14.04.2015 Views

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

Libri i Mësuesit

SHOW MORE
SHOW LESS

Create successful ePaper yourself

Turn your PDF publications into a flip-book with our unique Google optimized e-Paper software.

Ushtria franceze pëson njërën humbje pas tjetrës. Por operacionet e para ushtarake

për Francën u shndërruan në disfata të vërteta. Ushtria franceze ishte e ushqyer keq dhe e

paarmatosur mirë; oficerët, gati të gjithë fisnikë, ishin besnikë të mbretit dhe luftonin pa

asnjë lloj zelli, madje shpesh dezertonin; ushtarët ishin shpartalluar. Shumë shpejt, trupat

armike kaluan kufijtë dhe pushtuan Francën.

Përballë këtij rreziku, vendi u mobilizua dhe mijëra vullnetarë mbërritën nga çdo anë e

vendit në Paris. Mes tyre gjendej dhe një batalion nga Marseja, i cili ecte nën ritmin e një

kënge të re revolucionare: Marsejeza, që do të shndërrohej në himnin kombëtar të

Francës.

Populli akuzon për tradhti dhe ngre krye: mbreti burgoset. Për popullin, disfatat

ushtarake ishin prova e dukshme e tradhtisë së mbretit: njerëzit ishin të bindur se familja

mbretërore, fisnikët dhe priftërinjtë e pabindur, kishin komplotuar kundër revolucionit

dhe kishin lidhur marrëveshje të fshehta me pushtuesit.

Më 10 gusht 1792, zemërimi popullor shpërtheu. Banorët e Parisit sulmuan pallatin

mbretëror të Tyilërisë, masakruan rojat ndërsa mbreti u detyrua të kërkonte mbrojtjen e

Asamblesë legjislative. Të trembur nga zemërimi popullor, deputetët pezulluan mbretin

nga funksionet dhe e burgosën bashkë me familjen në burgun e Tempullit.

Nga ai çast, revolucioni pati protagonistë të rinj: banorët e Parisit (artizanë, dyqanxhinj,

pronarë të vegjël, çirakë) të quajtur sankylot, sepse nuk mbanin geta të ngushta te gjunjët

(të quajtura në frëngjisht culottes), të cilat visheshin vetëm prej të pasurve, por pantallona

të gjera poshtë.

Jeta e shtrenjtë dhe lajmet për humbje të reja ushtarake bënin që sankylotët të shihnin

ngado mashtrimin dhe tradhtinë. Në shtator 1792, një turmë njerëzish të thjeshtë hyri me

forcë në burgun e Parisit dhe vrau shumë nga të burgosurit e akuzuar për tradhti ndaj

popullit. Masakrat vazhduan katër ditë dhe viktimat ishin me qindra, përgjithësisht

fisnikë dhe priftërinj, shumë prej tyre të pafajshëm (masakra e shtatorit)

Shpallja e republikës. Lëvizja popullore u mbështet nga Komuna e Parisit, e drejtuar

prej jakobinëve Marat, Danton dhe Roberspier.

Pas sulmit në Tyilëri, Komuna u bë autoriteti më i madh në Francë, ndërsa pushteti

legjislativ, i cili kishte humbur çdo fuqi, u zëvendësua nga një asamble e re, e quajtur

Konventë. U shfuqizua me ligj dallimi mes qytetarëve aktivë e pasivë dhe iu dha e drejta

e votës të gjithë meshkujve të rritur që nuk ishin armiq të revolucionit. Gratë ende nuk e

kishin të drejtën e votës.

Që në mbledhjen e saj të parë (12 shtator 1792), Konventa e quajti monarkinë si të

rrëzuar dhe shpalli republikën.

Një ditë më parë, në Valmi, ushtria revolucionare kishte detyruar të tërhiqej ushtrinë

prusiane, të konsideruar si më të mirën ën botë. Në nëntor, me fitoren në Zhemap,

francezët shënuan fillimin e pushtimit të Belgjikës.

Protagonistë të revolucionit

Marati i mbajtur triumfalisht në krahët e popullit; Dantoni gjatë një ligjërate; Roberspieri në studio.

Fjalë që ndryshojnë: E djathta dhe e majta

Përdorimi i termave E djathtë dhe e majtë në politikë i takon viteve të revolucionit francez dhe më saktë

mënyrës së vendosjes së deputetëve kundrejt kryetarit të Asamblesë: monarkistët dhe konservatorët në të

djathtë, të moderuarit në qendër dhe radikalët që kërkonin një shndërrim në pikëpamje demokratike, në të

majtë.

Hooray! Your file is uploaded and ready to be published.

Saved successfully!

Ooh no, something went wrong!