14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Përgjithësisht vlerësohet si e Djathtë një lëvizje ose parti në favor të ruajtjes së rendit shoqëror ekzistues

dhe që është kundër ndryshimeve kulturore dhe sociale; e Majtë quhet një lëvizje ose parti në favor të

shndërrimeve dhe që është progresiste, pra e bindur në mundësinë e ndryshimit dhe përmirësimit të

njerëzve dhe të shoqërisë.

Sot kundërvënia tradicionale mes të Djathtës dhe të Majtës (me një qendër të moderuar mes dy prirjeve)

është më pak e prerë dhe është vënë në diskutim.

Sipas mendimit të shumicës, një parti mund të ketë ide të përparuara në një fushë të caktuar, por jo në të

tjera. Mund të jetë, për shembull, një parti progresiste e vendosur kur është fjala për barazinë shoqërore, por

jo fort e gatshme për të zgjidhur problemin e barazisë gjinore apo të të drejtave civile. Apo një parti

konservatore dhe tradicionaliste, por e kujdesshme ndaj ekologjisë dhe respektimit të natyrës. Ky ndërlikim

të fton, më shumë se në të shkuarën, të arsyetosh gjithnjë, edhe në politikë, me mendjen tënde.

4 Terrori dhe hakmarrja: nga qeveria revolucionare te fitorja e borgjezëve

Grupet politike të Konventës. Konventa kishte 749 deputetë. E djathta qe formuar nga

zherondinët, grupi më konservator, i cili kundërshtonte çdo lloj ndryshimi. E majta përbëhej nga

malësorët, jakobinët më revolucionarë, ndërsa në qendër ulej grupi i madh i fushës (i quajtur

edhe këneta), që bashkohej herë me të majtën e herë me të djathtën.

Luigji XVI ekzekutohet në gijotinë. Dallimet mes zherondinëve dhe malësorëve u bënë të

mprehta kur u hap debati i ekzekutimit të ish mbretit Luigji XVI, të akuzuar për tradhti.

Zherondinët bënë gjithçka për ta shpëtuar, ndërsa malësorët donin ta dënonin me vdekje.

Pas një debate që zgjati më tepër se një muaj, ish sovrani u shpall fajtor dhe u dënua me vdekje

në gijotinë (makina që zëvendësonte sëpatën e xhelatit). Sentenca u ekzekutua më 21 janar 1793.

Ekzekutimi i Luigjit XVI trembi gjithë sovranët e Evropës të cilët vendosën të ndalonin

përhapjen e ideve revolucionare.

Kundër Francës u formua një koalicion, pra një bashkim, ku bënë pjesë gati të gjitha vendet

evropiane: përveç Prusisë dhe Austrisë, edhe Anglia, Spanja, Rusia, mbretëria e Sardenjës, shteti i

Kishës dhe mbretëria e Napolit.

Revolucioni në vështirësi: koalicioni antifrancez dhe lufta civile. Për revolucionin nisi

periudha më e vështirë. Vendi qe rrethuar nga armiqtë dhe ushtritë e koalicionit po hynin brenda

tokës franceze. Brenda vendit, lufta civile qe në prag të shpërthimit, sepse në disa rajone, mes të

cilave edhe në Vandea, fshatarët ishin ngritur kundër qeverisë republikane, duke mbrojtur

mbretin dhe fenë. Gjendja ekonomike ishte tepër e rëndë: mungonin mallrat më jetësore dhe,

krahasuar me vitin 1789, çmimet ishin rritur deri në 200%. E kërcënuar nga jashtë e nga brenda,

Franca revolucionare dukej se gjendej në pikën e rrënimit.

Konventa vendosi atëherë t’i jepte pushtet të jashtëzakonshëm një grupi të vogël njerëzish që

formuan Komitetin e shpëtimit publik. Nën drejtimin e malësorit Maksimilien Robespier,

Komiteti u bë organi kryesor i qeverisjes revolucionare dhe nisi të drejtojë Francën me metoda

diktatoriale.

Duke besuar se vetëm aleanca me forcat popullore do ta shpëtonte revolucionin, Komiteti mori

disa masa që populli i dëshironte, si miratimi i çmimeve zyrtare (niveli më i lartë i çmimeve të

produkteve të konsumit të gjerë) dhe vënia e dënimit me vdekje për spekulantët, për ata që blinin

mallra dhe i shisnin me çmim shumë më të lartë.

Nis periudha e terrorit. Kundër armiqve të jashtëm, Komiteti dekretoi rekrutimin në masë, pra

thirrjen nën armë për të gjithë të rinjtë mes 20 dhe 25 vjeç. U formua kështu një ushtri e madhe

popullore dhe revolucionare, e drejtuar nga oficerë të rinj dhe guximtarë, që luftonin me

entuziazëm për mbrojtjen e republikës.

Kundër armiqve të brendshëm, pra kundër rebelëve, kundërrevolucionarëve dhe kundërshtarëve

të qeverisë, shtypja qe e pamëshirshme. Një dyshim sado i vogël mjaftonte për t’u arrestuar,

mjaft të dilje në rrugë pa mbajtur distinktivin trengjyrësh që të denoncoheshe si “armik i

revolucionit”.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!