14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

You also want an ePaper? Increase the reach of your titles

YUMPU automatically turns print PDFs into web optimized ePapers that Google loves.

Në periudhën e quajtur të Terrorit (gusht 1793 – korrik 1794) gjykata revolucionare të

posaçme dërguan në gijotina dhjetëra mijëra njerëz, në shumicën e rasteve pa u dhënë asnjë

mundësi për mbrojtje. Mes të dënuarve, kishte persona të shquar, si ish mbretëresha Mari

Antuanetë, kimisti i njohur Lavuazié, jakobini Danton që donte t’i jepej fund periudhës së

Terrorit dhe shumë zherondinë, fisnikë dhe priftërinj, gjeneralë dhe tregtarë, fshatarë dhe

sankylotë. Për të theksuar vullnetin e ndarjes me të shkuarën, u caktua dhe një kalendar i ri

revolucionar dhe u ftua populli të rebelohej kundër “besëtytnive” fetare.

Grushti i shtetit i jep fund terrorit. Por revolucioni i Vandeas pothuajse u mposht – edhe pse

me çmimin e lartë të masakrave të përgjakshme – ushtria revolucionare theu keqas në Flërys

forcat armike (qershor 1794) dhe hyri përsëri në Belgjikë. Franca tashmë nuk ndodhej më në

rrezik.

Në gjendjen e re të krijuar, regjimi i Terrorit, i cili ishte fryt i një çasti emergjence, nuk kishte

më të drejtë të ekzistonte. Në Konventë u formua një shumicë kundërshtare me Robespierin, i cili

u arrestua më 27 korrik 1794 (më 9 termidor, sipas kalendarit të ri revolucionar) dhe, një ditë më

pas, u ekzekutua në gijotinë pa u gjykuar.

Borgjezia rivjen në pushtet dhe merr hak. Ata që, më 9 termidor, i dhanë fund Terrorit,

përfaqësonin interesat e një borgjezie të përbërë nga pasanikë të rinj, të cilët nuk kishin aspak

ndërmend të ndanin pushtetin me sankylotët dhe masat e fshatarësisë. Prandaj kjo borgjezi nxitoi

t’i jepte Francës një kushtetutë të re - kushtetutën e vitit të tretë (1795) - e cila ua hiqte përsëri

të varfërve të drejtën e votës dhe u jepte borgjezëve lirinë për të vendosur vetë çmimet dhe për të

kryer tregtinë e nevojshme për t’i pasuruar. Pushteti ekzekutiv iu besua një këshilli me pesë

anëtarë që u quajt Direktorat dhe i cili qeverisi Francën nga viti 1795 deri më 1799. Klubet dhe

gazetat jakobine u mbyllën dhe kundër mbështetësve të Robespierit e atyre që konsideroheshin si

të tillë, shpërtheu Terrori i bardhë, pra hakmarrja e kundërshtarëve politikë, e cila ishte

veçanërisht e përgjakshme në jug-lindje të Francës.

Ekzekutimi i Luigjit XVI, në një skicë të kohës.

Fjalë kyç: shtresat e përgjithshme, Deklarata e të drejtave të njeriut dhe qytetarit, klub, jakobinë,

sankulotë, Terror, direktorat.

Tryezë kronologjike: 1789 (5 maj): mblidhen shtresat e përgjithshme; 1789 (14 korrik): marrja e

Bastijës; 1789 (4 gusht)-fundi i regjimit feudal; 1789 (26 gusht)-Deklarata e të drejtave të njeriut dhe

qytetarit; 1792-Franca i shpall luftë Austrisë dhe Prusisë; 1792 (21 shtator)-shpallja e republikës; 1793 (21

janar)-Luigji XVI shkon në gijotinë; 1793-lufta civile në Vandea; 1793-1794-periudha e Terrorit; 1794 (27

korrik)-Roberspieri shkon në gijotinë-merr fund Terrori; 1795-1799-Direktorati.

Përcakto lidhjet

Përgjigju.

Përse në periudhën 1786-1788 shpërthyen në Francë trazira të mëdha?

Cilat ishin shkaqet kryesore të deficitit të shtetit?

Përse Luigji XVI vendosi të thërrasë Shtresat e përgjithshme?

Çfarë shpresonin të arrinin fisnikët, borgjezët dhe fshatarët nga thirrja e Shtresave të përgjithshme?

Tema 5 - 6

Epoka e Napoleonit. Fundi i Perandorisë së Napoleonit.

PROFILI I TEMËS

Të orientohesh në hapësirë (hartë e lehtë)

Të llogaritësh kohën (shkalla e kohës)

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!