14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Protagonistët

Krijo një ide për temën:

Kisha e Notrë-Damit.

Zhozefina Boharne, gruaja e Napoleonit

Kurorëzimi perandorak në një tablo të Zhak-Lui Davidit

Napoleoni kurorëzon të shoqen.

Papa Piu VII i pranishëm në ceremoni.

Fitoret e Napoleonit

Në këtë karikaturë Napoleoni paraqitet midis flluskave të sapunit. Pse? Një flluskë mban emrin e një vendi

të pushtuar. Mundohuni të lexoni emrat në frëngjisht me ndihmën e mësuesit.

Hartë.

Epoka e Napoleonit më 1812. Diskutim.

Tako personazhet

Evropa në vitin 1812

Harta tregon perandorinë napoleoniane të vitit 1812, kur Franca kontrollonte tërë Evropën.

1. Gjenerali që ngjiti shkallët shpejt: Napoleon Bonaparti

Napoleon Bonaparti: një gjeneral i jashtëzakonshëm. Lufta që kishin nisur revolucionarët në

vitin 1792 për të mbrojtur revolucionin dhe për të çliruar popujt e shtypur nga absolutizmi i

mbretërve, ende vazhdonte.

Disa vende kishin dalë nga koalicioni antifrancez (11.4), por Austria, Anglia dhe gati të gjithë

shtetet italiane ishin ende të mobilizuar në të. Kundër Austrisë u dërguan tri ushtri: dy prej tyre

morën urdhër të marshonin drejt Vjenës përmes Gjermanisë, e treta duhet të ndërhynte në Itali.

Ushtria drejt Italisë qe e vogël, sepse fronti italian konsiderohej si dytësor, por drejtohej nga një

gjeneral i jashtëzakonshëm, Napoleon Bonaparti.

Napoleoni kishte lindur më 1769 në Korsikë, ishullin mesdhetar që, një vit më parë, republika e

Gjenovës ia kishte shitur Francës. Pasi hyri në shtrinë revolucionare, i ngjiti shpejt shkallët e

karrierës dhe, në moshën 25 vjeçare mori titullin e gjeneralit. Kur ishte 27 vjeç, Direktorati, ku

bashkëshortja e tij Zhozefin Boarné kishte miq të fuqishëm, i besoi drejtimin e ushtrisë të nisur

drejt Italisë.

Fushata ushtarake në Itali ishte ngadhënjim edhe për Napoleonin. Fushata në Itali (1796-

1797) ishte nj ngadhënjim i vërtetë. Bonaparti i mundi pa reshtur piemontasit dhe austriakët, mori

Nisën dhe Savojën, që bënin pjesë në mbretërinë e Sardenjës dhe hyri në Milano, kryeqendrën e

Lombardisë austriake. Pastaj pushtoi territorin e republikës së Venecias, e cila, më kot, qe

shpallur si asnjanëse dhe, pas dorëzimit të austriakëve në Mantova, iu drejtua Vjenës. Betejat dhe

fitoret propagandoheshin me të madhe në Francë, ku Napoleoni u bë menjëherë i famshëm.

Në tetor 1797, Austria u detyrua të nënshkruante paqen e Kampoformios. Me të, i njihte

Francës të drejtën e zotërimit të Lombardisë dhe të Belgjikës, pro mori nga Nepoleoni Venecian,

Istrian dhe Dalmacinë. Republika e Venecias humbi në këtë mënyrë, pas më shumë se njëmijë

vjetësh, pavarësinë e saj.

Për t’i shkaktuar humbej Anglisë, Napoleoni organizon fushatën e Egjiptit. Pas humbjes së

Austrisë, mbetej për t’u mundur vetëm Anglia.

Ishulli mbrohej nga deti me një flotë që dukej e pathyeshme, prandaj Napoleoni e përjashtoi

idenë e sulmit të drejtpërdrejtë. Por vendosi t’i pengonte tregtinë duke pushtuar Egjiptin, që

anglezët e përdornin si bazë për tregtinë me Inditë lindore.

Egjipti, në atë kohë, ishte pjesë e perandorisë turke, pro Napoleoni nuk e mori parasysh këtë:

zbarkoi në Aleksandri, nisi marshimin drejt pjesës së brendshme dhe mori Piramidat duke

shënuar një fitore të rëndësishme (1798).

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!