa luftuar, duke e tërhequr ushtrinë e Napoleonit gjithnjë e më thellë në brendësi të vendit, digjnin fusha dhe shtëpi pas vetes, që pushtuesit të mos gjenin as ushqim dhe as strehë. Napoleoni mbërriti në Moskë, por as pushtimi i kryeqytetit rus nuk mund të quhej fitore, sepse qyteti ishte i shkretë dhe gjysmë i shkatërruar nga një zjarr i madh që zgjati për ditë me radhë. Në Moskë, Napoleoni priti më kot që cari të kërkonte nënshkrimin e paqes, por në fund, meqë dimri i tmerrshëm rus po afrohej, u detyrua të urdhëronte tërheqjen. Ngricat, uria, sëmundjet dhe sulmet e papritura të ushtarëve dhe të fshatarëve rusë, të mbushur me shpirtin patriotik, e shndërruan marshimin e tërheqjes në një katastrofë të paparë. Një nga çastet më dramatike të tërheqjes ishte kalimi i lumit Beresina, ku ushtria e Napoleonit pësoi humbje të stërmëdha (nëntor 1812). Nga ushtria e madhe me gati 700.000 ushtarë që ishte nisur për në Rusi, më pak se 18.000 të mbijetuar arritën të ktheheshin në vendin e tyre. Napoleoni mundet përfundimisht. Armiqtë e Francës e morën veten dhe formuan një koalicion të gjashtë. Napoleoni u mund rëndë në Lajpcig në Gjermani, në vitin 1813 dhe, një vit më pas, u detyrua të hiqte dorë nga froni. Kurora i kaloi Luigjit XVIII, vëllait të Luigjit XVI dhe Napoleoni u internua në ishullin e Elbës të cilën e mbante si principatë personale (1814).

mbronte revolucionin, por që të siguronte edhe rendin e qetësinë. Por për të përmbysur me forcë

qeverinë, pra për një grusht shteti, nevojitej ndonjë ushtarak që të gëzonte popullaritet të gjerë.

Gjenerali Bonapart, që ishte kthyer në heroin e Italisë dhe të Piramidave, dukej njeriu më i

përshtatshëm. Sapo u kthye në Francë, Bonaparti e kuptoi se kishte mbërritur çasti i tij dhe diti të

përfitonte.

Më 9 nëntor (18 brymer) 1799 ai shpalli rrëzimin e Direktoratit dhe formoi një qeveri të re të

përbërë nga tre konsuj që u quajt konsullatë. Konsulli i parë ishte vetë Bonaparti të cilit iu dha

pushtet diktatorial nga një Kushtetutë e re.

Napoleoni bëhet perandor. Pasi u bë zot pothuajse i Francës, Bonaparti u përball me fuqitë e

koalicionit të dytë dhe, brenda një kohe të shkurtër, i dha fund luftës. Në qershor 1800, austriakët

u mundën në Marengo, në Piemonte dhe, pas një viti, kërkuan paqe. Në Itali rilindi republika

cisalpine, e cila, më 1802, u shndërrua në republikën italiane. Po atë vit, edhe Anglia u detyrua

të nënshkruante paqen e Amiensit.

Në këtë valë fitoresh, Bonaparti e shpalli veten konsull të përjetshëm, dhe pastaj, më 1804,

perandor të francezëve.

Ceremonia e kurorëzimit u zhvillua në Paris, në prani të Papa Piut VII. Për t’i treguar Papës se

nuk i njihte asnjë autoritet mbi veten e tij, Bonaparti e vendosi vetë në kokë kurorën perandorake.

Qysh atëherë, siç ndodh me të gjithë sovranët, u thirr vetëm me emrin e tij të pagëzimit,

Napoleon.

Pas një viti, republika italiane u shndërrua në mbretëri, mbretëria e Italisë, mbret i së cilës

ishte Napoleoni. Kurorëzimi u krye në Milano në vitin 1805. Zëvendësmbret ishte Eugjen

Boarné, djali i adoptuar i perandorit. Brenda pak kohe, i tërë gadishulli u shndërrua në një lloj

feudi të familjes perandorake: Napoleoni emëroi motrën e tij Elizë dukeshë të Lukas, motrën

tjetër Paolinë dukeshë të Guastalas, më 1806 bëri mbret të Napolit (prej ku ishin dëbuar

Burbonët) vëllain e tij Zhozef, të cilin më pas e zëvendësoi me kunatin Zhoakim Murat.

Veprat e kohës së paqes: kodi, marrëveshja, reforma arsimore. Mes viteve 1800 deri më

1804, Napoleoni i përqendroi të gjitha pushtetet në Paris dhe iu përkushtua punëve të paqes. Në

1801, përmbylli një marrëveshje me Papën, e cila rivendoste paqen fetare në vend pas trazirave

të periudhës revolucionare.

Në Paris, themeloi Bankën e Francës (1800) dhe hodhi në qarkullim monedha të reja metalike

si frangun e argjendtë dhe napoleonin e artë.

Më 1804, i dha vendit kodin napoleonas, një përmbledhje ligjesh që shërbeu si model për të

gjitha ligjet pasuese dhe ushtroi një ndikim të dukshëm në shumë vende të botës.

Kodi ripohonte fitoret kryesore të revolucionit, si barazia e qytetarëve para ligjit apo shfuqizimi

i feudalizmit, por mbronte në mënyrë të veçantë të drejtën e pronës, një gjë që borgjezët e kishin

mjaft për zemër.

Ashtu si kodi, edhe reforma arsimore u shkonte për shtat kërkesave të borgjezisë. Arsimi fillor

për popullin dhe arsimimi i grave megjithatë u lanë pas dore. Por Napoleoni ngriti dhe organizoi

licetë shtetërorë dhe shkollat e larta, të cilat do të përgatisnin bijtë e borgjezisë për karrierat

shtetërore dhe ushtarake.

Napoleoni pushton Evropën. Napoleoni e dinte se prestigji dhe pushteti i kishin ardhur vetëm

nga sukseset ushtarake. Mirëpo ai dëshironte që sundimin e tij t’ia impononte gjithë Evropës.

Lufta kundër Britanisë së Madhe dhe fuqive të tjera evropiane rinisi në vitin 1805. Që atëherë,

vetëm brenda katër vitesh, u krijuan tre koalicione dhe e tërë Evropa u përfshi në një vorbull

konfliktesh të përgjakshme.

Në krye të një ushtrie të madhe prej qindra mijëra njerëzish, Napoleoni po korrte njërën fitore

pas tjetrës. Pushtoi Vjenën dhe, pak më vonë, Berlinin. Në Austerlic, në 1805, korri një fitore

madhështore mbi ushtrinë austriako-ruse, e cila udhëhiqej personalisht nga vetë perandorët e

Austrisë dhe të Rusisë (kjo u quajt beteja e tre perandorëve), mundi prusianët në Jenë (1806) dhe

austriakët në Vagram (1809).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!